Xhafer Shehu lindi në Elbasan, në vitin 1905.

E nisi udhën e mësuesisë në vitin 1928, në skajin më jugor të vendit, në Konispol, ku shërbeu plot tre vjet.

Më pas e transferuan  në Dibër, në internatin e Kastriotit, një nga katër shkollat që pushteti mbretëror pati hapur në veri dhe në verilindje të vendit.

Nxënësit bursistë të shkollës Internati në Katriot të Dibrës dhe mësuesit e tyre, në datë 19/06/1938

Nxënësit bursistë të shkollës Internati në Katriot të Dibrës dhe mësuesit e tyre, në datë 19/06/1938

Nga Dibra mësues Xhafën, siç e thërrisnin të gjithë, e sjellin në Elbasan, fillimisht në shkollën fillore “Naim Frashëri”, në godinën që njihet si shkolla e Tëbojës dhe me pas në shkollat “Agimi” dhe “Zgjimi”.

Pas luftës, shërbeu në shkollat “Sul Misiri”, “Ptoleme Xhuvani”, “Bardhyl Popa”, “Naim Frashëri”.

Elbasan - 1935.  Klasa e parë e shkollës Naim Frashëri me mësuesin Xhaferr Shehu

Elbasan – 1935. Klasa e parë e shkollës Naim Frashëri me mësuesin Xhaferr Shehu

Për dy vjet ka qenë nëndrejtor në Politeknikumin “7 Nëntori” në Tiranë dhe njëkohësisht ka qenë edhe drejtor i konviktit të asaj shkolle, në vitet 1948 – 1951.

Deri në vitin 1967, kur doli në pension, qe drejtues i arsimit 7-vjeçar pa shkeputje nga puna.

Tek mësues Xhafa kushdo shihte kompetencën profesionale, pasionin dhe egzigjencën në punë, maturi dhe marrëdhënie të shëndosha me nxënësit e kolegët.

Edhe pasi mbushi moshën e pensionit, atë e mbajtën në punë edhe 7 vite të tjera. Ky ishte shpërblimi më i madh për këtë mësues të devotshëm.

Fakti që ai vinte nga një familje klerikale, ishte arsye që pushteti komunist të tregohej jo dashamirës për vlerësimin e punës së Xhaferr Shehut.

Xhaferr Shehu nuk gëzon titullin “Mesues iMerituar”.

Ka kryer edhe detyra shoqërore si: Sekretar i bashkimeve profesionale të asaj kohe, ka qenë po ashtu kryetar i Kontroll – Revizionimit, si dhe sekretar i këshillit të lagjes “Sulejmanie” (Sot lagja Aqif Pasha).

Ndërroi jetë në vitin 1970.

Një nga ish – nxënësit e tij nga internati, Xhavit Shpata, mbi mbresat që ruante për shkollën dhe drejtorin Xhaferr Shehu thotë: “…Nuk di pse s’donim ta ndanim nga sytë drejtorin tonë. Kur qendronte para nxënësve, pamja e tij na shokonte. Tek ai gjitheshka shkelqente! Sa simpatik, aq shik e i rregullt në veshje. Fytyra e tij e pastër si bora e maleve tona, flokët gjithmonë të krehura, këpucët e lyera me bojë, që shkëlqenin…”

 

Nga: Shpëtim Haxhihyseni