Bedri Dedja

(Me rastin e ditëlindjes 20 nëntor 1930)

Abdyl Paralloi do të ishte ai, që më prezantoi me Prof. Bedriun dhe pimë nji kafe. Me të vërtetë njerëzit e mëdhenj karakterizohen nga thjeshtësia dhe janë tepër komunikues me njerëzit e çdo moshe dhe kategorie shoqërore. Unë kam pasur fatin që të bisedoj me të, me këtë figurë të shquar të kombit. Ishte viti 1976, kthehesha nga fshati, Qarret i Shmilit, ku isha mësues. Në rrugën e vjetër përballë ish shtëpisë së oficerave, nigjoj: “O çuni daj Aliut”, kthej kokën shikoj prof.Dylin ( kshu e thërrisja) në ballë dhe nji tjetër në profil, duke pirë kafe…”hajde, hajde”…më erdhi zor ashtu si isha me nji çantë gjeologu krahëve, e papërshkueshme nga uji, por dhe i emocionuar, sepse nuk po dalloja kush ishte tjetri gjysthinjosh. U afrova, shtanga, mbeta pa fjalë, po takoja autorin e “Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit”, libri parë që kam lexu të profesorit, huazu nji shoku kur isha në klasë të dytë fillore. E dija që kishte ardhur si profesor në Universitetin e Elbasanit me “dënim”, nga lart. Abdyli më prezantoi: – Asht nga ata njerzit që bisedonim më parë – Bedri, duke më ba dhe disa lavdërime. Në çast mblodha veten dhe u përshëndetëm. Në bibliotekën time modeste, kisha ja dy-tre libra të Prof.Bedriut. Mbasi më pyeti nga familja më thotë – paske emër të ri, për moshën që ke- ma ka vu gjyshi- i them dhe i tregoj historinë. Daj Bimi, thotë Dyli…….ishte burrë zamani…baba im ka nji histori me të. Prof.Bedriu vazhdoi…..ku ke mbaru shkollën, çer dege, ku punoja etj. Si asht fshati ku punon?…më pyeti. Fol Bajraktar fol, më thotë prof. Dyli. Po ja fshat malor, i varfër. “Ushqimet” i marrim me vehte. Lëvizim nji herë në javë, ka raste e dy javë qëndrojmë në fshat. Çanta na u ngjit në trup. Çer të them tjetër prof. Bedriu – them unë. Kur erdhi nji sek. partie në zonë, në nji takim me ne mësuesit pyeti: A jeni të kënaqur me mencat e kooperativës që kemi hap? Nji mësues, Esati, nga Kosova u çua dhe tha : “Jemi shumë të kënaqur shoku sekretar, ju falenderojmë! Për mëngjez hamë vezë të rrafme, për drekë vezë të fërgume dhe për darkë vezë të ziera”. Të gjithë ne shtangëm. Sekretari u vrejt, po sfoli. – Profesori qeshi me të madhe……nuk asht nevoja të thuash gja tjetër, me këtë i ke thanë të gjitha – foli prof. Bedriu, përsëri duke qeshur. Folëm për shumë gjana, për probleme e halle të njerzve, për arsimin, ekonominë, për metalurgjinë, sidomos të dy profesorët. -Si mor Dyl- tha prof. Bedriu – Nuk bëhet i vetëm ky vend, duhet të hapemi me Europën, nuk ndërtohet e zhvillohet vendi me sllogane, po prishen edhe me Kinën. Ajo 1/2 ore, m’u duk dy minuta. Ndenjta e pak, u çova. Gjithë rrugën deri në shtëpi e bana pa pasun menje fare ku ecja, por i mbushur plot me atë njeri të mrekullueshëm. Ndnjenja nji kënaqsi të brendshme, flisja me vehten, më dukej e pabesueshme, por edhe mburresha, s’kisha asnji mëdyshje, isha tepër i sigurtë. Megjithë mend ishte nji fat që shkëmbeva dy fjalë me prof. Bedri Dedja. Biseda me të, më thoshte shumë gjana. Ishin të vërteta, që thuheshin nga nji akademik, njeri me nji njohje, me nji respekt, si brenda edhe jashtë vendit. Por mbi të gjitha ai ishte fisnik me nji shpirt të madh dhe kjo asht karakteristikë e njerzve të mëdhenj në përgjithësi.