Ishte, siç thamë më lart, një nga tri xhamitë përballë kalasë, në pazarin e qytetit, pranë banjave mesjetare. Ne e kemi identifikuar këtë me xhaminë e Agait të Biçakçizadesë (79), të cilën na e përmend Çelebiu, si një xhamitë re pranë tregut të drithrave (80).

Elbasan, Xhamia e Agait, pamja VL, Arkivi Digjital Elbasan

Elbasan, Xhamia e Agait, pamja VL

Xhamia e Agait përbëhej nga salla e lutjeve, minarja, dhe përsa kuptohet nga gjurmët e mbetura, formulimi i faqes veriore, me dy mihrabë shtesë, edhe nga një portik i njëkohshëm me të. Salla e lutjeve, me përmasa të planit 8,60 x 8,60m dhe vëllimi kubik mbulohej nga një kupolë sferike mbi trompa në qoshet. Në sallë hyhej nga porta mbuluar me hark të ulët e përfshirë brenda portalit karakteristik, që riprodhonte, në vija të përgjithshme, atë të xhamisë së Ballies. Por këtu paraqitej më i zbukuruar në profilimin e kontureve të tij në përmjet suvatimit. Mbi portën dodhej vendi për mbishkrimin ndërtimor. Anash portës janë dy dritare drejtkëndore, pak të future ndajf aqes së muraturës, mbuluar me arkitra druri dhe me një nike me stalaktite në pjesën mbi të.

Elbasan, Xhamia e Agait, portali i hyrjes, Arkivi Digjital Elbasan

Elbasan, Xhamia e Agait, portali i hyrjes

Në brendësi të sallës kishte një mafil me struktura të drunjta, që mbështetej në shtylla guri pranë mureve anësore dhe shtylla druri në pjesën qendrore. Në murin jugor ishte mihrabi me zbukurimet me stalactite të krijuara nëpërmjet suvatimit. Në murin perëndimor ishte një ballkon për predikimet. Kupola, siç përmendëm më lart, ngrihej nëpërmjet trompave parabolike, harqet, në dukje që vijonin dhe në faqet duke i lidhur me katër trompat.

Në secilën nga faqet e vëllimit kubik të xhamisë (përjashto atë të hyrjes për në xhami) kishte nga pesë dritare të vendosuranë tri radhë. Dy të poshtmet ishin drejtkëndore e të mbuluara me arkitra druri, ndërsa të sipërmet ishin mbuluar me hark të mprehtë, pak të future ndaj faqes murit

Dhe të ndërtuar me gurë çmërsi. Muret e xhamisë kanë qenë ndërtuar me gurë të çrregullt dhe të suvatuara. Faqet e vëllimit kubik përfundonin të ulura në qoshet me pjesë trekëndëshe. Kalonte një kornizë dyfishe tullash, të vendosura në formë dhë mbë sharre, por që më vonë ishte suvatuar. Mbi kornizën, nëpërmjet një ngushtimi të lehtë, ngrihet tamburi tetëfaqësh i përbërë prej dypjesësh, formë kjo e marrë nga xhamia e Nazireshës. Pjesa e sipërme e tamburit është pak më e gjerë se e poshtmja, sepse fillon në buzë të kornizës me dy rreshta dhëmbësharre që ndan të dy pjesët. Edhe pjesa e sipërme e tamburit përfundon me një kornizë po të tillë.

Me interes për nga ndërtimi është dhe minarja e xhamisë, edhe pse ruhej deri në nivelin e fillimit të kazanit. Bazamenti i minares është prizmatik dhe përfundon me një kornizë. Mbi të është pjesa e kalimit për në trupin e minares në formë trungkoni, e kushtëzuar kjo nga forma e vetë minares. Trupi i minares është cilindrik, me mjaft gjasë për shkak të ndërtimit vetëm me tulla. Ai është jo me përpjesëtime të hedhura dhe përfundon me dy korniza të holla tullash, mbi të cilat fillonte kazani.

Elbasan, Xhamia e Agait, prerja në planin vertikal, Arkivi Digjital Elbasan

Elbasan, Xhamia e Agait, prerja në planin vertikal

Elbasan, Xhamia e Agait, planimetria nga lart, Arkivi Digjital Elbasan

Elbasan, Xhamia e Agait, planimetria nga lart

Xhamia e Agait, për nga ndërtimi planimetrik e vëllimor, përsërit në disa aspekte, dy xhamitë e mësipërme të Elbasanit. Format e saj janë më afër xhamisë së Ballies sesa asaj të Nazireshës, me të cilën ka të njëjtë ndërtimin e pjesëve të sipërme dhe tamburin, pavarësisht nga përpjesëtime te renda dhe aspak tëbukura.

Përdatimin e xhamisë së Agait kemi dy të dhëna: së pari, të dhënën e Çelebiut i cili, që në vitin 1672, e quan një xhami të re; së dyti, mbishkrimin ë një gur varri, në anën e pasme të xhamisë, i cili i takon Mehmet Agait, të birit të Muhametit, vdekur në vitin 1652- 1653 (1063 H) (81). Nga këto të dhëna mendojmë se kjo xhami duhet të jetë ndërtuar në fund të gjysmës së parë të shek. XVI.