Një nga tregëtarët elbasans që kaloi në kaloi kalvarin e vuajtjeve dhe persekutimit gjate dikatutrës komuniste ishte edhe Isuf Bakalli. Ne datën 1 mars 1945 ai nuk pranojë të dorëzonte florinjtë dhe mallin e mbetur dhe i gropos në baçen e madhe që ndodhet në Urën e Bakallit. Si ndihme kishte shërbyesin e familjes. E spiunojnë dhe dënohet me pushkatim. Me ndërhyrjen e familjes dhe mbështetjen e gjyshit të tij (nip në familjen Pajuni) paguhen taksa të jashtëzakonshme dhe dënimi ulet mrekullisht. Dënohet me 1 nje burg vit si sabotator lufte (!) nga Gjykata e Elbasanit. Në këtë kohë ai ishte vetëm 23 vjeç. Pas mbarimit të dënimit emërohet mësues ne fshatrat e thella te Skraparit prej nga ku vinte në familje vetëm një herë në vit. Dënohet përsëri për dy muaj se pas mësimit zbret në Skrapar për te blerë kepucë  (!) .Vendim nr 93 dt 5 .10.1949 të Gjykates së rrethit Skrapar për largim pa leje me 2 muaj. Me vendim te datës 30.6.1962 dënohet me 8 vite heqje lirie për agjitacion e propagandë, sepse i thotë shokut të dhomës më e mirë është radio gjermane se sovjetike. Në këte kalvar vuajtjesh burgu me i tmerrshem sipas kujtimeve të tij ishte ai i 1945 ku njerezit pushkatoheshin pa asnjë vendim gjyqi. Gjatë kontrolli që i bëhet familjes i merren dhe fotot personale.

Dëshmi e dënimeve të tregtarit Isuf Bakalli, Arkivi Digjital Elbasan

Dëshmi e dënimeve të tregtarit Isuf Bakalli