Pamje nga Funari

Pamje nga Funari

Komuna e Funarit  shtrihet në  veri të qytetit të Elbasanit. Emri i tij mendohet se vjen nga vendosja e tre familjeve (si fillim) në fund të një are  dhe me ndryshimet fonetike fund-are sot thuhet Funarë. Funari ka në administrim 9 fshatra: Bixellë, Branesh, Preçë e Sipërme, Preçë e Poshtëme, Cërrunjë, Korrë, Mollagjesh, Stafaj dhe Kërrabë e Vogël. Ka po ashtu 6 liqene, 3 nga të cilët ndodhen në qendër të Funarit.

Korrë- Vjen nga fjala të korrurit. Duke qenë se kishte shumë të korra i mbeti emri Korrë.

Guri i Ilter- Ndodhet rrëzë malit të Korrës, peshon qindra kuintalë dhe është 3m i gjatë, 2.5m i gjërë. Ka formë drejtkëndëshi dhe është i vendosur  mbi sipërfaqen e një guri tjetër me bazament  shumë të thellë në tokë dhe me sipërfaqe të rrumbullakët, mbi të cilin ka 4 gurë të tjerë që i shërbejnë Ilterit si këmbë . Ky gurë ka marrë këtë emër në nder e kujtim të të parit të fisit Ilter.

Shtërrallëz- është një vendbanium i lashtë i fshatit Korrë dhe e ka marrë emrin nga bashkimi  i fjalëve shtëpi+truall, me ndryshimet fonetike ka marrë formën që është sot.

Spaik Korre- vjen nga “spahi prej Korre”.Spahiu i fshatit u largua nga Korra për tu vendosur në periferi të qytetit duke u bërë themeluesi i kësaj lagjeje në Elbasan.

Dy varret- toponim i një vendi që gjendet midis fshatit Korrë dhe Shëngjergjit. Emri vjen nga dy varre të personave që janë vrarë nga grindja midis dy fshatrave, për të mbrojtur kufirin që i ndante nga njëri-tjetri.

Kodra e zallit- gjendet pranë fshatit Kullojkë, ndodhet afër zallit e prandaj ka marrë këtë emër.

Zalli i Korrës- e ka marrë këtë emër prej afërsisë me fshatin Korrë.

Kodra e ujkut- ndodhet në fshatin Cërrunjë dhe e mori këtë emër sepse  aty shkonte shpesh ujku.

Lagja Haskorraj- ndodhet po në fshatin Korrë dhe e mori këtë   emër prej fisit haskorraj që banonin aty.

Lamat e Bajramave- vend në fshatin Cërrunjë. E ka marrë këtë emër nga fisi Bajramaj që përdornin lamat për shirjen e grurit në këtë vend.

Fshati Bixëlle- një fshat me terren të thyer malor, që ngjan sikur ka qenë mbi xixlla. Ky emër vjen nga bashkimi i fjalëve “mbi+xixlla” (xixella është fjala për xixëllonjat).

Ka edhe një mendim tjetër për prejardhjen emrit nga fundi i një vargmali që fillon në Krujë dhe mbaron në Bizëlle, që është bishti i vargmalit.

Shpella e hasmit- ndodhet në Bizëlle dhe e ka marrë këtë emër sepse aty strehoeshin njerëzit për t’u mbrojtur nga hasmi(armiku).

Kodër kryq-  e ka marrë emrin nga një kishë që ndodhet aty, në të cilën ndodhej  një kryq i madh.

Kodra e Mullirit- e ka emrin emrin nga mulliri që ndodhej afër kësaj kodre. Burrat e fshtati e kishin kthyer në zakon mbledhjen në këtë kodër për të diskutuar çdo problem që kishin.

Uji i fothtë- e ka marrë këtë emër ngaqë aty pranë ka qenë një burim që kishte ujë shumë të ftohtë.

Kroi i Priftit- e ka marrë emrin prej një burimi pranë kishës, në të cilin prifti shkonte e mbushte ujë dhe që atëherë i mbeti emri.

Rrapi Domit- ka qenë në toka që i përkisnin familjes Domi, prandaj quhet i tillë

Qyteza- sipas gojëdhënave ky vend ka qenë i banuar që në lashtësi, gjë për të cilën dëshmojnë edhe copa tjergullash edhe gurësh që janë edhe sot në atë vend.

Kodër Krist- e ka marrë emrin sespe aty gjenden gurë të krisur në formë të çare, viza-viza ose krisa-krisa.

Varrezat e kaurrit- vijë ndarëse e fshatrave Bixellë e Shin. Ka këtë emër se në varrezë janë varrosur dy të krishterë.

Branesh- vjen nga ndajfolja bri-afër dhe përëmri nesh, ka kuptimin e familjeve që rrinë brinesh, pra afër nesh. Me kalimin e kohës nga brinesh fjala ka ndryshuar në branesh

Fshati Kërrabë- vend i  thyer e me shkrepa

Fshati Stafaj- e ka marrë emrin prej fisit Stafaj, fisi më i madh në fshat.

Tre përrenjtë- vend ku bashkohen tre përrenj

Qafa e kalasë së Vogël- vend që ndodhet në kalanë afër fshatit Mollagjesh

Fundi i Shullanit- vend që nuk kapet nga  dielli

Guri i Topit- vend ku vendosej topi gjatë luftës

Dardhishtë- vend që ka shumë dardhë

Lagjjaa Budan në Cërrunjë- e kas emrin nga fisi më i madh Buda

Varri i gocës- për nder të një vajze që ka vdekur aty

Qafa e keqe- fryn shumë erë dhe të merr frymën

Dërstilë- vend që më poarë përdorej për larjen e rrobave të leshta

Arat e kuqe- dheu i arave ka ngjyrë të kuqe

Guri i  bariut- gur më i madh se të tjerët në të cilin mblidheshin të gjithë barinjtë

Gropas- vend ku ka shumë gropa

Zabel- pyll i dendur

Lagjja Xhami- prej një xhamie që ndodhej aty pranë

Lagjja Shesharake- vend me shumë sheshe

Kanapere- vend që e kap shumë era

Guri i Sharrës- vend ku ndodhet një gurë në formë sharre

(Dhënë për ADE nga Z. Besnik Kaca)