332
Sot në ambjentet e Universitetit të Elbasanit, Departamenti i Gjuhësisë UNIEL në bashkëunim me Shoqatën Arkivi Digjital Elbasan dhe Bashkinë e Elbasanit organizoi ekspozitën “Elbasani në vitet 1916-1918” – përmes fotgrafive nga fondi i Ushtrisë Austro – Hungareze të shkrepura gjatë Luftës së Parë Botërore. E veçantë gjatë këtij ishin kumtesat e pedagogëve të UNIEL të cilët theksuan rëndësinë e fotografive si vlerë dokumentare dhe domosdoshmërinë e pjesëmarrjes së cilido qytetar në iniciativa të tilla.