Burbuqe Shehu Belshaku lindi në Elbasan më 21 gusht 1935. Shkollën 8-vjeçare e mbaroi në qytetin e lindjes.

Në vitin 1953 kryen teknikumin mjekësor në Tiranë në profilin ndihmës mjeke – mami. Studimet e larta për mjekësi i kryen e i përfundon në Sofie të Bullgarisë, me rezultate të larta.

Ka punuar fillimisht në Cerrik, nga viti 1960 si mjeke patologe, por njëkohësisht shërbente edhe në ambulacën e këtij qyteti. Më pas u transferua në Elbasan, në vitin 1962, ku punoi njëkohësisht në spital dhe poliklinikë, si mjeke patologe.

Në vitin 1970 emërohet kryetare e Komisionit  Mjeko – Ligjor.

Në vitet 1973 – 1975 ka punuar në fshatin Shirgjan. Nga viti 1975 deri në 1990 ka punuar në Poliklinikën qendrore të Elbasanit.

Nga viti 1975 deri në vitin 1978 punon në fshatin Shirgjan.

Nga 1978 deri ne 1990 ka punuar në poliklinikën qendrore të Elbasanit.

Kras ushtrimit të profesionit të saj si mjeke, i pëlqente që herë pas here edhe të shkruante artikuj në gazetat e kohës si: “Shkumbini”, ” Shqiptarja e re” etj.

Ky pasion i saj për shkrimin nuk mbeti vetëm aty sepse më vonë shkroi edhe tre libra: “Koha Lakuriq ” – 2005, “Prindër dhe Fëmijë” – 2006, “Shoqatat e Gjelave” – 2010.

Aktualisht është në pension.