Në datat 13 dhe 14 mars 2022, shoqata ADE në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe Muzeun Etnografik të qytetit, realizuar për qytetarët dhe vizitorët në qe festonin Ditën e Verës, dy ekzpozita fotografike. Ekspozita e parë ajo mbi qytetin, festat, traditat, veshjet etj u vendos përpara hyrjes së Muzeut Etnografik dhe për kënaqësinë e organizatorëve shfaqi shumë interes. Ekzpozita bërbëhej nga nje foto të vjetra që paraqesnin veshjet tradicionale, mënyra dhe vendet ku kryeshin ritualet e festave e sidomos ajo e Ditës së Verës etj. Një pjesë e mirë e fotove e kanë burimin nga arkivi i Muzeut Etnografik, digjitalizimi i të cilit është kryer nga ADE.
Ekspozita e dytë, ishte ajo e vendosur në sheshin përballë hyrjes së Xhamisë së Ballies, lulishtja e të cilës është duke u sistemuar. Kjo ekspozitë përmbante foto nga objekte kulti ( të shemnura ose jo), dëshmi të bashkëjetesës fetare, fotografi të klerikëve etj.
Stafi i ADE dhe Bashkisë, kryen funskionin e ciceronit për ekspozitat, duke u përpjekur të japin se më shumë informacion mbi origjinen dhe përmbajtjen e fotografive.
Ky aktivitet është në radhën e ekzpozitave dhe akiviteteve që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore.