Më poshtë është një akt noterial, shkëputur nga Regjistri Noterial për zonën e Elbasanit, i viteve 1896-1898 (shek 19). Regjistri eshte pjeserisht i përkthyer, me qëllim nxjerren e mbiemrave të familjeve elbasanase në kohën në fjalë.

Po gjithashtu është edhe dëshmi e transaksioneve ligjore që kryheshin në atë kohë. Akti i mëposhtëm i përket familjes së Aqif Pashë Elbasanit. Në të përmenden katër mbiemra elbasanasish.

Numri 422

Trashëgimia e të ndjerit Shykri bej Sylejman bej Seyfedin bej Ibrahim pasha nga lagja Silahshor i takon së vejës  Adlije hanım Mehmed bej Ibrahim bej Shehsyvar pasha dhe Mahmud Pertev pasha Dervish Ibrahim [Biçaku] dhe sipas ligjit të sheriatit trashëgimia e tij ndahet në 4 pjesë në total nga të cilat 1 hise Adlija dhe 3 hise Mahmut pasha, Ibrahim efendi sekretar i gjykatës së sherijes shkoi në konakun e pashës së mësipërm në lagjen Kara Veli ku banon Mahmud pasha hazretleri, e cila emëron si përfaqsues ligjor me të drejta të plota Alush Ymer aga Saraçi nga lagja Begli Hasan në lidhje me shitblerjen që ka kryer ajo me birin e saj Aqif beun të cilit i ka shitur pjesët që i takojnë si trashëgimi nga pronat e Shyqri beut që janë një kopësht në konakun me haremllik dhe selamllëk në lagjen Silahshor, një banesë, një dyqan dhe dy furra në çarshinë e Elbasanit, dy mullinj në vendin Kullas të qytetit të Elbasanit dhe kopshtin ngjitur me to, pjesën e saj në një kopësht që njihet si Bahçeja e Beut në vendin e quajtur Kullas, trojet që gjenden në qytetin e Elbasanit, pronat në fsahtrat Bulqiz, Belesh, Seferaj, Rasa të kazasë së Elbasanit, trojet tek vendi i quajtur Topçijas dhe pronat në fshatin Çerma Biçak në kazanë e Kavajës, kundrejt shumës në total 120’500 groshë, të cilat i kam shtënë në dorë prandaj emëron Alush efendinë si përfaqsues ligjor me të drejta të plota që të kryej veprimet e nevojshme ligjore pranë zyrës së tapisë.

31 korrik 1897  (1 rebiülahir 1315)

Dëshmitarë: Beqir aga Myhyrdari, Ibrahim aga Dakli