Thoma Deliana (1924-2014), Arkivi Digjital Elbasan

Thoma Deliana (1924-2014)

U lind më 20 shkurt 1924 në Elbasan. Ndjek studimet në shkollën Normale deri në vitin 1943.

1943 (shtator) – bëhet anëtar i PKSH.

1943 (qershor) – 1944 (nëntor) zhvillon veprimtari në rradhët e PKSH në zonën e Elbasanit.

1944 (nëntor – dhjetor) përgjegjës rinie në divizionin e 7-të në Korçë.

1944 (dhjetor) – 1945 (prill) , përgjegjës i seksionit politik të divizionit të 8-të në Peshkopi.

1945 (maj) – anëtar i KQ të PKSH për Elbasanin.

1945 (prill) – 1946 (janar) anëtar i Komitetit Qarkor të PK për Elbasanin.

1946 (janar) – 1947 (shtator) sekretar i Komitetit Qarkor të PK-së Elbasan.

1947 (shtator) – 1948 (dhjetor), kryetar dege në Komisionin e Planit të Shtetit.

1948 – 1951    shef seksioni në Drejtorinë e Kuadrit të KQ të PPSH.

1951 – 1953    zëvëndësdrejtor në  Drejtorinë e Kuadrit të KQ të PPSH.

1952 e deri në 1976 do të jetë anëtar i KQ të PP-së.

1953 – 1955    shef seksioni në Drejtorinë e Kuadrit të KQ të PPSH.

1955 – 1958 ndjek studimet në Shkollën e Lartë të Partisë në Moskë.

1954 – 1976 deputet.

1958 – 1961 sekretar i parë i Komitetit të PP për Elbasanin.

1961 – 1965 zëvëndësministër i parë i Arsimit.

1965 – 1966 Ministër i Arsimit dhe Kulturës.

1976 – 1977 drejtor i shkollës së mesme në Tepelenë.

1977 – 1985 e detyrojnë të punojë punëtor dhe çoban në Dhëmblan të Tepelenës

 

Më pas kthehet në Elbasan ku edhe ndërron jetë në vitin 2014.