Abedin Çaushi u lind në Elbasan, më 3 janar 1894. 1 ati, Ali Çaushi, mjek në profesion rridhte nga një shtresë e mesme qytetare. Ali Çaushi njihej nga elbasanasit e kohës së tij si atdhetar
me kontribut të veçantë në luftën e popullit tonë për liri kundër regjimit osman. Në mënyrë të veçantë njihet kontributi i tij si komandant i çetës së Bushekut, çeta më e rëndësishme në të gjithë ish-qarkun e Elbasanit, që organizoi aksione luftarake kundër ushtrisë osmane dhe që bëri të mundur ngritjen e flamurit të pavarësisë në Elbasan me 25 nëntor 1912. Me këto ndjenja Ali Çaushi edukoi edhe djalin e tij, Abedinin.

Për shkak edhe të manifestimit të  ndjenjave  atdhetare të familjes Çaushi, atë e bir, u kapën, u burgosën dhe u torturuan nga njerëzit e Haxhi Qamilit kur ata pushtuan Elbasanin. Kështu Abedin Çaushi, ndonëse djalë i ri, u burgos në kazermat e Shkumbinit dhe u rrah publikisht te Xhamia. Shtëpia e Çaushajve po ashtu ishte një nga shtëpitë që u dogj në Elbasan , po me urdhër të Haxhi Qamilit. Për t’u shpëtuar ndjekjeve, Abedin Çaushi për një vit e gjysmë u end nëpër miq në Shkodër, Mat, Dibër dhe u kthye në Elbasan në gusht 1915.

Ali Çaushi u kujdes në mënyrë të veçantë për arsimimin e të birit. Kështu Abedini kreu shkollën fillore dhe gjysmë gjimnazin turqisht në qytetin e
lindjes. Si atdhetar që ishte, Ali Çaushi e tërhoqi menjëherë të birin nga shkolla turke dhe e regjistroi në Normalen e Elbasanit, që, falë emrit të tij, u regjistrua në amzën e kësaj shkolle të hershme me numrin 1. Këtu kreu klasën e tretë. Shkolla Normale do të lerë gjurmë të pashlyeshme në formimin e Abedin Çaushit si mësues, atdhetar i përgatitur profesionalisht me një hapësirë të gjerë veprimtarie.

Kur Normalja e Elbasanit u mbyll nga xhonturqit, Abedin Çaushi vazhdoi studimet në gjimnazin turk në Manastir të cilat detyrohet t’i ndërpresë në vitin e fundit për arsye të Luftës Ball-
kanike.

Në  vitin 1933, me vendim të posaçëm të Ministrisë së Arsimit, Abedin Çaushit, për merita të punës cilësore në arsim i njihet e drejta e mbarimit të maturës të shkollës në nivelin e
mesëm pedagogjik.

Emërimin e parë si mësues Abedin Çaushi e merr fill pas Shpalljes së Pavarësisë kur, me vendim të komisionit organizativ të qytetit të Elbasanit caktohet mësues në shkollën e parë shqipe.

Më 5 mars 1913 Abedin Çaushi emërohet kryemësues në Shijak, ku hap të parën shkollë shqipe. Prej andej largohet fill pas ardhjes në qytet të forcave të Esat Toptanit. Pastaj shërben për pak kohë si nëpunës në Prefekturën e Elbasanit, meqenëse dinte turqisht.

Deri në vitin 1918 ka shërbyer si mësues në shkollën e Qoshes në Elbasan. Sipas dokumetave të Arkivit të Shtetit më 1922,  Abedin Çaushi ka qenë  mësues i klasës së parë të Shkollës Plotore të
Elbasanit dhe sipas dokumentave gjatë viteve 1922, 1923, 1924, Abedin Çaushi ka shërbyer aty.  Më vonë, deri në prag të Çlirimit, e gjejmë mësues në shkollën “Agimi”, “Muç Shqiptari” dhe pas Çlirimit në shkolla të ndryshme të qytetit të Elbasanit si “N. Frashëri”, “S. Misiri”, “J.Dilo” etj.

Pra nga viti 1915 dhe deri më 1960, vit kur Abedin Çaushi doli në pension, ai shërben në qytetin e Elbasanit, me përjashtim të vitit 1925-1926 kur punoi si mësues në Shushicë,
mbasi u ndoq si të gjithë mësuesit e tjerë që mbështetën Revolucionin Demokratiko-Borgjez të Qershorit 1924. Gjatë gjithë kësaj periudhe, plot 48 vjeçare ai ka shërbyer me një përkushtim shembullor duke edukuar me gjithë forcat shpirtërore, fizike e intelektuale me mijëra nxënës.

Faktor vendimtar, përveç atij familjar, që ndikoi për një edukim e formim të tillë të Abedin Çaushit ka qenë Shkolla Normale, periudhë të cilën ai do ta vlerësonte gjatë gjithë jetës së tij.

Shprehje e edukimit dhe formimit të Abedin Çaushit si edhe e nxënësve të tjerë që mbaruan Normalen është jo vetëm se ai gjatë jetës së tij u mor me një gamë të larmishme veprimtarie, por ai shkëlqeu si mësues i fillores nga klasa e parë deri në klasën e katërt, si mësues i vizatimit, ortografisë, i letërsisë dhe i historisë.

Për vite me rradhë, sidomos në fillore, ai ka qenë zgjedhur si drejtues i rretheve metodike, ku sipas formularëve që disponojmë të vitit 1948 duket qartë se bënte një punë me disiplinë të lartë e me profesionalizëm.

Në faza të rëndësishme të zhvillimit të shkollës shqiptare për të plotësuar kërkesat e saj Abedin Çaushi ka hartuar edhe disa tekste shkollore. Kështu, me miratim të Ministrisë së Arsimit, me vendim nr. 3495/1 datë 19.10.1932 botohet dhe vihet në dispozicion të shkollave “Mësime shtetnore” për klasat e larta të shkollave fillore.

Teksti “Mësime shtetnore” 1 Abedin Çaushit shoqërohet me një aparat të saktë pedagogjik, po të kemi parasysh kushtet e kohës. Kështu mësimet në tekst shoqërohen me fotografi dhe me përmbledhje për çdo tekst mësimor.

Në dorëshkrimet e Abedin Çaushit gjendet edhe një tekst 1 historisë së re të Shqipërisë dhe disa mësime “Dituri Natyre”, të cilat në mos qofshin origjinale, janë plotësime që i bënte A. Çaushi tekstit zyrtar me materiale për ngjarjet që i kishte jetuar vetë. Abedin Çaushi ishte një nga ata mësues që nuk mjaftohej vetëm me punën e palodhur që bënte në shkollë. Ai lshte dhe një aktivist shoqëror që përvojën dhe aftësitë e tij intelektuale i vinte në shërbim të masave popullore, për t’i bërë të njohura traditat dhe për të ndihmuar nëpërmjet tyre për edukimin atdhetar e revolucionar të brezit të ri.

Ai ka merita të veçanta edhe në krijimin e grupeve amatore që kanë vënë në skenë shfaqje të ndryshme. Teatri amator elbasanas ka qenë jo pak i lidhur me emrin e veprimtarinë e Abedin Çaushit.

Abedin Çaushi ka meritë po ashut edhe për mbledhjen e grumbullimin  e një materiali të pasur etnografik për qytetin.

Ai u nda nga jeta më 15 shkurt të vitit 1966.