Fjala “ashura vjen nga gjuha arabe dhe rrjedh nga rrënja ashr që në arabisht do të thotë dhjetë. Dita e Ashures është dita e dhjetë e muajit Muharem. Agjërimi në ditën e ashures është vullnetar.  Në ditës e ashures agjërimi është falënderim për Zotin e Madhëruar që e shpëtoi Musain (alejhi selam) dhe popullin e tij nga faraoni dhe ithtarët e tij, e kjo ka ndodhur në ditën e dhjetë të muajit muharrem. Preferohet agjërimi i  një dite para ose pas saj; d.m.th.: (9-10 ose 10-11 muharrem) për t’u dalluar nga hebrenjtë, sepse këtë  e ka urdhëruar Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!).

Elbasan- Teqja e Madhe

Bektashizmi është një doktrinë fetare, e cila mban këtë emër prej themeluesit të tij Bektash Veliu. Në Shqipëri ka depërtuar gjatë periudhës së pushtimit osma. Qendrat e tij ishin qytete si: Kruja, Dibra, tetova, Frashëri, por edhe Elbasani. Elbasani dallohet për një përhapje të gjërë të bekstashizmit gjatë shek.XVIII. Ndër figurat që mbështetën e predikuan këtë doktrinë në Elbasan ishin: baba Ali Karaj, baba Mustafa Balza,  baba Mustafa Dedej, baba Selim balza, baba Qazim Dedej.

Baba Mustafa Dedej (1875 – 1950) – klerik bektashian. Në vitin 1926 merr titulli “Baba. Për 24 vite rradhazi ka qenë kryetar teqeje. Ka shërbyer në Teqe të ndryshme të vendit. Në vitin 1944 geadohet “Gjysh” dhe prej atij momenti zhvendoset në kryegjyshatë, deri në vdekje. Pas vdekjes u varros në tyrben e tij.

Baba Qazim Dedej (1891 – 1963). Ai ka qenë kryetari i zonës bektashiane të Elbasanit. Është autor i dy veprave, Historikut të krijimit të Institutit dhe “Njohuri të përgjithëshme mbi bektashizmin”. Pas vdekjes u varros në Tyrben e Teqes së Madhe.

Baba Mustafa Balza, fillimisht ishte mësues në Medresenë e qytetit. Rihap për herë të dytë Teqen e Mdhe dhe në vitin 1862 dekretohet “Baba”. Vdes në Elbasan, në vitin 1868.

Baba Selim Balza (1869 – 1944) – klerik bektashi, dijetar dhe vjershëtori i fundit i shek.XIX. Ishte nipi i Baba Mustafa Balzës. Në 1891 u dorëzua vetë Dervish. Pas vdekjes së Baba Aliut iu dekretua titulli “Baba”. Kujtohet si përhapës i Bektashizmit dhe sipatriot i zjarrtë. Vdes në Gjirokastër.

Baba Ali Karaj (1827 – 1907) – klerik i shquar bektashian, shkrimtar e vjershëtor. Lindi në Elbasan, ku edhe mori mësimet e para. Mori dorë si fillim në Teqen e Melçanit, në Korçë të Baba Abdullai. Në vitin 1854 u vesh Dervish, në Teqenë e haxhi Bektashit.  Është autor i veprës “Terminologjia mistike” dhe “përshkrime, udhëtime”. Vdiq në Gjirokastër.