Një zeje e vjetër dhe e përhapur që ka lidhje me blegtorinë.

Si lëndë e parë përdorej llamarina e hollë, bakri dhe bronxi.

Veglat e punës ishin kudhra, lloje çekikësh, gërshërë, kallëpë të ndryshëm dore, gjyryku e tjerë.

Teknika e prodhimit të zileve nga mjeshtrit ishte një art më vete.

Pasi bëheshin gati llamarinat, metali i petëzuar i bakrit ose i bronxit me kudhër niste puna për kthimin e tyre, nëpërmjet proçesit të rrahjes.

Paralel me të punohej gjithashtu edhe për prerjen e pjesës së vogël metalike, që gjendej brenda dhe ku  do të varej tingëlluesi. Pasi kryhej ky proçes, fillonte ai i dhënjes së formës nëpërmjet ngjitjes së varëses së jashtme.

Përhapje kishte edhe prodhimi i zileve me anën e dredhjes së metalit të shkrirë nëpër kallëpe, e pastaj bëheshin punime të vogla plotësuese.

Zilexhiu përgatiste edhe qaforet prej druri me fletë të holla e të gjëra  që shkonin nga 3-5 cm.

Në dyqanin e zilexhiut të binin në sy këmboret e përçoreve të dhënve e të dhive, zilet e zakonshme për bagëtitë e imta, gjedhëve dhe një thundrakëve.

Të bukura dhe elegante ishin zilet prej bronxi  që shkëlqenin pas një larjeje speciale.

Zilet që u vareshin kafshëve të bartjes (kuaj, mushka) veçanërisht ato që përdoreshin për karvanët kishin tringëllime të ëmbla dhe melodioze.

Zilet me tringëllima të ndryshme përputheshin me llojin e bagëtive dhe shërbimin për përcaktimin e vend ndodhjes së tyre.

zilexhinjte