Vilsoni ose Vili siç e thërrisnin të gjithë, u lind më 30 Mars 1928  në një familje të nderuar Kalajse me tradita patriotike dhe arsimdashëse. Vilsoni  qe djali i zonjës Agni, e para femër e shkolluar jashtë shtetit (Grac – Austri) nga Elbasani në fushën e psikologjisë shkollore, e ndoshta e para në vendin tonë për arsim të specializuar. Në këtë mjedis familjar të emancipuar për atë kohë u rrit dhe u edukua Vilsoni.

Në shkollën “Konstandin Kristoforidhi” kreu arsimin fillor, më pas ndoqi kursin e ulët të shkollës “Drita” të Normales. Së fundi ndoqi Normalen dhe si të gjithë nxënësit që mësonin një vegël muzikore, u dallua për talentin e tij si violinist.

Filloi mësuesinë në vitet 1948 – 1950, duke shërbyer në rrethet Delvinë e Sarandë, në Elbasan në shkolla të ndryshme, por sidomos në shkollën Pedagogjike “Luigj Gurakuqi”.                                         Jo vetën si mësues por dhe drejtues të korit të shkollës dhe gjithë veprimtarive artistike.  Qysh me themelimin e shkollës së mesme të muzikës “Onufri” Vilsoni qe ndër të parët mësues të saj deri sa doli në pension.  Vilsoni për Elbasanin bëri shumë. Ai mbetet deri më sot, i paarritshëm si intrumentist, si vokalist, si drejtues artistik e si muzikant. Kariera e tij si instrumentist qe e gjatë. Më 26. 09. 1944 mori pjesë në koncertin që u dha me ratin e inagurimit të “Brigatës  XVII Sulmuese”.

Në vitin 1945 filloi të punojë rregullisht në orkestrën e Shtëpisë së Kulturës si vilionist i përkryer.

Në vitin 1946 merr pjesë në turneun artistik në të gjithë qytetet e Shqipërisë.

Në vitin 1947, duke i vlerësuar aftësitë , njohjen e thellë në fushën e muzikës merr pjesë në orkestrën sinfonike të Radio Tiranës.

Vilsoni falë pasionit dhe aftësive të tij , u bë shtylla kryesore  e repartit të harqeve në themelimin e orkestrës së harqeve  dhe të kompleksit instrumental të Estradës së qytetit të Elbasanit ku qe dhe mbeti violinist i parë në çdo formacion. Për një kohë të gjatë punoi si drejtues artistik i klubit “1 Maji” (lulishtja e portokallave).                                                                                                                              Me violinën nën sqetull, Vilsoni u gjend kudo: Në kopshtin “Isuf Leka”, në shtëpinë e Pionerit, në shtëpinë e fëmijës, në të gjithë shkollat 7 vjeçare të qytetit, në shkollat e mesme si  “Tomorr Sinani”  Cerrik etj. Nuk la repart ushtarak, brigatë kulturore në fshat, ndërmarrje prodhimi si Kombinati i Drurit “Nako Spiro”, N.P.V, Rrafineria e naftës Cerrik, etj, pa ndihmuar e drejtuar grupin artistik. S’la fshat pa shkelur me estradën, s’la aktivitet artistik lokal dhe kombëtar pa marrë pjesë dhe pa dhënë kontributin e tij. Aq sa që muzikanti i shquar, qe dhe familjar i përkushtuar.

Edhe pse doli në pension, Vilsoni nuk e largoi kurrë nga duart violinën. Ai gëzonte nderim të veçantë nga kolegët pensionistë. Qe një ndër antarët më aktivë të shoqatës “Normalisti”, që me praninë e tij dhuroi humor, hare e këngë.

Për të gjithë përkushtimin e tij, Vilsoni mban disa urdhëra, medalje e Çertifikata. Është nderuar edhe nga Bashkia Elbasan me çertifikatën “Mirënjohje e Qytetit” me motivacionin “Për merita civile dhe kontribut të spikatur”.

Vdiq në 23 qershor të vitit 2011.

Vilson Todri

Vilson Todri

Përgatiti për ADE: Z.Fetah  Biza