Në foto: femra të familjes Tollumi me veshje tradicionale.

Në këtë foto mund të shihni tre femra të familjes Tollumi, të veshura me kostume tradicionale të zonës së Shpatit të Poshtëm. Fotoja  është e vitit 1934 dhe i përket arkivit të Znj. Margaret Hasluck. Nëpërmjet kësaj fotografie paraqiten vlerat etnografike të zonës së Shpatit.