Sulova është një nga krahinat qendrore që shtrihet në kufirin ndarës të Shqipërisë së Mesme dhe asaj Jugore, nën këmbët e malit të perëndive, Tomorrit madhështor. Për ata që e kanë vizituar, Sulova zgjon pamje të mrekullueshme natyrore.
Aty zhvillohen qindra lloje bimësh e kafshësh të egra. Është kjo arsyeja, që në Sulove kanë ardhur studiues të shumtë vendas e të huaj. Mes tyre edhe studiuesja e albanologia angleze, Margaret Hasluck dhe botanisti i shquar italian Antonio Baldaçi, i cili ishte entuziazmuar, kur në Sulovë në vitin 1928 ka gjetur një bimë endemike, të quajtur Zambaku i maleve. Baldaçi e çertifikoi këtë bimë në regjistrin botëror të botanikës me emrin shkencor Nepenthes Tomoriana Sulovasi.
Bukuroshja e fjetur e Sulovës, e zbuluar nga Baldaçi, kjo lule endemike, që ka befasuar me bukurinë e saj udhëtarë e natyralistë zbukuron sot parqe e shtëpi të shumë qyteteve evropiane.