Aqif Pashë Biçakçiu u lind në Elbasan në vitin 1860, ku mori mësimet e para.
Mësimet e larta i mori në Stamboll.
Veprimtaria atdhetare dhe karriera politike :
1905 Anëtar i Këshillit Administrativ të Sanxhakut të Elbasanit
1907 Merr titullin “Rumeli Bejlerbej”
1908 Përkrah fuqishëm klubin “Bashkimi”
1909 Merr pjesë në Kongresin e Dibrës
1908 Kontribon në mitingun që kundërshton përdorimin e gërmave arabe për alfabetin e shqipes
1910-1912 Largohet nga Shqipëria dhe vendoset në Napoli gjatë operacioneve të Shefqet Durgut Pashës
1912 Delegatët për në Kuvendin e Vlorës zgjidhen në shtëpinë e tij.
1912 Ngre flamurin kombëtar në Elbasan
1913 Emërohet Prefekt i Elbasanit
1914 Emërohet Ministër i Punëve të Brendshme dhe i Luftës
1916 Bëhet nismëtar i organizimit të Kongresit të Elbasanit ( që nuk u mbajt)
1920 Kryetar i Kongresit të Lushnjës
1920-1921 Anëtar i Këshillit të Naltë
1923 Deputet i Korçës në Kuvendin Kushtetues
Ndërron jetë në 10 Shkurt 1926
(Sipas librit “Kryeministrat dhe Ministrat e Shtetit Shqiptar në 100 vjet” me autor historianin Kastriot Dervishi)