Dokumenti i mëposhtëm pasqyron mënyrën e zgjedhjes së imamëve në xhamitë e qytetit.

Numri 136

Gjykata njofton se Hysen efendi Mustafa Tahiri  në lagjen Sulejmanije, i pajisur me çertifikatë personale ku shënon se ai është në moshën 42 vjeçare dhe me adresë vendbanimi banesa 28, numër 2 në lagjen e mësipërme, meqë ka kaluar edhe moshën për detyrimin ushtarak mbështetur në vërtetimin e vulosur nga nëpunësi i gjendjes civile dhe Ismail efendi pasi i është nënshtruar provimit përpara mbikqyrësit të vakëfeve Hysen efendiut, në të cilën merrnin pjesë edhe kryepleqtë dhe përfaqsuesit e zgjedhur të fshatrave të mëposhtme, është zgjedhur imam dhe hatip i xhamisë së sulltan Mehmetit II që gjendet në lagjen Xhami Kebir të qytetit të Elbasanit, vakëfi i së cilës janë të ardhurat në vlerën 5164 akça nga fshatrat Lukan dhe Çupurash të nahijes së Shpatit, duke zëvendësuar në këtë detyrë hafiz Sylejman efendiun, i cili ka qenë i pajisur me ferman, por kohët e fundit ka pasur probleme me shëndetin, prandaj kërkohet që ai të pajiset edhe  me fermanin e nevojshëm që të nisë nga kryerja e këtyre detyrave fetare.

16 nëntor 1896  (10 cümadelahar 1314)