Qyteti i Elbasanit (Skampini I lashtësisë). I vendosur në Rrugën Egnatia, pas shekujsh errësire, qyteti njohu një lulëzim të ri me rindërtimin e kalasë në vitin 1466, gjatë fushatës nga Sulltan Mehmeti II 63. Që atëherë, në këtëqytet u ndërtuan një sërë faltoresh, më e vjetra e të cilave ishte ajo mbi kullën me portën e hyrjes për në kala që u prish në vitin 1832, e njëkohshme me rindërtimin e kalasë.

Për popullsinë e qytetit, Kiel na referon të dhënat e regjistrit të vitit 152864, sipas të cilit qyteti tashmë kishte 282 shtëpi nga të cilat 108 myslimanësh në dy lagje (njëra brenda kalasë), si dhe 174 shtëpitë krishtera. Këta të fundit përbëheshin nga 73 shtëpi pasardhësish të familjeve të internuara me themelimin e kalasë, si dhe 97 shtëpitë ardhurish nga zona përrreth. Qyteti kështu kishte rreth 1500 banorë, nga të cilët 38 % ishin myslimanë. Gjatë këtij shekulli qyteti pati një zhvillim të konsiderueshëm duke arritur, sipas regjistrit të vitit 1569-70, në 407 shtëpi nga të cilat 230 shtëpi myslimane65.

Për shekullin e XVII-të kemi të dhënat me interes të Çelebiut i cili numëron 18 lagje myslimane dhe 10 të krishtera. Në qytet kishte 46 xhami, ndër të cilat më e vjetra e ajo e Mehmet Fatihut ndërtuar mbi hyrjen kryesore të kalasë 66. Në shekullin e XVIII- të Elbasani ishte qyteti i dytë shqiptar pas Shkodrës, ndërsa sipas Salnamesë të Vilajetit të Prizrenit të vitit 1874-5 kishte 32 lagje me 25 xhami, 2 kisha 6 teqe, 2 hamame e 480 dyqane me 20000 banorë nga të cilët 3500 të krishterë 67.

Në një listë, hartuar në vitin 1930 nga Lef Nosi, në qytet ruheshin 30 xhami, listë, të cilën e riprodhon edhe Kiel, 7 nga të cilat janë edhe në një përshkrim të Vilajetit të Manastirit nga Mehmet Teufik (68).

Xhamia e Nazireshës është një nga xhamitë që ruhen ende sot dhe ndodhet në pjesën jugore, në periferi të qytetit mesjetar. Nga një shënim në muret e xhamisë kuptohet që ajo është ndërtuar përpara vitit 1599 (69). Shënimi flet për vdekjen e një gruaje. Sot, ajo përbëhet nga salla e lutjeve dhe minarja, të cilës i mungon pjesa e sipërme (70). Salla e lutjeve kanë plan formën e katrorit, me brinjë të brendësisë 8.65 x 8.65 m, dhe vëllim kubik të mbuluar me trompa në qoshet. Ky ndërtim shihet dhe në anën e jashtme, ku tamburi ishte vijim i drejtpërdrejtë i mureve anësore dhe formon në qoshet çati trekëndëshe në nivel më të ulët. Në sallë hyhet nga porta në anën veriore që ndodhet brenda një portal të suvatuar me brinjët e profiluara.

Elbasan, Xhamia e Nazireshes, Planimetria, Arkivi Digjital Elbasan

Elbasan, Xhamia e Nazireshes, Planimetria

Elbasan, Xhamia e Nazireshes, Prerje tërthore, Arkivi Digjital Elbasan

Elbasan, Xhamia e Nazireshes, Prerje tërthore

Porta mbulohet me arkitra druri, mbi të cilin është një hark shkarkues prej tullash me profil fund lundre. Në faqen veriore është edhe një dritare drejtkëndore, mbuluar me arkitra të rrafshët, dhe pak më të future ndaj murit. Një nike me stalaktite është krijuar mbi të. Sipër portës ruhen gjurmë mjaft të qarta të portikut të dikurshëm, si vrimat e trarëve dhe vendlidhje tjegullave me murin. Gjithë muratura, nën këtë nivel, është e çrregullt, me gurë shtufi, vende-vende dhe copa tullash lidhur me llaç gëlqereje. Gjurmë të suvasë së dikurshme ruhen në disa shtresa pranë dritares. Muret, që janë ndërtuar me teknikën e kluasonazhit dhe me një teknikë mjaft të rregullt, me një tulle në rreshtat horizontale dhe një e më rrallë dy tulla vertikalisht ndërmjet gurëve, që përfundojnë me një kornizë me dy rreshta tullash të vendosura në formë dhëmbësharre. Një frizë prej disa rreshta tullash nën nivelin e kornizës, qarkon gjithë perimetrin e tamburit.

Elbasan, Xhamia e Nazireshes, Pamja JP, Arkivi Digjital Elbasan

Elbasan, Xhamia e Nazireshes, Pamja JP

Elbasan, Xhamia e Nazireshes, Pamja VP, Arkivi Digjital Elbasan

Elbasan, Xhamia e Nazireshes, Pamja VP

 

Si në xhaminë e Muradies në Vlorë, edhe këtu kemi një vazhdim të tamburit me muraturë të çrregullt prej gurësh (katër rreshta) dhe që përfundon me një kornizë me tri rreshta dhëmbësharre. Edhe në këtë rast mbeten të njëjtat pikëpyetje e shpjegime si për xhaminë e Vlorës.

Brenda xhamia ndriçohet nga dritare të shumta të vendosura nga pesë në secilën prej tri faqeve dhe në tre rreshta që tashmë është bërë traditë. Dritaret e poshtme janë drejtkëndore, pak të futura ndaj murit dhe të mbuluara me arkitrarë druri. Mbi to kemi një nike mbuluar me hark fundlundre e të ndërtuar me tulla sipas rrezeve, një shirit tullash përgjatë perimetrit. Të gjitha dritaret e sipërme janë të mbuluara me hark fundlundre.

Elbasan, Xhamia e Nazireshes, Dritare, Arkivi Digjital Elbasan

Elbasan, Xhamia e Nazireshes, Dritare

Për ndërtesën e rëndësishme është edhe minarja, e lidhur me trupin e xhamisë, që kuptohet në vazhdimësinë e faqes veriore të të dyjave. Minarja ka bazament paralelopipedik, me faqet të ndërtuara njëlloj si muret e xhamisë. Mbi të ka një kornizë, ku fillon kalimi trung piramide për në trupin e minares, që është dymbëdhjetë faqesh dhe i ndërtuar me rreshta gurësh çmërsitës kuadruar, që këmbehen me breza prej trer reshta shtullash. Minarja ruhet deri në fillimet e pjesës së poshtme të kazanit. Trupi i minares përfundon me një kornizë gurësh të gdhendur e të profiluar, mbi të cilën, për zgjerimin e kazanit, dalin shkallë-shkallë tulla të gdhendura në formë trekëndëshi. Minarja, nëpërmjet dyerve, lidhej me sallën e lutjeve dhe mafilin, nga i cili kemi vetëm gjurmë. Në brendësi të minares janë shkallët helikoidale.

Elbasan, Xhamia e nazireshes, Minareja, Arkivi Digjital Elbasan

Elbasan, Xhamia e nazireshes, Minareja

Në aspektin arkitekturor xhamia e Nazireshës shquhet për hedhjen e saj vertikale që theksohet nga tamburi i lartë dhe, deri-diku, nga mungesa e portikut. Në këtë xhami shihet qartë tendenca për të rritur lartësinë, tendencë që zhvillohet më tej në shumë xhami më të vona të ndërtuara në Shqipërinë e mesme dhe që lidhen me traditën e stilit të vonë osman (71).

Lista që boton Lef Nosi na thotë se kjo xhami është ndërtuar nga vajza e Nazir Qejvan Beut, që po ashtu e mësojmë edhe nga një burim tjetër, nga Kiel, që thotë se xhaminë e ka ndërtuar motra e Hasan Balliut, ndërtuesi i xhamisë së Ballies (72). Duket se kjo xhami u bë si kundërvënie në këtë anë të qytetit të xhamive të shumta në Pazarin përballë kalasë.