Libri ”Vitet e mia në Gramsh” e shkrimtarit Sefedin Trungu ka një informacion të pasur me vlera shumë të rëndësishme. Ai flet për të shkuarën e arsimit me problemet e tij, por dhe një shqetësim dhe apel të fortë për të sotmen dhe të ardhmen e arsimit, jo vetëm të Gramshit por edhe më gjerë. Autori flet jo vetëm per punën e tij por edhe të disa kolegëve, si Shpëtimi, Agimi, Lumnia, Neferiti, Fatushi, Ndriçimi, Minella etj… Në mënyrë indirekte libri flet për të gjithë arsimtarët, veçanërisht për ata elbasanas, që punuan në rrethin e Gramshit në vite për zhdukjen e analfabetizmit, për arsimimin e brezave të rinj dhe për përçimin e kulturës dhe të resë përparimtare.