Tomor Domi njihet si pedagog dhe studiues i mirfilltë i letërsisë. Lindi në Elbasan, në një familje me tradita patriotike dhe kulture qytetare.

Arsimin 7-vjeçar e kreu në shkollën “Thoma Kalefi”, kurse arsimin e mesmen në gjimnazin “Dhaskal Todri”. Në vitin 1967 fillon studimet në fakultetin Histori-Filologji, dega gjuhë – letërsi, të cilën e mbaron në vitin 1971.

Emërohet në ILP “Aleksandër Xhuvani”, në vitin e parë të hapjes së tij, si pedagog i letërsisë dhe vazhdoi deri sa u nda nga jeta aksidentalisht, së bashku me pedagogun tjetër Hysen Hoxha.

Drejtoi për disa vite katedrën e letërsisë, si dhe degën e Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Elbasanit. Ai ishte specialisti i fjalës shqipe, që mbushte të gjithë auditorin me bukurinë e fjalës së tij. Ai me punen dhe korrektësine e një mësuesi jepte shembullin e tij, si të vetmen rrugë të shpjegimit.

Tomor Domi, si pedagog i Teorisë së letërsisë, në moshë rinore, i sapo dalë nga bangat universitare, i bënte sfidë kohës e normave të ngurta pedagogjike. Gjatë gjithë kohës që punoi në ILP (sot UE “A.Xhuvani”), u shqua për seriozitetin dhe aftësine për trajtimin me kompetencë për probleme të letërsisë shqipe në periudha të ndryshme kohore. Tomor Domi, shquhet jo vetem si mësimdhënës, por edhe si një studiues i letërsisë e kryesisht asaj mbi problemet e tipologjisë së romanit shqiptar, qysh nga fillesat e tij. Ai dha një ndihmesë të madhe në gjallërimin e jetës shkencore, duke përfshirë edhe studentët e tij. Shkroi artikuj dhe studime, të cilat u botuan në shtypin e kohës. Ai ishte njeri i hapur në një kohë të mbyllur. I dashur me studentet dhe koleget, kritik ndaj vogëlsirave e diktateve.

U bë më shumë se çerek shekulli, që Tomor Domi është ndarë nga jeta, që në vitin 1991.

Tomor Domi me studentët e tij dhe ish drejtorin e ILP Vasil Kamami.

Tomor Domi me studentët e tij dhe ish drejtorin e ILP Vasil Kamami.