Si për endjen e pëlhurave të mëndafshta, ashtu dhe atyre prej pambuku, në Elbasan është përdorur tezgjahu horizontal i njohur me emrin “vegjë”.
Fazen më të zhvilluar të kësaj vegle e përfaqësoi avelmemdi në dy shula, i cili zëvendësoi atë me mbajtës, që nuk ishte praktik.

Në Elbasan për pjesë të veçanta të vegjës u përdoren emërtimet e mëposhtme:

Dërrasa ku ulej endësja quhej  “shkem”.

Dy bazamentet ku mbështeteshin pjesët e avelmendit “kama”.

Dy trungjet e sipërm ku vareshin pjesët e lëvizshme  “shpatulla”.

Pjesët e tjera janë ”dhamt” dhe ”tefet me liqte”.

Për pedalet, që bëjnë ndërrimin e liqve përdorej fjala ”kamestra”.

Boshtet e vegjël që mbeshtillnin fijet që kalonin pëe së gjëri quheshin ”druga”.

Shuli i pasëm quhej shuli i ”mram”.

Emërtimet e tjera ishin të afërta për treva të ndryshme.

Termat e përdorura për emërtimin e fijeve për së gjati, quheshin ”maja” dhe ato që kalonin majtas e djathtas i quanin ”in”  (ind).

Prodhimi i pëlhurave të mëndafshta, qendisja e elementëve të veshjes dhe sendeve të tjera prej mëndafshi, ishin zeje mjaft të përhapura që ushtroheshin me burim e mjeshtëri të rrallë nga gratë e vajzat elbasanase.

tezgjahu