kontribuesi2

Shkrim nga Dr. Shefqet Deliallisi

Qyteti i Elbasanit veç të tjerave ka një traditë në gatim. Fama në këtë drejtim i ka kaluar tashmë jo vetëm kufijt e Shqipërisë. Tradita në gatim shumë e vjetër dhe është vënë në pah nga të huajt që kanë vizituar këtë qytet shumë vite më parë.

Ja se çfarë thotë gazetari francez Gabriel Louis-Jarey në shënimet e udhëtimit nëpër Shqipëri, në prag të shpalljes së pavarsisë (1912) :

“… Dervish beu është kryetar i familjes së Biçakçinjve, familjes së parë të Elbasanit dhe, me mendjen time, bëj krahasimin me beun e varfër, pothuajse të egër, të Qukësit, me fshatarët dhe shërbyesit e tij. Jemi katër vetë të ulur në tryezë dhe katër vetë qëndrojnë pas nesh. Sjellin një legen bakri dhe një ibrik dhe na sjellin ujë për të larë duart. Pastaj darka fillon me një supë brenda së cilës ka copa mëlçie shpendësh. Kos ose djathë u shërbehet atyre që dëshirojnë, këto bëjnë pjesë në çdo të ngrënë dhe secili merr sipas orkesit. Mish deleje me salcë është pjata e parë ( tavë me pistil). Shqiptarët e gatuajnë kështu edhe delen edhe lopën, por jo viçin, të cilin e përjashtojnë nga ushqimi i tyre. Më pas ka shumë perime, një lloj byreçke me petë që i ngjan një ëmbëlsire, por që brenda ka barishte që i ngjasojnë spinaqit, patëllxhanë të fërguar me gjalpë, një gjellë me speca shumë të veçantë të cilën e quajnë ‘brirët grekë’ dhe, në fund, pilafi tradicional, sepse, këtu orizi zëvendëson pataten që nuk njihet. Këto gjellë ndahen nga gjëra të ndërmjetme si pite dhe ëmbëlsira të ndryshme me miell misri, dhe, për ta mbyllur, ushqimi më i shijshëm, pjeshkë të tulta e të lëngshme si ato që gjenden vetëm në Francë, si edhe rrush të artë e të shijshëm…”.

Ndërsa, Tafil Boletini, që shoqërone Isa Boletinin me njerëzit e tij drejt Vlorës në 1912-tën, kujton nga qëndrimi në Elbasan, ndër të tjera :

“..Dy kalorës që kishin dalë në Librazhd me na pritë, vrapuen me na kallxue se sonte jemi në Elbasan. Aqif pasha e Shefqet Vërlaci me popullsinë na kishin dalë përpara…. Për drekë qëndruam tek Aqif Pasha dhe për darkë te Shefqet Beu “.

Në drekë te Aqif Pasha së pari herë pamë Kabuni. Mehmet Deralla tha : “ kjo ambëlsinë që te ne nuk bahet, asht specialitet i këtyne viseve.”

 

Darke e Parise se Elbasanit (1927)

Foto 1 : Darkë e parisë së Elbasanit .

Kartvizita e Irfan Bej Numanit

Foto 2 : Kjo kartëvizitë e Irfan Beut (nipi Aqif Pashës, njëkohësisht dhe sekretari i tij) habiti gazetarin amerikan në Elbasanin e vitit 1913