Biblioteka Publike Qemal Baholli dhe historia e saj 1934 – 2014
- Kontribuesi: Fondi i Bibliotekës Publike ''Qemal Baholli''
- Përshkrimi:
Biblioteka Publike “Qemal Baholli” dhe historia e saj, 1934 – 2014
Menduam të shkruajmë këtë libër në këtë 80-vjetor për të kujtuar çdo gjë rreth librit dhe përpjekjes për biblioteka, punë së palodhur të gjithë asaj plejade inelektualësh, të cilët me dijet dhe lodhjen e tyre u shërbyen brezave, punuan për një qëllim të madh dhe që meritojnë sot dhe kurdoherë të kujtohen si dhe historia e tyre të jetë e shkruar për kujtesë brezash…. E shkruam këtë libër kujtese për të nderuar punën, lodhjen, sakrificat e njerëzve të urtë e të mirë që kurrë nuk kanë dashur lëvdata, por pak mirenjohje respekti për atë që kontribuan në jetën e tyre fisnike…. Jemi munduar të shkruajmë për Nazif Bahollin e Ibrahim Çoçolin, që në periudha të ndryshme i dhuruan institucione të rëndësishme kulturore qytetit tonë, për të kujtuar momente të rëndësishmë historike, për të kujtuar të gjithë ata intelektualë modestë, të cilët u përpoqën që t’i japin sadopak nga shpirti dhe buxheti i tyre bashkëqytetarëve, në drejtim të arsimimit, kulturës, zhvillimit, qytetarisë, për të cilat luftuan dhe dëshironin të ishin të barabartë në bashkëjetesën europiane… Elbasanasit e mençur, të urtë, ata që e deshën shumë mirëkuptimin, ata që në thellësi të shekujve rrezatojnë përpjekje për kulturë, ata që me urtësinë e tyre donin vetëm paqe …, dhe këtë e sollën vetëm me përpjekjen e tyre për Gjuhën Shqipe, Shkollën Shqipe, Pavarësinë dhe Shtetin Shqiptar si dhe zhvillimin dhe qytetarinë.
Vitet vërtet kalojnë, pluhuri i harresës mundohet të mbulojë gjithçka, por janë pikërisht kujtesat e komuniteteve dhe të kombeve që duhet t’i kujtojnë, janë pikërisht eventet e respektit që duhet të kujtojnë, të kujtojnë dhe të respektojnë..
Si mund të harrojmë ne plejadën e madhe të intelektualëve elbasanas që i kanë dhuruar ndër vite libra bibliotekës, që e kanë pasuruar dhe e kanë bërë një portë të fuqishme dijeje, ku mëson dhe merr informacionin e duhur… Si mund të harrojmë: Tahsim Myftin, Sif Nosin, Frederik Nosin, Alfons Nosin, Ali Myftiun, Thanas Floqin, Filip Papajanin, Ibrahim Daklin, Nos Ndrian, Halil Lamçen, Qamil Guranjakun, Besim Qorri etj… etj … të cilët i dhuruan libra bibliotekës … themeluan bibliotekën me kontributin e tyre të vyer.
Ja pra ky është qëllimi i botimit të këtij libri modest, i cili do t’i bëjë të paharruar të gjithë ata që vunë një gur në themelin e shtëpisë së librit, që besojmë se ndër vite do të plotësohet për t’i lënë kujtesës njerëzore, historinë e saj …
(Pjesë nga Parathënia)Përpjekjet e elbasanasve për librin dhe bibliotekën i sheh kudo në thelklësitë e shekujve, i sheh me përpjekjet e tyre për dije, zhvillim dhe kulturë, i sheh me dëshirën për paqe dhe mirëkuptim, me dëshirën për tolerancë dhe bashkëjetesë qytetarë, dhe tërë këto sigurisht i ka sjellë vetëm dëshira për dije dhe zhvillim… Intelektualët dhe patriotët elbasanas ecën së bashku me të gjithë patriotët shqiptarë brenda dhe jashtë atdheut deri sa arritën qëllimin e madh të Pavarësisë dhe të Shtetit Shqiptar… Por vendit nuk i munguan edhe njeerëzit me shpirtin e madh që pasuritë e tyre i vunë në shërbim të arsimimit, kulturës dhe zhvillimit… dhe një nga ata ishte edhe Nazif Baholli, i cili, për nder të djalit të tij që i deshi shumë librat, i dhuroi qytetit të tij Elbasanit, një vepër kulture, Bibliotekë, shumë të domosdoshme, për të përjetësuar dëshirën e madhe të djalit të tij që vdekja i preu jetën në lule të rinisë për të çuar në vend dëshirën e Qemal Bahollit për librat, dhe për ta bërë të pavdekshëm duke e kujtuar edhe sot…, pas 80 vjetësh, për gjestin e madh që duhet ta kemi zili edhe ne sot për të bërë më shumë…
- Subjekti dhe fjalët kyçe: Fotografia