Zeqir Sarja, në kohën kur ka qene drejtor i gjimnazit Dh. Todri

Zeqir Sarja, në kohën kur ka qene drejtor i gjimnazit Dh. Todri

Lindi në Elbasan në vitin 1935. Ka mbaruar shkollën e mesme pedagogjike më 1954 dhe studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në degën e Historisë, në vitin 1963.

Fillimisht mësuesinë e filloi në fshatin Lis të Burrelit, pastaj në qytetin e Peshkopisë. Nga Burreli transferohet në Lushnje, ku punoi si drejtor i shkollës 7-vjeçare në Krutje të Sipërme, më pas në rrethin e Lushnjes, inspektor në  sesionin e  arsimit e të kulturës dhe metodist në Kabinetin Pedagogjik.

Pasi mbaroi studimet e larta punoi në Elbasan inspektor i arsimit, pastaj inspektor i kulturës për 7 vjet. Në vitet 1970 – 1972 kreu detyrën e mësuesit në gjimnazin “Dhaskal Todri” dhe nga viti 1972 deri në vitin 1990, kur doli në pension ushtroi detyrën e drejtorit të shkollës së mesme të përgjithëshme “Dhaskal Todri”.

Është një praktikë e larmishme pedagogjike drejtuese, në vazhdimësi, por zoti Zeqir mbahet mend në pozicionin e drejtori të këtij gjimnazit, detyrë të cilën e ushtroi për 18 vjet rradhazi. Kësisoj arritjet e kësaj shkolle që ishin të dukëshme, janë të lidhura me emrin e z. Zeqir. Për rrjedhojë në shkollën e mesme Dhaskal Todri qe trajtuar  një terren i favorshëm didaktik, ku kabineti pedagogjik zbatonte platforma studimi dhe eksperimentimi.

Në mënyrë  të veçantë Zeqir Sarja qe nismëtar në studime për: vazhdimësinë e përgatitjes së nxënësve nga shkolla e mesme në të larta; punën me talentet e reja, ku veçohen arritjet në olimpiada dhe konkurse në nivel kombëtar, sidomos për shkencat  e natyrës; punët në gjuhë të huaja sidomos për veprimtaritë jashtë orëve të mësimit.

Shkolla tërhoqi vëmendjen për kabinetet dhe laboratorët e saj, për laboratorin e gjuhëve të huaja, bibliotekën, sallën e forcës e të aerobisë.

Kësisoj shkolla “Dhaskal  Todri” u bë qendër përvoje, jo vetëm për rrethin, por edhe nga Ministria, grupe mësuesish nga rrethe të vendit etj.

Përvojën e tij vetjake dhe atë të stafit pedagogjik z. Zeqir e ka dhënë: në konsulta e diskutime, sidomos në analiza për arsimin që organizoheshin në rreth; në sesione shkencore dhe konferenca pedagogjike të rrethit, ku  ka mbajtur kumtesa për drejtimin dhe lëndët shoqërore; në drejtorinë e arsimit të mesëm, pranë Ministrisë së Arsimit ku ka qenë i ftuar, madje edhe në mbledhjet e kolegjimit të Ministrisë.

Vëç ketyre ka shkruajtur artikuj në shtypin lokal dhe pedagogjik. Në librin “Arsimi në Elbasan 1887 – 1987” është bashkautor.

Në veprën “Elbasani – Enciklopedi” botuar më 2004 është autor i redaksisë së përgjithëshme dhe i redaksisë së arsimit.

Ndërroi jetë më 2 prill të vitit 2018.