Hartë e vjetër e Elbasanit

Përgatiti: Bukurosh Dylgjeri

Për të gjithë ata që kanë mall për Elbasanin e vjetër

Emra të vjetër të lagjeve të Elbasanit:

1- Lagjja Haxhi-Iljas (Haxhijas) – që ndodhet buzë ullishtës në veri të qytetit
2- Lagjja Gurabardhe ose Karavelije – sot lagjja “Partizani”
3- Lagjja Sulejmanije – nga shtatorja e Kristoforidhit deri tek universiteti “A. Xhuvani”
4- Lagjja Spahikorre – sot lagjja “11 Nëntori”
5- Lagjja Kala
6- Lagjja Alejdine – nga Bezistani deri tek fusha e Bejlerbeut
7- Lagjja DylgjerHysen – nga Pusi që Lahet Vetë deri në Ullastër
8- Lagjja Asllanbej – nga xhamia e Pashës deri tek Fusha e Loparit
9- Lagjja Qejvanbej – ?
10- Lagjja Shën Koll
11- Lagjja Hazinedare – nga Muzeeu Etnofgarfik deri tek xhamia e Nazareshës
12- Lagjja Dautbej – nga xhamia e Pashës tek Tri Urat deri tek stacioni i trenit
13- Lagjja Pervin Aga- zona prapa bibliotekës publike “Q. Baholli”
14- Lagjja Fushë-Mbret – sot lagjja “Skënderbej”

Çezma publike me ujë të pijshëm

1- Çezma e Gurabardhes (nuk ekziston)
2- Çezma e Terezijes (nuk ekziston)
3- Çezma e Kishës (ekziston por jo funksionale)
4- Çezma e Dokuzes (nuk ekziston). Nuk dihet legjenda, por dihet që dokuz do të thotë nëntë (turq.)
5- Çezma e Bobolles (nuk ekziston por po ripërtërihet. Thuhet se fillimisht ky vend është quajtur turqisht “Baba ve oğul”, që do të thotë “babë e bir” dhe që me kalimin e shekujve mori trajtën Bobolle Nuk dihet legjenda e kësaj emërtese
6- Çezma e Rrugës së Rrapit (nuk ekziston)
7- Çezma e Rrapit të Bezistanit
8- Çezma e Koçiut te Tri Urat (nuk ekziston)
9- Çezma e Re – para Kryqëzimit të Cërrikut (nuk ekziston)
(Ujësjellësi i parë në Elbasan është ndërtuar në vitin 1938)

Puse publike me ujë të pijshëm:
Pusi i Haxhijasit (nuk ekziston)
Pusi i Ullastrës (nuk ekziston)
Pusi i Dylgjerhysenit ose Pusi që Lahet Vetë – Monument Kulture
Pusi i Plehnit (nuk ekziston)
Pusi i Trakut (nuk ekziston).
Pusi i Karakedhit që ndodhej afër Bobolles (nuk ekziston).
Pusi i Haremit – që ndodhej te kinema Millenium (nuk ekziston).
Pusi i Levones (nuk ekziston).
Burime me ujë të pishëm:
Burimi i Bangës (tek Krasta e Vogël)
Burimi i Ali Xhinsit (afër Kroit të Kalit)
Burimi i Banjës (në ullishtë – semti Zaranikë)
Kroi i Kalit.

Mullinjtë e drithit dhe të vajit:
Mullini i Shabanajt (drithi) – që ndodhej afër kthesës së fshatit Kusarth
Mullini i Delimetës (vaji) – që ndodhej përpara se të shkosh te mullini i Shabanajt
Mullini i Spiro Llumit ose Spiro Shuteriqit (vaji) – që ndodhej afër mullinit të Delimetës
Mullini i Dyl Bodinit (vaji) – që ndodhej në rrugën e Nas Kollit dhe pikërisht aty ku ndahen rrugët për tek Pusi që lahet vetë me Pusin e Plehnit
Mullini i Kadri Tabakut (vaji) – që ndodhej në Spahikorre
Tre Mullinjtë (drithi) – që ndodheshin buzë ullishtës dhe pranë lagjes “Haxhijas”

Mullinjtë në Elbasan punonin me ujë që e siguronin atë nga përroi i Zaranikës dhe për këtë qëllim ishin ndërtuar tre rema uji të hapura të cilat degëzoheshin sipas drejtimeve
1.Kështu, nga rema e madhe në veri të qytetit merrnin ujë Tre Mullinjtë e Haxhijasit dhe pas tyre vinin radhë Mullini i Kulmakut (sot spitali publik), Mullini i Bardhë ose i Pashës (sot mbi universitetin) si dhe Mullini i Spahikorres (sot Drejtoria e Policisë). Ky degëzim më pas përshkonte lagjet e qytetit nën disa ura të gurta dhe vijonte në lagjen Bobolle ku furnizonte me ujë një radhë tjetër mullinjsh si, Mullinin e Vyshkës, Mullinin e Seit Beut dhe Mullinin e Sollakut që ndodhej buzë lumit Shkumbin (te Tyrbja e Gocës).
2.Nga rema e dytë merrnin ujë Mullini i Plehnit, Mullini i Dyl Bodinit, Mullini i Rrugës së Rrapit dhe Mullini i Çiftes.
3.Dhe nga rema e tretë që fillonte pranë Urës së Zaranikës dhe vijonte për nga perëndimi siguronin ujin Mullini i Delimetës, Mullini i Spiro Llumit dhe Mullini i Shabanajt.
Ndërsa në lagjen Fushë-Mbret ishte ndërtuar një mulli i veçantë nga Shefqet bej Vërlaci. I quajtur nga vendasit Mullini i Beut, ky mulli e merrte ujin nga një remë më vete pranë urës në Shkumbin dhe ishte mullini më i madh dhe më i pajisur me makineri të kohës. Ai mund të quhej edhe një fabrikë e vogël drithi dhe bluante me cilësi e prodhonte disa lloje kualitetesh të miellit të grurit që preferohej shumë.

Teferiçe ose vende pushimi piktoreske:

Rrapi i Mansit
Busheku
Çairja e Isuf Myzyrit
Kisha e Shën Gjonit
Ullini i Qejfit
Burimi i Bangës
Burimi i Ali Xhinsit
Kroi i Kalit
Tepja etj.

Emra vendesh në qytet:

Rruga e Gjatë – nga Qoshja tek fillimi i lagjes “Vullnetari”
Rruga e Nas Kollit – sot “Pusi që Lahet Vetë”
Arat e Gjata – sot lagjja “Aqif Pasha”
Rruga e Saçmaxhihanes – ka qenë rrugë nga teatri “Skampa” deri te Bezistani
Rruga e Haskos – qarkon perëndimin e shkollës Pedagogjike
Rruga e Rrapit – fillon prapa lapidarit “Dyli-Haxhire” dhe del tek Zaranika
Gryka e Mejhanes – ka qenë rrugë e tregut të Bezistanit
Rruga e Magjarisë – sot shëtitorja “A.Pasha”
Rruga e Levones – rruga që lidh bulevardin “A. Pasha”me Fushën e Loparit
Rruga e Kullollit – ndodhet në jug të bibliotekës “Q. Baholli”
Xhaxhurët – sot lagjja “Çlirimi”, dikur quhet edhe Vorrezat e Xhaxhit. Nuk dihet legjenda
Rrugica e Shilbatrës – pranë Pusit të Plehnit
Tri Urat – sot rreth-rrotullimi pranë ndërtesës së PTT
Gjurma e Mushkës – sot lagjja “Brig. Xvii s”. Gojëdhana thotë se aty ka qenë një pllakë guri e cila kishte një gdhendje natyrore në formën e gjurmës së patkoit të mushkës. Sipas bestytnive të lashta, thuhet se dikur aty ndaloi mushkën një burrë i ndershëm dhe plot me veti mistike. Kur kjo gjurmë mbushej me ujë shiu në një stinë ta caktuar, uji i mbledhur aty ishte i dobishëm për t’u pirë nga të sëmurët me verdhëz. (Aty pranë ka qenë edhe një Vend i Mirë)
Fusha e Loparit – zona përreth shkollës 9-vjeçare “J. Dilo”
Fusha e Kazazit –ndodhej në perëndim të parkut “Rinia” Fusha e Pehlivanit – ndodhej përpara mullinit të Shabanajt. Shërbente si vend argëtimi për organizimin e lojrave, cirk etj. Thuhet se akrobati që ushtronte lojra mbi një litar të tendosur arrinte të therte një dash …………………….
Rruga BODURRES
Tabakhane, Qoshku i Tabakëve – quhej sheshi përpara kullës së Zindanit dhe rreth e qark shtatores së Kristoforidhit dhe teatrit “Skampa”

Rrapi i Bezistanit – Monument Kulture
Teqja e Sheh Rrugës –ndodhet pranë ndërmarrjes elektrike në lagjen “28 Nëntori”. Është teqja e vetme e sektit Helveti në Elbasan. Kjo teqe ka shërbyer si strehim i trimit Ceno Kavaja (Desari) kur ndiqej nga xhandarët osmanë për shkak të angazhimit të tij në Lidhjen e Prizrenit, Dega Elbasan
Dy Rrapet e Bobolles – nuk ekzistojnë
Rrapi i Vojvodës – ka qenë midis stadiumit “Elbasan-Arena” dhe parkut “Rinia”. Nuk dihet origjina e kësaj emërtese sllave
Esheboja ose Kallamat – që ndodhej në fund të Spahikorres
Urumët – vend shitje i pëlhurave djathtas bulevardit dhe përballë Sahatit
Mexhidi Pa Derë – rrugica poshtë Fushës së Loparit që del në unazë afër stacionit të trenit. Ggojëdhanat thonë se aty ka qenë një teqe që qëndronte gjithmonë hapur dhe babai që shërbente aty quhej Mexhid
Balashja e Beut – ndodhet djathtas Urës së Shkumbinit
Qoshja – sot rreth-rrotullimi “1 Maj”

Ura e Zaranikës dhe më tutje Ura e Kushës (perëndim)
Ura e Shkumbinit (jug)
Ura e Manasderes (lindje) ………..etj.

Hanet e karvaneve. (nuk ekzistojnë)
Hani i Bim Duhanxhiut……….
Hani i Muç Fagut, poshtë klinikës dentare në drejtin të Tabakhanes
Hani i Liçit Sulë Beqirit…………..
Hani i Maliq Nezirit ………………
Hani i Himë Nezirit …………..
Hani i Muç Dyryzit……………..
Hani i Mal Shyphesë, tek ish dyqani “Pionieri” në bulevardin “A. Pasha”
Hani i Hasan Agravës…………….
Hani i Demë Delisafit……………
Hani i Haxhisinanit……………..
Hani i Haxhiademit………..
Hani i Xhemal Kamares
Hani i Kallushit………
Hani i Jorgji Naqit…………..
Hani i Qamil Shkodrës………………
Hani i Hasan Kikës …………….
Hani i Xhafë Bylykut……………
Hani i Dalip Xhanit……………. etj.

Banjot publike

Këto ishin banjo turke me avull që shërbenin për higjenë personale të banorëve.
1- Hamami i Shabanajt, për burra – ekziston edhe sot pranë hotel-turizmit “Skampa”, Monument Kulture.
2- Hamami i Kalasë, për gra – ekziston edhe sot në daljen lindore të Kalasë, Monument Kulture.

Furrat e pjekjes

Furra te Pusi që Lahet Vetë (nuk ekziston)
Furra e Gurabardhes (nuk ekziston)
Furra e Kalasë (nuk ekziston)
Furra e Kamer Selitës pranë daljes lindore të Kalasë (nuk ekziston)
Furra e Xhevat Kobures në lagjen Hazinedare (funksionon)
Furra e Xhajës në lagjen Daut Bej (nuk ekziston)
Furra e Namazgjasë (nuk ekziston)
Furra e Lush Shyphesë pranë Bobolles (ndryshuar destinacioni)
Furra e Momë Danës tek rruga e Levones (funksionon) etj.