Bashkim Biçoku dhe puna e një traineri të specializuar, Elbasan, Arkivi Digjital Elbasan

Bashkim Biçoku dhe puna e një traineri të specializuar

Sporti në tërësi ka në Elbasan një vend të veçantë jo vetëm në pjesëmarrjen në të nga mosha të ndryshme dhe në lloje të ndryshme sportesh, por edhe të drejtuesve që kanë drejtuar ato. Megjithëse pa eksperiencën e duhur në specifikat e sporteve, përkushtimi dhe dëshira e mirë, aftësia dhe intelektualizmi i tyre bënë që ecuria në këto sporte të ishte dinjitoz dhe përfaqësimi i Elbasanit edhe në rrang kombëtar të ishte me suksese. Një drejtues i tillë në sportert e lojrave me dorë ka qenë edhe Bashkim Biçoku.

Lindi në qytetin e Elbasanit më 28 gusht 1930. Ai është nga të fundmit e shkollës Normale dhe që më vonë u diplomua në Institutin e Kulturës Fizike në Tiranë, një nga kuadrot e para të këtij Instituti.
Ai ka qenë pjsëmarrës në aktivitete sportive të sportit të hendbollit, basketbolli, volejbollit në vitet e para pas Çlirimit. Bashkim Biçoku ka përfaqësuar denjësisht qytetin e Elbasanit në disa lloje sportesh.
Në vitin 1952 merr pjesë në grupin e sportistëve që bëjnë kurse specializimi për trajnerë dhe vleresohet për mësime të çmuara që mori atje dhe afirmohet si trajner volejbolli.
Bashkimi, me shumë mund, theu konceptin se në qytetin e Elbasanit mund të zhvillohet vetëm sporti i basketbollit që për atë kohë lulëzonte. Krijoi ekipin e volejbollit të femrave për qytetin e Elbasanit ku nuk munguan dhe sukseset.
Ai, për vajzat e volejbollit u bë si shok dhe prind i dytë. Këtë detyrë e kreu nga viti 1960 deri ne vitin 1970. Në vitet 1948-1953, Bashkimi ishte pjesëmarrës aktiv në ekipin e alpinizmit së bashku me te paharrueshmin Agim Kajanaku.
Ne keto vite ai gjen gëzimin e fitores duke u ngjitur në të gjitha majat më të larta të Shqipërisë si ajo e Korabit, Alpet etj.
Sot është vështirë të keshë sportistë të gjithanshëm si Bashkim Biçoku falë vullnetit dhe aftësisë lakmuese të tij.