Institucionet arsimore që arrijnë të fitojnë statusin e rrezatuesit të përvojave të suksesshme, si modele të denja për epokën kur funksionojnë, por edhe për epokat e mëtejshme, janë jo të shumta në trashëgiminë kulturore, intelektuale e arsimore të një kombi.

Shkolla Normale e Elbasanit e ka përvijuar tashmë këtë status. Mbetet detyrë e mjediseve të sotme intelektuale e arsimore që ta mbajnë gjallë në kujtesë këtë model dhe ato përvoja të cilat mbeten nxitëse për energjitë e sotme intelektuale në jetën arsimore, universitare, kërkimore-shkencore e më gjerë.

Ndaj ADE, në kuadër të 110-vjetorit të themelimit të Shkollës Normale, është angazhuar ta sjellë sa më pranë atë përvojë dhe të ndihmojë në bashkëkohëzimin e mënyrave të komunikimit të vlerave në shoqërine e sotme.

Projekti kryesor ku do të fokusohen përkujdesjet më të shumta, do të jetë projekti i titulluar « Të mbajmë gjallë kujtesën, për të qenë më të logjikshëm në përvijimin e ngjizjen e së tashmes dhe së ardhmes ». Në synimet e këtij projekti veçojmë :

  1. ADE, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore të Elbasanit, do të realizojnë digjitalizimin dhe rivitalizimin e Muzeut të Shkollës Normale. Në përfundim të këtij projekti synojmë të kemi një inventar të plotë të materialeve të grumbulluara me pasion nga të gjithë ata arsimtarë që me dedikim e ngritën nga themelet këtë Muzeum për t’i përçuar brezave përpjekjet e patriotëve dhe popullit shqiptar për ngritjen e një sistemi arsimor me baza kombëtare ; si dhe të botimeve, dorëshkrimeve, kujtimeve e dëshmive të natyrave të ndryshme, të cilat do ta bëjnë edhe më të prekshme atë përvojë.

 

  1. Mbas inventarit do të fillohet digjitalizmi dhe përgatitja e materialeve që do t’i vihen në dispozicion mbarë publikut sipas kritereve të përcaktuara nga administratorët e Muzeut.

 

  1. Materialet e përgatitura do të ruhen në një bazë të dhënash dhe do të ofrohen on line në formën e një muzeu virtual, sipas koncepteve bashkëkohore.

 

  1. Synohet që të investohet edhe në logjistikën e nevojshme për të siguruar ambientin e përshtatshëm për ruajtjen e materialeve të Muzeu

Për realizimin e këtyre synimeve, do të jetë e mirëpritur ndihma e gjithë të interesuarve për ruajtjen e funksionalizimin e atyre vlerave, si edhe e të gjithë dashamirëve, nga e gjithë hapësira shqiptare ku ky institucion ka rrezatuar dije e kulturë, të kontribuojnë për sigurimin e mjeteve financiare të nevojshme.

 

Kontributet mund t’i dërgoni në numrin e llogarisë së ADE :

ARKIVA DIXHITALE ELBASAN

NR LLOGARISE/ ACC NO: 405004559

IBAN LEKE: AL2620531050004559CLTJCIALLW

IBAN USD: AL54205310S00O4SS9CLTJCFUSDH

BANKA KOMBETARE TREGTARE/NATIONAL COMMERCIAL BANK OF ALBANIA

DEGA/BRANCH ELBASAN

Për detajet mbi mënyrën e shpenzimeve dhe administrimin e fondeve të projektit na kontaktoni në

ADE :
Tel : 355 54 515 727
email : info@elbasaniad.org
Adresa : Hotel Turizmi Skampa, Kati 3, Zyra 313, Bulevardi Aqif Pasha
Elbasan, Albania

Regjistruar me Nr NIPT L63406331R