Fuad Biçaku (Shtator 1913 – Maj 1914)

Fuad Biçaku lindi në vitin 1865, në Elbasan.

Fuad Bicaku

Fuad Biçaku – pikturë nga Zef Kolombi.

U arsimua fillimisht në vendlindje, kurse arsimin e mesëm e kreu në gjimnazin turk të Manastirit.

Ishte aktivist atdhetar, në lëvizjet antiturke.

Ishte nëshkrues në Aktin e Pavarësisë në 25 nëntor 1912 në Elbasan. Është i pari Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, i  zgjedhur pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, duke pasuar Alush Saraçin në drejtimin e qytetit.

Ai ka qenë besnik i Qeverisë së  Përkohshme të Ismail Qemalit.

Qëndron si kryetar bashkie deri në maj të vitit 1914.

Vdiq në vitin 1940, në moshën 75 vjeçare.

Fuad  Biçaku është shpallur “Qytetar  Nderi” i Elbasanit, në prag të 100 vjetorit të shtetit  shqiptar.