Familja Kovaçi është një prej atyre familjeve elbasanase që gjithë jetën e tyre ia kanë kushtuar sportit.

Fadil Kovaçi, futbollist dhe trainer
Shefikat Kovaçi, lojtare dhe trajnere pingpongu
Artin Kovaçi, futbollist dhe specialist
Greta Kovaçi, pingpongiste dhe trainere

3 nga pjestarët e kësaj familjeje janë ”Mjeshtra Sporti” dhe janë me arsim të lartë Instituti i Kulturës Fizike ”Vojo Kushi” Tiranë, ndërsa njëri me arsim të lartë dega Biokimi. Të katërt pjestarët e kësaj familjeje kanë kontribute të shumta në pjesmarrjen e tyre të drejtpërdrejtë duke u stërvitur me pasion e dëshirë për rezultate të larta në sportet ku ata kanë aderuar. Me kontributet e tyre si sportistë ata njihen edhe si njerëz modest që kanë lënë gjurmë në qytetin e Elbasanit për të ngritur sportin në majat më të larta duke u bërë frymëzim për brezat e ardhshëm dhe për ta ngritur Elbasanin në nivelin që i takon në sport.