80 e ca vite me parë…
Ky material i rrallë tregon veprimtarinë e Zyres se Bujqesisë në rrethin e Elbasanit

Për prodhimin e ullinjve, në vitin 1935, Elbasani
zinte vendin e tretë
pas Vlorës dhe Beratit, kurse
në vitin 1936 zbriti në vendin e gjashtë.
Kjo situatë e prodhimit bujqësor të këtyre viteve,
është e lidhur me faktorët klimaterikë dhe
atmosferikë.
Te dhëna të tjera flasin për keqësim të situatës së
prodhimtarisë së disa pemëve frutore, për shkak
të ftohjes së motit në vitin 1935. Në mënyrë të
veçantë agrumet e ullinjtë, në këtë vit nuk dhanë
prodhim të kënaqshëm, edhe si pasojë e
përhapjes së insektit iceria-purchasi dhe nga ana
tjetër, si rrjedhojë e shirave të vazhdueshëm të
muajit dhjetor, 1/5 e prodhimit ka humbur.
Masat për përmirësimin e gjendjes
Me qëllim që t’i jepet rëndësia e duhur kul
turës
së ullirit, apo dhe kulturave të tjera të kësaj zone,
veprimtaria e Zyrës së Bujqësisë do të konsistojë
në një sërë masash si: dërgim i specialistëve për
krasitjen e ullinjve apo demonstrim krasitjeje për
rreth 3 000 rrënjë ullinj e një sërë pemësh të
tjera. Kjo zyrë i kushtoi vëmendje aplikimit të
ligjit mbi mbjelljen e detyrueshme të drurëve fru-
torë e jofrutorë pranë oborreve të shtëpive, si
p.sh. mbjellja e rreth 700 rrënjëve ullinj të nxjerra
nga ullishta e qytetit.