Faqja 61

Numri 272

Ali bej Seyfullah bej Rystem bej bamirës (sahibul-hayrat) nga lagja Sulejmanije lëshon deklaratë në llogari të el-haxhi Ali efendi Mehmed aga Ibrahim aga Salih Başa nga lagja Babolli i cili ka pranuar të bëhet administrator (myteveli) i vakëfit të bamirësit që konsiston në një pronë me tapi, një furrë që gjendet në lagjen Sulejmanije dhe kufizohet nga tre anë me xhaminë Sulejmanije dhe në jug me varrezën, të cilën ai e fal si vakëf për hir të Allahut në mënyrë që me të ardhurat që do të merren nga dhënia e saj me qera të restaurohet xhamia e Sulejmanijes kur të jetë e nevojshme për restaurime dhe me para që mbeten pa përdorur 2/3 t’i jepen imamit dhe hatipit të xhamisë, ndërsa një 1/3 t’i jepet myezinit të xhamisë, 5 zilkade 1314

Dëshmitar: llogaritari sanxhakut Mehmed Salih efendi  Abdi bej, kancelari i gjykatës Alush efendi, nëpunësi i përmbarimit Rabush efendi  Hasan Receb ???, sekretari i zaptijes Jusuf efendi Hasan Skile, sekretari i zaptijes Jusuf efendi Mustafa, regjistruesi Musa efendi  Hasan efendi, toger Myrteza efendi Mehmed Dylgjeri