Projektet tona
Një numër i madh dokumentesh për trevat shqiptare dhe shqiptarët gjenden edhe në Arkivin Osman të Stambollit, që mbulojnë periudhën mes shekujve të XV dhe dekadat e para të shekullit XX. Meqë botimi në shqip i këtyre dokumenteve kërkon kohë dhe ka kosto të lartë financiare, në këtë fazë është menduar që të përzgjidhen dokumentet sipas zonave ……..lexo më tej
Një nga projektet e shoqatës ADE ka qenë dhe mbështetja e krijuesve dhe studiuesve elbasanas por jo vetëm në përgatitjen për botim dhe botimin më pas të veprave të tyre. Mbështetja ka marrë forma të ndryshme, duke filluar nga ndihma në shkrimin e drafteve deri në ndihma në organizimin e proçeseve të parabotimit ……..lexo më tej
Digjitalizme
Përgjatë viteve të punës së ADE në Elbasan janë digjitalizuar materialet arkivore të muzeve lokalë të Elbasanit. Digjtializmet kanë përfshirë negativë, fotografi, dokumente, regjistra etj. Këto projekte janë realizuar në marrveshje me institucionet përkatëse si Bashkia e Elbasanit, Drejtoria Arsimore e Elbasanit, Shkolla Naim Frashëri dhe Muzeu Etnografik. Digjitalizimet janë kryer nga stafi i ADE dhe një pjesë e tyre janë vendosur herë pas here në dispozicion të publikut.
Një nga projektet e tjera që ADE ka zhvilluar ka qenë edhe ngritja e një databaze me materiale të arkivave familjare të digjitalizuara nga ADE ose nga vetë qytetarët. Synimi i kësaj baze të dhënash është nxitja e qytetarëve për tu bërë pjesë e përpjekjeve tona pë ruatjen e historisë dhe trashëgimisë kulturore të hapësirës shqiptare.