Kosova dhe Çamëria përmes dëshmive rrënqethëse 11 ÇAMËRIA – GENOCIDIKosova dhe Çamëria përmes dëshmive rrënqethëse 13 F I L A T I Zaptimi nga greku më 1912 deri në shpërnguljen e të gjithë çamëve muslimanë me forcë 1944-1945. Mehmet Qamil Izetiti Lindur në Filat – Çamëri - Greqi, në vitin 192 Banues në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, prapa bustit të Kostandin Kristoforidhit. Elbasan - Shqipëri Mehmet Izeti njihet nga pjesëtarëtt e komunitetit çam si një njeri me karakter të vërtetë çami, që ka pasur angazhime intensive në Shoqërinë Çamëria në Elbasan. Për shkak edhe të kulturës dhe shkollimit që ka pasur, por edhe kujtesës së mirë dhe trashëgimisë së tij prej një familjeje atdhetari, ka gjithënjë impulsivitetin e të thënurit të vërtetave mbi ngjarjet që kanë ndodhur në krahinën e Çamërisë. Xha Metua, i saktë dhe i sinqertë për ato që thotë, pasi i ka të jetuara dhe të përjetuara ato, e nis rrëfi min e tij që nga viti 1913. Hyqmet ZANE 14 - Janina kishte rënë. Mexhlizi i Filatit ishte mbledhur në xhaminë e madhe për të vendosur se çfarë do të bënin. Mendimet ishin nga më të ndryshmet. Shumica mendonin se duhej të qëndronin të qetë në shtëpi, se nuk kishte asnjë arsye të friksoheshin nga ardhja e grekëve, se në këto vise kemi jetuar e bashkëjetuar në paqe dhe miqësi me njeri-tjetrin. Iku turku, e mori ferra uratën, do të vijë greku. Dhe ai shtet është. Do të ketë ligje dhe drejtësi për të gjithë. Këto ishin mendimet mbizotëruese, por… Andartët grekë kanë mbushur malet. Ata kanë vrarë njerëz të pafajshëm dhe kanë kërcënuar, se do të bëjnë kasaphanën në shqiptarët muslimanë. Lajmet vinin njeri pas tjetrit për bëmat e tyre. Në këto biseda erdhi Tahir Resuli, i biri i Dalipit nga Galbaqi që kishte qenë ushtar në ushtrinë turke dhe kishte luftuar në Prevezë dhe në Bezhan për një kohë të gjatë. Ai kishte parë me sytë e tij ngjarjet në front dhe ishte larguar vetëm një ditë më përpara se ushtria turke të thyej përfundimisht. Largimi ishte bërë rastësisht, kishte bërë fjalë me ysbashin dhe ky i fundit e kishte ofenduar rëndë. Mendoi një herë ta vriste, por u pendua dhe gjeti më të lehtë largimin njëherë e mirë nga ushtria turke e cila dukej se kishte marrë fund nga të gjitha anët. Antarët e mexhlizit, sa e panë, e thirrën dhe fi lluan ta pyesnin secili më vehte. Pyetjet ishin të shumta. Tahiri vendosi të fi llojë ta tregojë ngjarjen qysh nga lufta e Prevezës. Atje grekërit u thyen keqas. Batalioni i Vlorës i sulmoi në befasi dhe brenda disa orëve i theu keqas. U vranë shumë nga grekërit. Nga pala sulmuese pati dëme, por jo si ato të grekëve. Vetëm kur grekëve u erdhën forca të shumta dhe materiale luftarake, rimundën ta merrnin Prevezën, por duke e paguar shumë rëndë. Mbrojtja e Janinës vendosej në Bezhan. Atje turqit ishin fortifi kuar shumë mirë dhe të gjitha sulmet e grekëve zbrapseshin, duke lënë mjaft të vrarë. Një luftë e llahtarshme u bë tek vendi që njihet “5 Puset”. Atje të vrarët nga të dy palët ishin të panumërt. Luftohej për jetë a vdekje. Një kuotë e Kosova dhe Çamëria përmes dëshmive rrënqethëse 15 rëndësishme kaloi disa herë nga njera dorë në tjetrën. Mungesa e ushqimit e detyroi ushtrinë turke të dorëzohej. Dëgjova, - shton Tahir Resuli se, - pashait turk i dhanë shumë fl orinj për ta dorëzuar Janinën dhe ky i pranoi, duke ia lënë rrugën të lirë për të kaluar permes Çamërisë. Të hidhej në Vlorë dhe prej andej të largohet për në Turqi. Pa mbaruar mirë fjalën Tahiri, erdhi lajmi se në Selan u vranë 72 vetë. Ngjarja kishte ndodhur kështu: - U lajmëruan për çdo fshat paria e tyre, se i kërkonte kapedan Delijanaqi në Paramithi, si më poshtë: Në Paramithi: Subhi Dinon, Fuat Pronjon etj. Në Rrëzanj dhe Drams: Dalan dhe Bido Binozin, Nustret Tahirin, Memko Hoxhën etj. Në Koriqan: Mehmet Mazen, Shuaip Meten etj. Në Shën Mëri, 3 ose 4 vetë. Në Vratilë: Braho Vratilën, Dalip Vratilën etj. Në Mininë: Malo e Zeqo Kasemin, Kaso dhe Iliaz Smailin, Mete dhe Agako Mero. Në lagjen Çelat 3 vetë etj. Në Skupicë: Bajram Kushtën, Nuredin Kushtën etj. Në Nikolicë 4 a 5 vetë të tjerë. Musa Lato nga Petrovica dhe djali i Musa Tahirit nga Minina vajtën vetë pa i thirrur, të cilët i vranë bashkë me të tjerët. E kemi fjalën tek masakra e Paramithisë, si u organizua ajo kasaphanë, ç’dini dhe çfarë keni dëgjuar ju, xha Meto? - Të gjithë burrat e thirrur i shpunë në Skupicë dhe në shtëpinë e Kushtajve që ishte një shtëpi e madhe dhe që kishte dy dalje në krah të kundërt. I futnin një nga një dhe i nxirrnin nga krahu tjetër të lidhur. I shpunë të gjithë në përruan e Selanit dhe i vranë. Njëri, Xhaferr Petrovica shpëtoi i gjallë dhe tregoi se çfarë kishte ndodhur. Këto lajme i tronditën të gjithë. Fjalët e përhapura, se në afërsi të Janinës ishin mbledhur paria e andartëve dhe vendosën të mblidheshin në Camada të gjithë andartët për të ndarë detyrat për operacionin që po përgatitej. Pritej që e njejta gjë të ndodhte edhe në Filat.Hyqmet ZANE 16 Siç i ka thënë me gojën e tij, Vasil Barka, ish pjesëmarrësi i andartëve në Camada, kur ia thoshte Sami Malkos nga Gurëza që tashti banon në Zhamë të rrethit të Lushnjes, ja çfarë ka ndodhur në atë atë kohë, në vitin 1913: “Mbi 5 mijë andartë të armatosur me çfarë kishin mundur ishin mbledhur në Camada dhe u caktua programi bazë që të bëheshin shumë vrasje nga paria e vendit në fshatrat muslimane me qëllim që të tmerohej popullsia vendase dhe të largohej nga trojet e tyre. Kamdandantë u caktuan kapedan Delijanaqi për kazanë e Paramithisë dhe Marglliçit dhe kapedan Spiro Kremidha dhe Janaq Koteci për kazanë e Gumenicës dhe Filatit. Kapedan Delijanaqi u nis menjëherë për detyrën e ngarkuar, ndërsa dy kapedanët e tjerë e lanë për të nesërmen, pasi kishin nevojë për armë të cilat priteshin të vinin nga Janina. Të nesërmen pathuajse ishin mbledhur të gjithë andartët dhe prisnin urdhërin për t’u nisur. Secili bënte planin për grabitjet që do të bënte në fshatrat muslimane dhe terrorin që do të ushtronte. Fjalimet e zjarrta që mbanin lektorët për fi toren e Elladhës dhe masat që duheshin të merreshin për pastrimin nga muslimanët që nuk kanë gjak Helen. Pa pritur, erdhën 5 telegrame njeri pas tjetrit nga Athina, ku shkruhej për komandën e përgjithshme të ushtrisë në Janinë që në Filat nuk duhet të shkonte asnjë andart. Atje do të shkonte ushtria e rregullt mbretërore. Shumë nga andartët që ishin mprehur për masakra dhe grabitje, nga inati, thyen kondakët e dyfekëve. Një pjesë e tyre ikën të zemëruar për në shtëpitë e tyre. Kishte edhe shumë vetë që u erdhi mirë nga ky urdhër, pasi nuk dëshironin një masakër të padrejtë. Ç’kishte ndodhur? Xhamia e madhe u mbush plot. Njerëzit vazhdonin të vinin nga fshatrat. Sheshi para xhamisë ishte i ngushtë, prandaj u vendos që mbledhja të bëhej përpara xhamisë së vogël që kishte një shesh të gjerë. I pari e mori fjalën Imami, si i moshuar që ishte dhe si përfaqësues i fesë. Ai tha: “Duhet të luftojmë, të mos i Kosova dhe Çamëria përmes dëshmive rrënqethëse 17 dorëzohemi të gjallë kaurrit”. U ngrit Rexho Hamiti (Demi) dhe me qetësinë që e karakterizonte tha: “Lufta është nderi ynë, por jo shpëtimi ynë. Kemi gra, pleq, fëmijë, të sëmurë dhe të pazotë për pushkë. Me këta çfarë do të bëjmë pas luftës. Grekun nuk e mbajti dot turku tek “5 Puset” që kishte gjithë atë ushtri dhe armatime dhe ishte i fortifi kuar më së miri. A do të mundemi ne ta mbajmë me këto pak forca që kemi? Unë bisedova me Haki Musain dhe të dy bashkë gjetëm si shpëtim më të mirë dorëzimin në ushtrinë e rregullt të qeverisë greke dhe jo tek andartët. Për këtë duhet të shkojmë që sonte në Korfuz për të lajmëruar Athinën, d.m.th. Mbretin Jorgo që të ndalojë andartët të hyjnë në Filat, deri sa të vijë ushtria e rregullt”. Këtë mendim e përkrahën edhe shumë të tjerë dhe menjëhërë dërgojnë tek Dhespot Mikruli, ku i thonë se e kërkon mexhlizi për një hall që i shërbën të dy palëve. Sapo e mori pusullën që i drejtonte Rexhua Dhespotit, ai mori me vete 4 a 5 shokë dhe shkoi në mbledhjen që vazhdonte në xhaminë e vogël. U ngritën në këmbë të gjithë, zakon ky që ka qenë gjithmonë në Filat. I bënë vend Dhespotit me shokë. Fjalën e mori Rexhua: “Ju mundova zoti Mikruli. Ne jemi në hall dhe kërkojmë shpëtim, por edhe për ju më duket se do të jetë i dobishëm. Mbi të gjitha Filati do të mbetet i padëmtuar po të veprojmë bashkërisht për shpëtimin e tij, ashtu siç kemi vepruar gjithmonë në kohë të vështira”. Heshti pak dhe vazhdoi: “Kjo punë u muar vesh, Turqia iku, vendi këtu duhet të zihet nga një shtet tjetër. Shqipëria nuk ka fuqi, sepse nuk ka akoma shtetin e saj. Ne na dalin dy rrugë: njera që mua më duket më arsyeshmja është që menjëherë të shkojmë në Korfuz së bashku me juve, d.m.th. me një komision nga të dy palët për të kërkuar nga Athina dërgimin e menjëhrshëm të ushtrisë së rregullt greke për të marrë vendin në dorëzim. Ne jemi të vendosur që andartikojtë nuk do t’i dorëzohemi të gjallë, sepse nuk duam të pësojmë atë që ndodhi në Paramithi e gjetkë. Më mirë të vdesim me armë në dorë, se sa të pushkatuar si minjtë. Hyqmet ZANE 18 Tjetra rrugë që kemi menduar, në rast se ju nuk pranoni të vini me ne në një komision të përbashkët, do të shkojmë në ambasadën e Italisë dhe të Austrisë që të kërkojmë ndihmën e tyre, sepse, siç dihet, këtu në Çamëri ka shumë pak grekër dhe këta janë të ardhur. Pjesa dërmuese është banuar me shqiptarë muslimanë dhe ortodoksë”. Dhespoti u mendua pak dhe pastaj tha: “Ata që thonë se kanë ndodhur në Paramithi nuk janë të vërteta, Rexhepâ, (është mënyra e thirrjes së një njeriu në Çamëri që do të thotë Rexhep aga) nuk ma merr mendja që të jenë bërë vrasje të kota. Këto fjalë i përhapin gojët e liga”. “Ato janë të vërteta, qirje Mikruli. Të tjera bëma na vijnë në vesh dhe çfarë nuk bëjnë. Nga ju kërkojmë të na thoni si vendosët për ato që ju thashë”? “Jam dakord që të nisemi menjëhërë, Rexhepâ”. U vendos që do të niseshin që atë mbrëmje Musa Hamiti me Haki Musanë nga ana e muslimanëve dhe Dhespoti me Lili Feçin nga pala e krishtere. Pak përpara se të niseshin për në Korfuz, arriti në Filat Pashai i ushtrisë turke me ushtarët e mbetur. E pritën në pallatin e Bejkos. Shkuan t’ia shtronin mendimin edhe atij se, helbete, një njeri me përvojë mund t’u jepte një ide më të vlefshme. Rexho Hamiti, Alush Taka, Muharrem Rushiti, Haki Musai dhe Qamil Izeti shkuan si një komision nga Filati, në rradhë të parë ta përshëndesin si mik i rrallë i ardhur në Filat dhe pastaj të merrin mendimin e tij për planin që kishin përgatitur. Pas përshëndetjes së zakonshme, Rexho Hamiti e pyeti: “Turqia iku, greku do të vijë, në mos sot, nesër. Ç’mendim keni, si të veprojmë ne?” Pashai, pa u përgjigjur me fjalë, mori shpatën dhe e këputi në mes. “Nuk po të pyesim më si pasha të Turqisë, por si një njeri me përvojë nga jeta. Shpata juaj u thye që në Janinë, prandaj nuk vlen më”, - i thanë bashkëbiseduesit “Unë kam mbi 5 vjet që jam në Janinë. Mund të them se e njoh edhe Filatin. Më shumë nga ato që kam dëgjuar. Kazaja Kosova dhe Çamëria përmes dëshmive rrënqethëse 19 juaj nuk ka patur asnjëherë vëllavrasje me përjashtim të luftës së Qeramicës, që nuk ishte për fajin tuaj. Kjo ka ndodhur se ju keni dënuar gjithmonë fajtorin me drejtësi dhe i keni dhënë hakun atij që i takonte. E shoh shumë të vështirë t’ju jap një rrugë zgjidhje që t’ju shërbente, sepse dinakëria greke nuk ka kufi . Ata mund të bëjnë atë që nuk ta pret mendja. Një këshillë do t’ua jap: andartikojve mos iu dorëzoni. Qeverisë së rregullt i besoni më shumë dhe mos e kundërshtoni”. Rexho Hamiti i tregoi planin që kishin për të vajtur në Korfuz me një komision të përzierë nga të dy palët për të kërkuar ardhjen e qeverisë së rregullt. “Kot më pyesni mua, - tha Pashai, - ju keni gjetur zgjidhjen më të mirë dhe më të shpejtë. Mos humbni kohë se nuk dihet se ç’sjell sahati”. Haki Musai dhe Musa Hamiti ikën në çast dhe u takuan me Dhespot Mikrulin dhe Lili Feçin të cilët ishin gati. Sa vajtën në Skalomë, fati i ndihmoi që gjetën një barkë dhe për tërë natën udhëtuan. Në mëngjes pa zbardhur zbiritën në Korfuz. Dhespoti i kërkoi që të shkonin në ambasadën greke për të marrë në telefon andej Athinnë, por Hakiu me Musain këmbëngulën që të shkonin në ambasadë angleze dhe prej andej ta merrnin në telefon Mbretin Jorgo. Ranë dakord që të ndahen në dysh dhe të shkonin në dy ambasadat. Haki Musai dhe Dhespot Mikruli shkuan në anbasadën angleze. Shkuan dhe i priti vetë ambasadori i cili u tregua i gatshëm për t’i ndihmuar. Menjëherë kërkoi lidhjen me Mbretin Jorgo dhe pas disa minutash ia parashtroi kërkesën për të nisur urgjent ushtrinë për ta marrë në dorë Filatin për të mos i lënë rast një lufte të panevojshme dhe masakra për njerëz të pafajshëm. Mbreti Jorgo urdhëroi që të lajmërohej menjëherë Janina, Preveza dhe komanda e përgjithshme e Epirit. Musa Hamiti me Lili Feçin shkuan në ambasadën greke. Atje nuk gjeti një gadishmëri, pasi ambasadori nuk ndodhej atje. Sapo mori njoftimin, erdhi dhe u interesua shumë, por e pati të vështirë të Hyqmet ZANE 20 lidhej me Mbertin Jorgo. I doli në telefon një zëvendës i tij dhe i tha se Mberti e kishte marrë vesh këtë gjë nga ambasadori anglez dhe kishte dhënë urdhërat e duhura. Brenda orës u nisën 5 telegrame nga instanca të ndryshme, ku jepej urdhër i prerë që andartët të mos shkonin në Filat dhe vise të tjera të Çamërisë. Kushdo që të shkelte këtë urdhër, do të përgjigjej para Mbertit. Para se të nisej komisioni për në Korfuz, Haziz Çimua nga Filati, që nuk rri pa bërë një bejtje, e sajoi: Fjalët, tmerret, bëmat greke Çoroditën gjithë Filatin Mendja urtë, hazër dyfeqe Kush vallë fi ton davanë? Komisioni u nis brenda ditës nga Korfuzi dhe në mbrëmje erdhi në Filat. Atë natë rojet u shtuan dhe u lajmëruan të gjitha fshatrat që të kishin kujdes mos zbrisnin andartët dhe i gjenin gafi l. Të nesërmen që në mëngjes erdhi haberi, se po vjen ushtria e rregullt. Ishte ngarkuar tagmatari (koloneli) nga Gjirit Tripojorgua që, me tagmën e tij, të nisej menjëherë për në Filat, ta merrte në dorëzim qytetin dhe të mos lejonte asgjë të keqe në popullsinë muslimane. Në fushë të Filatit i dolën përpara Tagmatarit banda të andartëve të komanduara nga Spiro Kremidha. Ata njëzëri bërtisnin, se duhej të mernin hak për vrasjet që u kishin bërë vëllëzërve të tyre, për djegiet e shtëpive të tyre etj. Tripojorgua kërkoi shpjegime për ato që i thuhej. Andartët sajonin lloj-lloj gënjeshtrash dhe kërkonin me kusht të vepronin menjëherë. Në Filat nuk kishte mbetur njeri i rritur pa dalë në pritje. Në Kogjele ishin rradhitur në një krah muslimanët që përbënin shumicën e demonstruesve me Myftinë në krye dhe në krahun tjetër pakica e krishtere me Dhespotin në ballë. Rexho Hamiti e kuptoi se andartët kërkonin që të bënin ndonjë mënxyrë. I propozoi Dhespotit dhe Myftiut të shkonin edhe ata në bisedën që po zhvillohej ndërmjet komandantit të ushtrisë dhe andartëve.Next >