Abedin Çaushi

Abedin Çaushi

Shoqnija “Bashkimi Elbasanas” si mbas dekret-ligjës e urdhnavet qarkur të Ministris s’Arsimit veç degës sportive përmbledh në gjinin e sajë edhe degën artistike e sidomos artin fillodramatik.

Sikurse dihet prej kujtdo, në gjithë botën  e qytetnueme arti theatral ka nji randësi të posaçme, aq sa me kët art matet qytetnimi i botës mbarë, gja kjo qi na e dëshmojnë gërmimet arkiologjike qi janë banue kudo e sidomos në Pojan të Fierit e në Burtrinto, ku kanë dalë në shesh sqena madhështore theatri të punueme me mjeshtëri të rrallë. Amfitheatri i Romës e i Athinës, të dy kombeve qi patën mbërrinë në kulmit të qytetnimit janë faktorë qi dëshmojnë randësin qi ka pasun theatri disa mijë vjet ma parë. Këto sa për kohën e vjetër; por, në kohën e Mes – jetës dramaturgët mbaheshin nëpër pallate mbretënsh e bile njani nga mbretnit e francës, ve mbretënsh e bile njani nga mbretnit e francës, veç që mbante afër vetin shkrimtarin e përmendun Rasinin, por pat marrë pjesë edhe vetë si aktor në sqenë.

Kohën e sotme nuk asht nevoja t’a përmend, se e shifni vetë vlerën e artistavet.

Në qoftë se nuk kemi besim në vehten t’onë e thomi se vetëm Europjanët janë të zotët të dalin në sqenë për të tilla çfaqje, at’herë më duhet t’u përmend artistin me famë të përbotshme Aleksandër Mojsiun i cili ka nj’a 10 ditë qi ndërroi jetë; ky kje shqiptar nga Durrsi.

Po t’ishte nevoja të thelloheshin n’historin e randësin e arteve të bukra, na duhesh nji studim i gjatë e nji kohë e mjaftë për t’u spjegue, por këtu po kufizohemi me kaq tue thanë se arti theatral në periudha të ndryshme të jetës njerëzore asht quejtur nji shkollë praktike dhe edukative për popujt, se në sqenat e sajë çfaqet jeta, zakonet, veshja, armët, mentaliteti, kultura e shkalla e qytetnimit të popujvet të ndryshëm kohë mbas kohe e herë pas here.

Bashk antarët e shoqnis “Bashkimi Elbasanas” qi e admirojnë kët art dhe qi dëshirojnë të jenë antar aktiv të kësajë dege janë të lutun qi të regjistrohen qysh tash, qi të dimë sa e kush janë ata djelmoshaqi me aktivitetin e tyne do të përpiqen për qytetnimin e vendit e përparimin e popullit.

 

Foto e faqes së parë të dorëshkrimit

Foto e faqes së parë të dorëshkrimit

Shoqnija “Bashkimi Elbasanas”, Grupi Fillodramatik

Rregullore

Art.1 – Grupi Fillodramatik në vet-vehte asht nji organizatë e shoqnis “Bashkimi Elbasanas’, qi do të çfaqi në popull aktivitetin e moshës së re në pikëpamjen e arteve të bukura theatrale.

Art.2 – Grupi Filodramatik, tue pasë parasysh përparimin e qytetnimin e vendit. Ka për qëllim të çfaqi: 1) Tragjedi, 2) Drama, 3) Komedi.

Art. 3 – Çfaqjet theatrale, dramatike a komike qofshin, mbasi në parim janë shkollë edukative për publikun, do të prezantohen e pakta në çdo dy muej nji herë e në raste të jashtzakonshme koha intervale ndërmjet dy çfaqjeve mund të shtyret maksimum deri më tre muej.

Art. 4 – Grupi do të nji kryetar teknik, nji nënkryetar dhe dy këshilltar. Nënkryetari dhe këshilltarët e grupit zgjidhen prej këshillit të shoqnis në bazë të propozimit të bamë prej kryetarit të grupit.

Art. 5 – Dramat ose Komeditë qi kanë për t’u çfaqun si dhe amatorët e rolet e tyne i cakton këshilli i grupit.

Art. 6 – Kur do të bahen provat e ndonji pjese që ka për t’u çfaqun, veç amatorvet nuk ka askush të drejtë të hyjë pa pasun leje.

Art.7 – Antarët e grupit detyrohen të mbajnë disiplinë shembëllore, të jenë të bindshëm e të ruejnë seriozitetin në detyrën qi u ngarkohet.

Art. 8 – Antarët aktiv të grupit Filodramatik hyjnë gratis në çdo çfaqje qi ban grupi, natyrisht pa cënuem interesin e shoqnis për vendin qi ka me zanë edhe janë të detyruem të shërbejnë për çdo punë qi i takon këtij qëllimi.

Art. 9 – Të hollat qi kanë me u mbledhun në çdo çfaqje_natyrisht si të nxirren shpenzimet  kanë me u inkasue n’arkën e shoqnis për interes të këtij grupi.

Art. 10 – Të hollat qi kanë me u-inkasue me anë të çfaqjeve dramatike ose komike qofshin, do të përdoren për dekorime; për (fonde, kuinta, tabllo, kostume te krahinave të ndryshme) e për nevoja të tjera qi i përkasin këtij qëllimi.

Elbasan, më 27.11.1937