“Traditat zakonore të qytetit të Elbasanit” titullohet libri që ka përmbledhur: fjalët e urta, poezitë e traditat zakonore të qytetit. Kjo pasuri qytetare është shkruar me dialektin e Elbasanit nga Aleksandër Josifi, i cili për shumë persona njihet si Aleks Vini. Të gjitha ato çka ka lënë ai të shkruara në copa letrash janë përmbledhur nga  Kreshnik Belegu dhe Ortensa Dakli, duke i lënë një pasuri të vyer qytetit. I veçantë në llojin e tij, ky libër përmban një dokumentacion autentik që tregon traditat e pa zbukuruara artistikisht të banorëve të qytetit tonë. Përmes tij, nuk arrijmë vetëm të njohim, por mund të bëjmë një lloj krahasimi se sa dhe si vazhdon të mbahet gjallë edhe sot tradita jonë qytetare.

Kopertina e Librit: "Traditat zakonore në qytetin e Elbasanit"

Kopertina e Librit: “Traditat zakonore në qytetin e Elbasanit”