Arnald Deliana

Lindi me 16 dhjetor 1934 në Elbasan në qytetin e Normales në nje familje të nderuar qytetare. Mësimet e para i mori në shkollën e lagjes “Kala” dhe në vitin 1954 mbaroi studimet në shkollën Normale me rezultate të larta, ku u ndriçua nga sentenca ‘Shkolla Normale përgatit mësues për më shume mësues artist”. Vazhdon studimet në degën biokimi në Institutin Pedagogjik në Tiranë e më pas përfundon Universitetin e Tiranës në po atë degë.

Fillon punë në vitin 1956 për pak kohë në shkollën “Bardhyl Popa” në qytetin e Elbasanit dhe në qytetin e Librazhdit për të vazhduar në shkollën e muzikës “Qemai Stafa” dhe shkollën e mesme “Onufri” Elbasan. Hapja e shkollës së muzikës e gjeti mësuesin me violinën e Normales, por tashmë si mësues i violinës.

Studimet e thelluara i kishin skalitur mendimin se në shkencë dhe art meritojnë të vlerësohen ata që kanë vlerë. Duke qenë vazhdimisht nxënës, dhe është virtyt të jesh i tillë, mësues Arnaldi në mënyrë autodidakte mësoi flautin. Është themeluesi i klasës së flautit në shkollën e mesme artistike “Onufri”.

Si violinist e flautist bashkë me bashkërendësit dhe ish-shokët normalistë krijuan orkestrën simfonike amatore ku kontribuoi në të gjitha veprimtarite muzikore dhe artistike në qytetin e Elbasanit dhe në gjithë aktivitetet kombëtare në cilat porfaqësohej qyteti deri në mesin e viteve ‘90.

Vullneti dhe dashuria për artin për të mirën, të bukurën, të vertetën bëne epoke historike nga normalistet me vënien në skenë të veprave madhore si “Trembita” (1956). “Vajza e portokallave” (1959). ëpereten e A.Balliçit (1976). ku pjesëmarrës ndër të paret ishte violinist, flautisti, Arnaldi.

Mbas vitit ‘83 iu kushtua tërësisht shkencave të natyrës. Ishte koha kur përfunduan studimet e larta në violinë dhe flaut ish-nxënësit e tij.

Kabineti model i kimise dhe biologjisë i rikonceptuar nga mësues Arnaldi ishte një arritje për shkollën dhe nxënësit në përgjithësi, dhe një vlerë e shtuar për nxënësit e degës se pikturës dhe skulpturës.

Në laborator me mësues Arnald Deliana

Mësues Amaldi gëzonte respekt të merituar nga kolegët, drejtuesit dhe nxënësit. E gjitha kjo falë punës, profesionalizmit e dinjitetit që e tregonte në çdo hap të tij.

Eshtë i dalluar si familjar ku vajzat dhe djali perfunduan UT dhe sot punojne në shembullin e prindërve model, prindit që punoi shumë dhe u vleresua gjate gjithë jetës me tituj e çertifikata nga MAS dhe nga Bashkia Elbasan,  “Mirënjohja c Qytetit”.

Koha ecën me ritëm në rrjedhën e saj, në rrugicat e Kalasë, rrugëve të qytetit, sallave të koncerteve dhe veprimtarive shoqerore, por dhe në të gjithe atdheun ku ne nuk do të përshëndetemi, nuk do të takojmë dhe nuk do të marrim këshilla nga mësuesi ynë. Ai ka ikur larg…lart.. në përjetësi.

Mësues Arnaldi nuk ështe me ne, por puna, ndershmëria, korrektësia, fisnikëria e qytetit dhe lagjes së vjetër “Kala”, të brymosura si virtyt tek mësuesi ynë na tregojnë se jeta meritohet vetëm me punë, sinqeritet e dashuri.