Nisur nga një postim i Dr. SHEFQET DELIALLISIT, kemi vendosur të hapim rubrikën “MONUMENTE TË HARRUARA”, nëpërmjet së cilës duam të rrisim ndjeshmërinë ndaj lënies në harresë dhe në rrënim të ndërtimeve të vjetra, vendeve arkeologjike dhe gjendjen e muzeumeve që janë pjesë ose pasqyrojnë historinë e Elbasanit dhe rrethinave.
Jeni të ftuar të na sillni foto që dokumentojnë gjendjen aktuale. Ne do të përpiqemi të gjejmë foto të hershme dhe një histori të secilit prej këtyre monumenteve.

Më poshtë:

Elbasan : Labinot Fushë
Foto e vitit 1916

Foto e 100 viteve më parë.
Ura egziston dhe sot, në qender te Labinotit, fare pranë rruges nacionale, fatkeqësisht larg vëmendjes, prapa një objekti ndërtuar pas vitit 1990, qe i merr frymën dhe pamjen. Ura është në prag të rënimit…
Le të shërbeje kjo foto si tërheqje vëmendje për shpëtimin dhe restaurimin e urës…

Dr. SHEFQET DELIALLISI

Ura në Labinot Fushë, 1916

Ura në Labinot Fushë, 1916