Nga Zj. Alma Pire

Të dhëna toponimike

FSHATI   QAFËSHKALLË

Qafëshkalla ndodhet në veriperëndim të Belshit dhe kufizohet me fshatrat Shkëndi dhe Shkozë. Sot ka rreth 1053 banorë me një sipërfaqe prej 548 hektarësh.  Fshati  e mori emrin prej fshatit Shkallë i cili ka ekzistuar më përpara dhe për të shkuar në këtë fshat, thuhet se duhej kaluar qafa e vendit dhe arrije në Shkallë, i marrë nga fisi i Shkallajve. Është krijuar si fshat rreth viteve 1957–1958 sepse më pare quhej Lagjia–Xhami. Banorët më të vjetër  pranojnë dhe një variant tjetër të vendosjes së emrit të fshatit. Ata thonë se më 1958, sekretari i parë i rrethit Jashar Myzenxhiu, e kishte me shumë qejf këtë fshat kur i shikonte bukuritë e tij, bollëkun dhe tërë ato brezare dhe pemë të cilat vinin shkallë – shkallë njëra mbi tjetrën duke u vendosur në një qafë të gjatë kodre. Në këtë mënyrë ai vendosi emrin Qafëshkallë,duke i kushtuar dhe një këngë asaj.

Nr Toponimi Komente mbi emërtimin e tij
1  

Kodra e Qafëshkallës

Njëra nga disa kodra   në  fshat e cila  ka të vendosur gurët në formë shkalle , është kodra e cila ndan kufirin midis fshatit Shkallë që ka ekzistuar dikur dhe fshatit ekzistues sot Qafëshkallë.
2  

Puse kaurri

 

Puse të gjendura afër kishave të kohës nga ku banorët e priftërinjtë pinin ujë

 

3

 

Gjakatare

 

 

Toka ku janë zhvilluar dyluftime apo sulme me armë, që kanë  përfunduar me derdhje gjaku si në legjendën e mësipërme

 

4

 

 

Ullishte

 

Toka kodrinore  ku janë mbjellë ullinj të cilët sot u janë ndarë familjeve për tu kujdesur më vete pasi dikur ishin pronë e kooperativës.

 

5

 

           Kisha e Shkallajve

 

Kisha e fisit Shkallaj. Në atë kohë çdo fis pothuajse kishte kishën e tij.Shkallajt ishin fisi I parë I fshatit Shkallë dhe nga ky fis ka marrë   edhe emrin fshati dhe kisha e parë e ndërtuar në atë kohë.
 

6

 

 

Vau i Madh

Grykë e madhe që fillon në fshatin Qafëshkallë e mbaron në fshatin tjetër  Pekisht nëpër të cilën rridhte një kanal I cili vadiste dikur dy fshatrat.
 

7

 

Fusha e Drizasit

 

 

Ka qenë mbuluar dikur  me driza dhe ferra, sot kalon rruga automobilistike dhe e ndan tokën në dy pjesë, ndodhet ndërmjet Qafëshkallës dhe Belshit.

 

 

8

 

 

Gjurma e Mushkës

 

Vend ku ka ngordhur mushka (gojëdhënë), ndodhet në rrugën që të çon në fshatin Grygësh .Flitet se rruga ka qenë aq e vështirë dhe e rrezikshme sa kalohej vetëm me mushka të cilat nëse nuk ishin të shëndetshme nuk ia dilnin mbanë duke ngordhur rrugëve. Kalonin aq shumë të tilla sa rruga edhe sot ka gjurmë të mushkave.

 

 

9

 

Kodra Bokaj
Boka Bardhë

 

Tokë kodrinore por me një prodhimshmëri të mirë , me bollëk mendohet se shpjegimi mund të ketë lidhje me këtë gjë.Boka Bardhë është pjesa e tokës rrëzë Kodrës Bokaj.

 

10

 

Frashnat

 

 

Fushë e vogël mbuluar me bimë frashëri, ndodhet midis Shkozës e Qafëshkallës.

 

11

 

Kodra e Maskaraqes

 

Tokë e keqe dhe joprodhuese(maskaraqe-e keqe , e padobishme)

 

12

 

Gropa e Ariut

 

Dikur  vend strehimi për arinjtë dimër – verë.

 

13

 

Gjoli i Zhurit

 

Tokë gjoli por e tharë ,me shumë gurë, tip zhavorri

 

14

 

Brigjinar

 

Vend i lartë bregor si Gjinar i thyer , me dy anë si dy brinjë

 

 

 

15

 

 

 

Stallat

 

Tokë buke e cila e ka marrë këtë emër në kohën e kooperativës sepse aty ishin stallat ku familjet qepnin duhanin , e ndernin për ta tharë dhe e paketonin . Pranë stallës kalonte dhe kanali me çimento i cili i ndihmonte shumë fshatarët për tu larë dhe për tu pastruar pas punës si dhe për të larë rroba çdo të dielë.

 

16

 

Ligateza

 

Vend i butë me ligatë ( baktere për sëmudjen e bagëtive)

 

17

 

Pazhoku

 

 

Vend moçalor,në kufi me Ligatëzën lagështira e të cilave bën që shpesh të mos jenë shumë  prodhuese

 

18

 

Kisha e Bokës

 

Kisha  mendohet të ketë ekzistuar para 500 vjetësh, toka në të cilën ka qenë ajo është  tokë e shfrytëzueshme

 

19

 

Kisha e Mbretit

 

Edhe për këtë kishë mendohet se ka ekzistuar para 500 vjetësh dhe ka qenë pronë e mbretit. Toka afër saj është e shfrytëzueshme dhe në përdorim.

 

20

 

Kisha e Meto Sallakut

 

Edhe kjo është një kishë e vjetër por për shkak se nuk ka

emërtim të vjetër ka emrin e personit që e ka shtëpinë afër

 

21

 

Rrahu i Brahës

 

Tokë e bardhë e cila shfrytëzohet për rrush dhe ka emërtimin e

e personit që e ka pasur në pronë dikur (Braho)

22 Stanaj Tokë ku dikur kanë qenë ngritur stanet e bagëtive , është tokë kodrinore
 

 23

 

Livadhi

 

Tokë e hapur me lule e bar ,e lagësht në verë dhe me bar në dimër.

 

24

 

Mimondrat

 

Tokë kodrinë mbi tokën Mondrat( Belsh)  e cila është e sheshtë dhe mban shumë ujë sidomos në dimër.

 

 

25

 

 

Memje

 

Tokë me vreshtari është pranë një liqeni me të njëjtin emër sepse ishte I memë(I cekët).

Shpjegimi tjetër është  për një parcelë toke që e ndan një përrua në dy pjesë.

 

26

 

Gryka

 

Tokë kodrinore e ngushtë në formën e një gryke

 

27

 

Rrushi i Bardhë

 

Tokë ullishte  me rrush të bardhë

 

28

 

Vathja

 

Tokë ku rrinin stanet e bagëtive të rrethuara në vathë

 

29

 

Ugares

 

Ishte një tokë që punohej lehtë , punohej me mjete  për tu mbjellë  por nuk mbillej  se nuk binte shi dhe mbetej ugares , e fortë , e pashfrytëzueshme.

 

30

 

Çaire e Çurgut

 

Tokë e cila rrinte gjithmonë me ujë (zabel, me plepa)uji rridhte pikë-pikë si çurg.

 

 

31

 

 

Gurët e Zes

Tokë me gurët e zinj, pa prodhim. Sot është e vetmja pjesë tokë  e fshatit e cila është e pashfrytëzueshme për të mbjellë prodhime sepse ka gurë shumë të mëdhej por në të cilën mund të gjesh pjesë të teqeve të dikurshme të fshatit Shkallë.
 

32

 

Shulli

 

Kapte rrezja e diellit dhe shulloheshe( rrezoheshe në diell)

 

33

 

Tek Shkolla

 

Ka marrë këtë emërtim që kur iu nda si pronë fshatarëve në kohën e kooperativës sepse është një pjesë e konsiderueshme toke afër shkollës së fshatit

 

34

 

Stani i Sallakut

 

Tokë afër staneve të dikurshme tani pronë e fisit Sallaku

 

35

 

Driza e Kasehës

 

Driza që ndodhet në tokën ku i përket fisit të zhdukur të  Kasehës.

 

36

 

Drizajt

 

Tokë fushore dikur me shumë driza dhe ferra ,sot  e shfrytëzueshme për prodhim

 

37

 

Lisat Binjakë

 

Tokë në të cilën  janë dy lisa të mëdhenj njëri pas tjetrit.

 

38

 

Ferras

 

Sot është tokë ullishte, dikur tokë më shumë ferra

 

39

 

Nikzenë

 

 

Fushë joprodhuese dhe jo e punuar. Njerëzit e quanin kështu  sepse ishte një fushë e ligë në të cilën bima  nuk zen kur mbillet(shkurtim i  shprehjes “nuk ze”)

 

40

 

Rrahu

 

 

Hapja e një  toke të  re, quhet rrahe ( Rrahu Gromjes) shpjegohet se toka mbante grom (gram), sipas dialektit të fshatarëve

 

41

 

Lefe

Ledhe – vendi butë I cili  shpesh bie -nxjerr ujë me ledh ( baltë) nga përrenjtë
 

 

42

 

 

             Fusha ( Sheshi Laskës)

 

Fushë e gjërë e shtrirë në perëndim të fshatit e cila I përkiste një fisi të  lashtë të cilët sot  nuk kanë  pasardhës.

 

 

43

 

 

Zabel ( Zabele)

 

 

Ndeshet në çdo fshat të Belshit (  pyje  të rinj prej dushku apo prej plepi). Dikur ka pasur një pamje vërtet të mrekullueshme  tërë gjelbërim , me plepa dhe me burime të vogla uji por tani është vënë shumë dorë mbi të duke e tjetërsuar

 

 

44

 

 

Lami Hoxhës  (Lëmi i Hoxhës)

 

Vendi ku shiheshin(pastroheshin duke I hedhur në erë për të ndarë kokrrën e mirë nga mbeturinat) drithrat me kuaj. Ndeshet në çdo fshat mund ta kishte çdo familje e madhe ose çdo lagje – Ngrihej zakonisht në kodër ku frynte veri ( erë) për hedhjen e drithit.

 

 

45

 

 

Shkoza Kaurrit

 

Vend i pyllëzuar me shkozë. Emërtimi kaurr vjen nga lashtësia e Dumresë, kur banohej nga fise të krishtere, këtë emërtim e ndeshim edhe tek “ Pusi i Kaurrit” (Poggjen).

 

46

 

Qipishte

 

Kopshte rreth shtëpive, zakonisht emërtoheshin toka ku ka qenë banuar më parë  nga fise të ndryshme dhe quheshin Qipishte.

 

47

 

Ulëz ( Ulza)

 

Fushë e shtrirë  e ulët nën kodrat që e rrethojnë.

 

18

 

Rosas

 

Vend me ujë ( gjoli i vogël) gjatë dimrit ku kullosnin rosat e egra.

 

49

 

Lundra

 

Tokë fushore e cila mbante shumë ujë në dimër dhe dukej sikur aty bimët ludronin

 

50

 

Dardhishka

Quhej vendi i mbuluar me dardha të egra ( gorrica).
 

 

 

 

 51

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  Te Kisha

 

Përdoret shpesh, për shembull “ e kam tokën te kisha”.  Kjo kishë thuhet dhe mendojnë që i përket një periudhe shumë të hershme, tashmë aty nuk ka mbetur asnjë germadhë mbi sipërfaqje. Në këtë vend banorët e parë kanë qenë të krishterë por, tani në këtë vend nuk ka asnjë të tillë. Thuhet se shtëpitë e banorëve të parë shtriheshin rreth kishës, këtu janë gjetur edhe eshtra ,kafka njerëzish të cilat banorët mendonin se ishin shumë të vjetra sigurisht flitet dhe mendohet që kjo kishë të jetë prishur në fillimet e periudhës diktatoriale. Gjatë kësaj periudhe ky vend është quajtur edhe “ brigade e dytë” d.m.th. stalla e brigadës së dytë, por ky emër me ndryshimin e sistemit nuk i rezistoi kohës, nuk arriti të asimilojë të mëparshmin, pra edhe sot e gjejmë me emrin “ kisha”. Në kohën kur kisha ka qenë funksionale thuhet që ka shërbyer si vend i shenjtë ( i mirë).

 

 

52

 

 

Teqja e Verrçanit

 

 

 

Pjesë toke kodrinore , afër Gurve të Zes në të cilën dikur ka qenë një teqje ku nënat  çonin fëmijët e tyre kur I kishin sëmurë .

 

FSHATI   SHKOZË

Fshati  Shkozë  ndodhet në veriperëndim të Belshit dhe kufizohet me fshatrat Stanaj dhe Qafëshkallë. Fshati ka një sipërfaqe prej 522 hektarësh dhe rreth 900 banorë. E ka marrë emrin nga burimi i cili ekziston edhe sot dhe rreth të cilit ka pasur shumë pemë shkoze.  Fshati është krijuar rreth viteve 1946 – 1947 në të cilin ka ardhur vetëm një fis me mbiemrin Dervishi me origjinë nga Dibra e Madhe .Banorët thonë se shumë vonë kanë ardhur fiset e tjera dhe fisi i vetëm i Dervishve jetonin si një trung i vetëm.

Nr           Toponimi                 Komente mbi emërtimin e tij
 

1

 

Kroi Derrit

 

Një krua që e ka marrë emrin ngaqë pinin ujë derrat e egër.

 

2

 

Gjoli i Degës

 

Liqen i vogël karstik  ku në verë shterohej.

 

3

 

Frashnat

 

Fushë e vogël mbuluar me bimë frashëri, ndodhet midis Shkozës e Qafëshkallës.

 

4

 

Ara Kishat

 

Ara 6 – 7 dy ,ndodhet ndërmjet  Rrasës e Shkozës. Ka pasur Kisha dikur.

 

5

 

Gurë të Krypës

 

Vend me gurë, gjendet pothuajse në çdo fshat, është vendi ku jepnim kripë bagëtive pas kullotës të cilat e kishin të domosdoshme edhe për mbarështimin e tyre.

 

6

 

Kroi i Shkozës

 

Burim uji me shumë shkoza, tani vend banimi për komunitetin ku janë ndërtuar dhe shumë shtëpi të reja.

 

7

 

Shkarpat

 

Vend me thana e lemishte( dega për zjarr) që u thonë ndryshe dhe shkarpa.

 

  8

 

Gropa e Divanës

 

Tokë  fisi e shembur , ka këtë emër sepse ka pamjen e një divani të sheshtë me dy krahë anësorë(kodra të vogla)

 

9

 

Fushat e Dervishajve

Fushë në të cilën kishin bërë shtëpitë fisi i Dervishëve të shpërngulur të parët në këtë fshat
 

10

 

Mali i Nemshës

 

Pjesë toke  sipër liqenit me të njëjtin emër.

 

11

 

 

Granica

 

Tokë shkëmbore e bardhë e shfrytëzueshme sot më shumë si  kullota bagëtie(granit  ndryshe mund të thuhet dhe shkëmb-e fortë

 

12

 

Tolat

 

Tokë e fisit me të njëjtin emër. (fisi i Tolajve)

 

13

 

Rrahi i Vjetër

 

Tokë e bardhë ku rriten shumë pemë rrahesh ,mendohet se janë pemët më të vjetra në tërë zonën.

 14             Kullat e Abazëve Tokë e fisit Abaz, dikur kanë qenë dy kulla të vjetra, tani të zëvëndësuara me shtëpi të reja.
 

15

 

Liqeni i Nemshës

 

Liqen me shtrirje të cekët (i nemë) deri në dy – tre metra thellësi.

 

16

 

Varja e Vidhit

 

Tokë me pemë vidhi, degët e të cilave janë shumë të varura.

 

17

 

Kroi i Murdhit

 

Krua me ujë të ftohtë. Është aq i ftohtë sa çdo njeri kur fillon të pijë ujë në të, fillon të mërdhifë

 

 

18

 

 

Istikomet

 

Pjesë toke afër kroit të Murdhit, rrinte gjithmonë e butë aq sa kur shkelej të hynin këmbët brenda. Nga shprehja i shti këmbët,(në të folurën e zones  kemi komët) ka dalë edhe emri istikom

 

19

 

Gropas

 

Tokë në formë grope I rrethuar me kodra. Tokë e bardhë gurore.

 

20

 

Mali i Breshkës

 

Tokë në formën e breshkës

 

21

 

Fangë

 

Vend me shkurre të vogla që kanë po këtë emër.

 

22

 

Fusha e Ismailit

 

Pjesë toke që i përket personit me të njëjtin emër. Nuk ka një emërtim popullor.

 

23

 

Sheshi i Pepajve

 

Tokë fushore – shesh që i përket fisit me të njëjtin emër. Nuk ka një shpjegim popullor të hershëm.

 

24

 

Stanajt e Dervishave

 

Pjesë toke ku dikur ishin strehuar stanet e bagëtive afër shtëpive të fisit me të njëjtin emër.

 

25

 

Kisha Shfarosëse

 

Kishë e ndërtuar shumë shekuj më parë, e cila ka lidhje me legjendën në fshatin Qafëshkallë.

 

26

 

Pusi i Kaurrit

 

I ndërtuar nga të krishterët disa shekuj më parë për të pirë ujë sepse kishin edhe kishën aty afër.

 

27

 

Dardhishka

 

Tokë gurore në të cilën rriteshin vetëm dardha verore dhe vjeshtore dhe nuk përdorej për të mbjellë bimë të tjera pasi nuk arrinte të prodhonte.

 

28

 

Gropa e Skileve

 

Tokë e shfrytëzueshme në formë grope , vend i përshtatshëm për tu fshehur skilet, të cilat ushqeheshin me pulat e fshatit

 

29

 

Fushë e Bardhë

 

Tokë  fushore e bardhë , me dhe të shkrifët  dhe shumë prodhuese

 

30

 

Shpardha

 

Vend me dru lisi, dushqe dhe shpardha nga e cila ka marrë edhe emrin toka.

 31                  Druvare  

Vend burim ku mbushej ujë për përdorim të përditshëm, por rreth tij kishte edhe drurë të cilët njerëzit i prisnin dhe i përdornin për të bërë korbulla për të mbajtur djathë apo turshi dimërore.

 

 

32

 

Shullon(Shullan)

 

Vend i mbrojtur nga era e ftohtë dhe  përballë rrezeve të ngrohta  të Diellit.

 

 FSHATI    STANAJ
Fshati  Stanaj ndodhet në jugperëndim të Belshit dhe kufizohet nga fshatrat Shkozë dhe Seferan.  Ka një sipërfaqe prej 135 hektarësh dhe rreth 455 banorë.Është një fshat i ri dhe iu vu ky emërtim meqenëse në këtë vend ishte stani e kooperativës në të cilën strehohej bagëtia në verë. Banorët  thonë se  një emër i tillë u vu pa dëshirën e tyre pasi ata kishin menduar për një tjetër emër.

Nr  Toponimi                      Komente mbi emërtimin e tij
 

1

 

Kroi Çemerit

 

 

Ka pasur ujë shumë të ftohtë dhe kush pinte ftohej e duheshin fërkuar çemerët .

 

 

2

 

 

Ligata

 

Kodër e vogël në fshatin Stanaj.  Në muajt prill- maj nuk duhej  kullotur  bagëtia sepse  sëmureshin nga ligata një lloj bakteri I cili krijohej nga lagështira.Edhe sot është një vend ligatinë.

 

3

 

Gjakatare

 

Fushë e vogël 2 – 3 dy. në Stanaj. Janë bërë luftëra e janë vrarë shumë njerëz si në legjendën e fshatit Shkallë

 

4

 

Fusha Trijës

 

Fushë e vogël në Stanaj 5 – 6 dy, me tri gropa uji.

 

5

 

Faqe Dardhishka

 

Faqe e mbuluar me dardha 7 – 8 dy.

 

6

 

Gurë të Krypës

 

 

Vend me gurë, gjendet pothuajse në çdo fshat, është vendi ku fshatarët u  jepnin kripë bagëtive pas kullotës.

 

7

 

Gropa e Demirit

 

Stanaj, tokë me emërtimin e pronarit pas kooperativës.

 

8

 

Ferra e Gjajzës

 

Sipër Gjolit të Gjazajt, tokë me shumë ferra.

 

9

 

Gigine

 

Tokë në Stanaj qendër, jo prodhuese

 

 

10

 

 

Veder

 

Mjet druri për ujë dhe turshi.Kjo pjesë toke kishte dikur  shumë drurë veder por tani janë prerë për të mos penguar hyrjen e rrezeve të dritës për bimët që mbillen aty si misri , gruri apo duhani.

 

11

 

Djerr

Tokë e fortë dhe e varfër , emërtohej djerr sepse shpesh lihej dhe e pambjellë sepse nuk jepte prodhim.
 

12

 

Driza e Nezirit

 

Pjesë toke në kujdestari të personit me të njëjtin emër. Ka

shumë pemë drize.

 

13

 

Tuta

 

Liqen artificial , ujëmbledhës që u shërben fshatarëve për të vaditur tokën përreth.

  14                Gjoli I Gjazes Gjol i vogël dikur  me shumë zambakë e bimë të ujit.

 

 

15

 

Sopi Ismailit

 

Vend i krijuar nga fisi Ismaili.

 

16

 

Gropa e Bullarit

 

Vend ku rrinin gjarpërinj bullarë

 

17

 

Trija

 

Tokë buke e ndarë në tre pjesë sipas formës që ka .

 

18

 

Korije

 

Vend me pemë dhe me bar për bagëtitë dhe ku ka shumë shpendë

 

19

 

Gropa e Ariut

 

Dikur vend strehimi për arinjtë, sot një gropë e errët.

 

20

 

Murriskat

 

Tokë prodhuese me pemë të ndryshme ku shpesh qëndronin zogj murrizi.

 

    FSHATI  HYSË

Fshati Hysë ndodhet në perëndim të Belshit dhe kufizohet me fshatrat Shkozë dhe Seferan. Ka një sipërfaqe prej 598 hektarësh dhe rreth 1046 banorë.

Fshati e ka  marrë emrin nga fisi Hysa  i ardhur para 15 brezave, 218 vjet më parë nga Maqellara  e Dibrës. Fisi Hysë sot është  i pari fis për nga numri i banorëve në  këtë fshat të vogël.Thuhet  dhe se i pari i fisit e ka pasur emrin Hyskë.

Nr                Toponimi  Komente mbi emërtimin e tij
 

1

 

Fusha e Nënujës

 

Fushë e vogël , mban shumë ujë gjatë dimrit.

 

2

 

Kroi Thanës

 

Përrua me thana të shumta

 

3

 

Kodra e Bokgjenit

 

Ka tokë të verdhë (bakër)

 

4

 

Sheshi Laskajt

 

Shesh i vogël. Banorët e hershëm quheshin Laskaj.

 

5

 

Gryka Bajramllarëve

 

Ka marrë emrin nga fisi i dikurshëm Bajram.

 

6

 

Shpati Kolës

 

Një shpat i vogël ku ka banuar fisi i Kolajve.

 

 

7

 

 

Kulmake

 

Tokë kulti ku luheshin shumë lojra popullore.Sot ekziston si një amfiteatër I vogël dhe shfrytëzohet nga fëmijët si stadium.

 

8

 

Fushë  Bardhë

 

Është tokë e bardhë në fushë dhe prodhuese.

 

 

9

 

 

Fangë

 

Vend natyral ku rrinë bagëtitë e shfrytëzueshme vetëm për kullota dhe e pandarë në kohën e kooperativës sepse është tokë kodrinore e vështirë për tu punuar me mjete të ndryshme.

 

10

 

Shkoza e Sallakut

 

Dikur tokë me shumë  bimë shkoze ndërsa tani është tokë e shfrytëzueshme , ka marrë emrin e fisit Sallaku

 

11

 

Tokë e Himës

 

I takon fisit me të njëtin emër (fisi I Himës)

 

 

12

 

 

Hakushe

 

Tokë – fushë pjellore e ka shpjegimin të tillë : ku ha (sepse prodhon  produkte të ndryshme ) dhe ku sheh sepse është e madhe dhe të sheh syri hapsira të mëdha

 

  13

                         

                     Djerr

 

Tokë e varfër dhe lihej e pambjellë enkas për të kullotur bagëtinë.

 

14

 

Çardoku

 

Tokë  e shfrytëzueshme por me shumë gura në formë zajesh

 

 

 

15

 

Sopi i Madh

 

Tokë me kurriz, jo e drejtë.

 

16

 

Ara e Çelit

 

Në kufi me Çepën, tokë e fisit Çeli

 

17

 

Kullotat

 

Dikur tokë që lihej e pambjellë për të kullotur bagëtitë ,sot shfrytëzohet nga fshatarët për të mbjellë bimë të ndryshme

 

18

 

Fange

 

Vend  natyral me shkurre të vogla për të kullotur bagëtinë

 

19

 

Driza  e Sallakut

 

Vend ku banon fisi me të njëjtin mbiemër.

 

20

 

Tokë e Himës

 

Tokë që i përkiste fisit me të njëjtin mbiemër.

 

21

 

Çardaku

 

Tokë kodrinore e shfrytëzueshme  nga ku mund të shihet  një pamje e  bukur  si në  çardak(në ballkon)

 

22

 

                  Gropa e Madhe

 

Tokë   e gjerë në formë grope dheu I së cilës shpesh vedhiset për shkak të pozicionit shumë të thellë dhe dheut të lirë.

 

23

                 

                  Sukullbora

 

Pjesë toke  e lartë në jugperëndim të fshatit Hysë ku  bora binte si sukull.

 

24

 

Veder

 

Tokë e cila ka pasur peme vedër që përdoreshin për të bërë bucela për  ujë dhe enë për turshi (korbulla)

 

 

25

 

 

Bota

 

Vendi ku kishte shumë botë një lloj argjileje e cila përdorej nga gratë për ta mbajtur flokun të shkrifët dhe të fortë(përdorej në vend të shampos)  . Për efekte të mira të botës ka studime të ndryshme dhe vetëm në dy  vende  gjendet kjo lloj argjileje

 

26

               

             Gropa e Turbullit

 

Fushë e vogël e cila mbushej gjatë dimrit me ujë  të turbullt.

 

27

                          Nexhas

( Gropa Nexhas, Shpati     Nexhas)

 

Fisi Nexha banon sot në Kosovë të vogël, mendohet se kanë lidhje me këtë fis këto emra.Edhe në fshatin  Kosovë të Lushnjës  gjen emërtime të tilla .

 

 

28

 

 

Pjesët e Beut

 

Ndeshen më tepër në lagjet Hysë e Stanaj – ( Gropa Beut, Gryka e Beut, Ara e Beut etj).Këto emërtime tregojnë se në të gjithë zonën bejlerët kishin pjesët e tyre. Para luftës ata i shitën pronat dhe u larguan në Elbasan.

 

29

 

Mali i  Suku- borës

 

Bora e tërë binte si një sukull e trashë  (sukull në të folurën e popullit  I thonë dhe mbajtëseve të tenxheres kur janë të nxehta)

 

30

 

Gjoli i Rosave

 

Gjol në të cilin rosat e egra  ishin të shumta dhe qëndronin aty për një kohë shumë të gjatë .

 

31

 

Shkarpet

 

Vend natyral me shkarpa të egra (lloj druri që zakonisht rritet afër kanaleve, liqeneve apo gjoleve.

 

32

 

Tritë

 

Tre gjole ( liqene) të vegjël rradhë njëra pas tjetrës ( Trija e madhe, Trija Vogël dhe Gjaza).

 

33

 

Rrypsh

 

Pyll në formë rrypi. Dikur kishin strehim kafshët e egra.

 

34

 

Pog-gjen

 

Vend – djerr i varfër.Nuk gjen asgjë përveçse disa fiqve të egër dhe të butë. Tokë e pa prodhueshme.

 

35

 

Itomth

 

Liqen i pastër me ujë aq të ftohtë sa të sëmbojnë tomthat. Rreth tij ka dhe një pjesë toke me pot ë njëjtin emër e cila prodhon bostan dhe shalqinj të ëmbël.

 

36

 

Brigjinar

 

Vend i lartë si Gjinari i thyer në formë briri.

 

37

 

Buçina

 

Vend i butë me shkurre i rrethuar nga kodra në të cilën zëri buçet nëse bërtet.

 

38

 

Shpati i Kolës

 

Tokë në formë shpati që i përkiste fisit të Kolajve.

 

39

 

Nënruje

 

Vend poshtë liqenit që vaditej nga liqeni Nërnoshtës.

 

40

 

Pjepëza

 

Tokë e butë shumë prodhuese sidomos për bostan (pjepra)

 

41

 

Brumje

 

Tokë prodhuese me misër,fasule e perime. Ka këtë emërtim sepse dikur në sheshin e saj mblidheshin burra e gra për të pirë raki me dolli (brum) .

 

42

 

Driza e Beut

 

Vend ku rrinin në darkë bejlerët ,I rrethuar nga pemë drize.

 

43

 

Rrojtares

 

Pjesë toke ku dikur qëndronin bagëtitë , ku hanin kripë dhe qetheshin gjatë periudhës së verës.

44                     Ligateza Vend i butë i lagësht i cili krijonte shumë baktere, të cilat sëmundnin bagëtinë.
 

45

 

Pufe

 

Tokë e fryrë në ngjyrë kafe,  shëndetshme për prodhime bujqësore.

 

46

 

Aristan

 

Tokë moçalore afër tokës Ligateza.

 

47

 

Mekshi

 

Tokë prodhuese dikur ka jetuar fisi Mekshi.

 

48

 

Rakita

 

Tokë e bardhë e cila prodhon një lloj rrushi të egër me të njëjtin emër.

 

49

 

Ara e Çilit

 

Tokë e fisit me të njëjtin emër.

 

50

 

Zalshi

 

Tokë e cila kishte shumë zaje të vegjël të bardhë. Kur binte shi këta zaje shpëlaheshin nga dheu dhe shkëlqenin në diell.

  51 Çardhak Kodër e hapur që ka fushëpamje si në çardak(ballkon).
 

52

 

Bëzhdakrra

 

Tokë jo shumë prodhuese të cilën kur e mbillje më shumë bënte bëzhdile (mbeturina) sesa prodhim.

 

53

 

Çerdhja e lejlekut

 

Tokë kodrinore e favorshme për çerdhe lejlekësh dikur.

 

    FSHATI  ÇEPË

Fshat i cili ndodhet në jug – perëndim të Belshit. Çepa ka një sipërfaqe prej 231 ha dhe rreth 682 banorë.
Ka marrë këtë emër për shkak të fisit të parë  Çepa të ardhur nga Peqini.

Nr Toponimi                      Komente mbi emërtimin e tij
 

1

 

Mullenjas

 

E merr emrin ngaqë ka shumë zogj mullenje.

 

2

 

Gurë të krypës

 

 

Vend me gurë, gjendet pothuajse në çdo fshat, është vendi ku jepnim kripë bagëtive pas kullotës.

 

3

 

Varash i Manës

 

Tokë kullotëse për bagëtitë, varosh – tokë që lihet për kullotë dhe nuk mbillet

 

4

 

Gropa e Lamos

 

Pjesë toke si gropë e cila ka marre emrin e pronarit qe e ka.

 

5

 

Bota

 

Pjesë toke me dhe të mirë kurativ të cilët njerëzit e përdornin për tu kuruar nga sëmundje të ndryshme të lëkurës ose gratë për të larë flokët.

 

6

 

Fushë  Bardhë

 

Tokë e bardhë e ftohtë prodhuese  për pemë .

 

7

 

Ferra e Gjazës

 

Tokë me shumë ferra ,afër  liqenit me të njëjtin emër.

 

8

 

Ara Cilit

 

Tokë e fisit Cili dikur, sot ky fis është larguar nga ky vend

 

9

 

Gjoli i Rosave

 

Rrinin rosat e egra .

 

10

 

Monra

 

Vend legatine,me bimë  frashëri  dhe  me një liqen  të madh ujëmbledhës.

 

11

 

Hasalli

 

Tokë e bardhë si hasër( hasër dikur ka qenë një shtroje prej kashte të bardhë  dhe të fortë  të cilat endeshin me njëra –tjetrën duke I ngjeshur me një tel të hollë  dhe që dikur kishte funksionin e tapetit sot)

 

12

 

Drizë e Nezirit

 

Pjesë toke në kujdestari të Nezirit

 

13

 

Gjaze

 

Liqen me shumë zambakë e bimë të ujit

 

14

 

Përroi i Madh

 

Përrua me madhësi të madhe

 

15

 

Pufe

 

Tokë e shëndoshë fushe  për prodhime bujqësore

 

16

 

Shkallepat

 

Vend i thepisur në formë  shkallë

  17                  Frashnas Marrë emrin se vendi ishte mbushur plot me drure frashëri të mëdhenj.

 

 

18

 

Faqe Frashnas

 

Kodër që shtrihet anash fushës me emrin frashnas

 

19

 

Taracat

 

 

Tokë në formë taracash , e bërë e tillë në kohën e kooperativës ,e pasur për prodhime të ndryshme bujqësore

 

 

21

 

Kanali me çimento

 

Arat pranë e kanë këtë emër sepse në vitet 1955 u ndërtua një kanal vaditës me gurë dhe çimento  me gjatësi 100 m dhe lartësi rreth 120 cm.

 

22

 

Hysallarët

 

Arat pranë e kanë këtë emër nga mbiemri i banorëve Hysa.

 

23

 

Dushku i Peqinit

 

4 -5 hektarë tokë ka qenë pyll me dushk, lisa të gjatë me diametër 10 cm deri në 40 cm që ishte pronësi e fisit Peqini

 

 

24

 

 

Gur i Bardhë

 

E ka marrë këtë emër se aty ka qenë një gur i madh me lartësi 1 m mbi tokë dhe i gjatë 1.5 m. Çuditërisht ky gur ishte i bardhë. Guri u zhduk në vitet 60 se u hapën toka.

 

  25

 

             Fusha e Peqinit

 

Marrë emrin nga mbiemri i banorëve që jetojnë aty – Peqini

 

26

 

Mullinjas

 

Dikur shumë kohë më parë ka patur mullinj bloje dhe arat pranë quhen mullinjas ose kodrat pranë Faqet e Mullinjasit.

 

 

  27

 

 

                Sopi i Mullirit

 

Sot fermeri që ka marrë tokën aty vërteton emrin.Ky toponim ka lidhje me legjendën që përmendëm më poshtë. Duke punuar zbuloi një birrë 20 cm e gjërë me thellësi mbi 1 m rrethuar me gurë të ndryshëm skalitur rrethor që i mbante tubin ku vendoseshin gurët e blojes, sopi – është vend i ngritur

 

28

 

Salike

 

Emri i marrë nga emri i pronarit që e ka patur dikur. Është emër gruaje(Salike)

 

29

 

Poshtë Klinikës

 

Emër i marrë nga klinika e brigadës së blegtorisë ndërtuar aty(klinikë shëndetësore për blegtorinë)

30  

Gjoli i Ibzës

 

Gjol I vogël artificial I cili shfrytëzohet nga fshatarët për të vaditur sadopak tokën.  Emrin Ibzë e ka të hershëm por pa një shpjegim domethënës.

 

31

 

Kopshti i Xhafës

 

Marrë nga emri i pronarit që e ka patur i quajtur Xhafë.

 

32

 

Tokë e Re

 

Toka që u përfitua nga shpyllëzimi dhe u quajt tokë e re

 

33

 

Xhaferret

 

Marrë nga mbiemri i fisit që banon aty – Xhaferri

 

34

 

Fusha e Stanit

 

Më parë aty ka qenë stan për pushimin e bagëtive

 

 35

 

                  Itomth

 

 

Dikur ,një  fshatari,  duke punuar në mes të vapës i ngrihet tensioni dhe i dhemb koka . Ai u drejtohej të tjerëve duke u thënë:”  Mos punoni atje se të dhemb tomthi.” Shprehja e mësipërme  u evakua dhe thuhej shkurt Itomth. Fusha afër tij u quajt  “Fusha e Itomthit”

 

 

 36

 

 

Dorbi

 

Vendi ka qenë fushë mes dy kodrave tani liqen artificial. Ishte tokë pjellore se ujërat sillnin humusin e pyllit. Njëri mbolli fasule dhe mori prodhim të bollshëm shumë familje e ndanë nga 500 m2 deri në 100 m2 vetëm për fasule dhe përdorej shprehja në këtë vend në dorë të bie fasulja. Evoloi  me kalimin e kohës. (Në dorë bie fasulja ndryshe prodhimi.)

 

37

 

Shkoza

 

Emrin e mori se ky  vend  dikur kishte shumë drurë shkoze ndërsa tani janë prerë për tu bërë tokë pjellore

 

38

 

Përroi i Manes

 

Emri i personit që kishte në pronësi këtë tokë përroi.

 

39

 

Liqeni Merhojës

 

Ndodhet në veri të lagjes Merhojë dhe në lindje të Çepës. Është liqeni më i thellë dhe me ujin më të pastër se të gjithë liqenet e belshit. Ka një sipërfaqe prej 65.5 ha. dhe thellësi 61 m.

 

  FSHATI  SEFERAN

Seferani ndodhet në juglindje të Belshit dhe kufizohet me fshatrat Çepë dhe Fierzë . Ka një sipërfaqe prej 634 hektarësh me rreth 1 202 banorë. Është fshati që ka më shumë liqene në zonën e Dumresë ( 6 liqene). Shpjegimi I emrit të fshatit lidhet me legjendën mbi këtë fshat.                                                                

Nr Toponimi                      Komente mbi emërtimin e tij
 

1

 

Shehu i Seferanit

 

 

Legjendë e cila kishte në qendër personin kryesor të një prej fiseve më kryesore të fshatit të  Seferanit

2  

Sopi Dajakës

 

Kodër e vogël  në të cilin për një kohë të gjatë  rriheshin njerëzit pas ahengut

 

3

 

Rrethi

 

Fushë në formë rrethi rreth liqenit Seferan

 

4

 

Cacabezë

 

Vend  banimi, nuk ka ndonjë shpjegim tërheqës për këtë emërtim

 

5

 

Gropas

 

Vend si  gropë i rrethuar me kodra

 

6

 

Buçina

 

Grykë  me shkurre në të cilën zëri buçin kur thërret dikë

 

7

 

Shpati i Kolës

 

Fisi që e kishte e ruante, e përdorte

 

8

 

Kroi  Yshmerit

 

 

Burim uji i pijshëm i bërë nga fisi Yshmeri në shekullin XVIII – XIX. Ekziston edhe sot

 

9

 

Kroi i Thanës

 

Burim me thana rreth e qark

 

10

 

Shkëmbi i Daulles

 

Vendi  shkëmbor I lartë ku rrihej daullja, ditë feste, ramazan e vdekje.

 

11

 

Fusha e Nënujës

 

Fushë e vogël , mban shumë ujë gjatë dimrit.

 

12

 

Qafa e Thanës

 

Tokë kodrinore  me thana të shumta afër Kroit të Thanës

 

13

 

Kodra e Boggjenit

 

Ka tokë të verdhë (bakër)

 

14

 

Sheshi Laskajt

 

Tokë e sheshtë dhe e banuar ,banorët e hershëm  të së cilës quheshin Laskaj.

 

15

 

Gryka Bajramllarëve

 

Ka marrë emrin nga fisi i dikurshëm Bajram.

 

16

 

Shpati Kolës

 

Një shpat i vogël ku ka banuar fisi i Kolajve.

 

17

 

Kulmake

 

Tokë kulti ku luheshin shumë lojra popullore.

 

18

 

Fushë  Bardhë

 

Është tokë e bardhë dhe prodhuese.

 

19

 

Fangë

 

Vend natyral ku rrinë bagëtitë.

 

20

 

Shkoza e Sallakut

 

Tokë e shfrytëzueshme  , ka marrë emrin e fisit

 

21

 

Tokë e Himës

 

I takon fisit me të njëtin emër.

 

22

 

 

Liqeni i Seferanit

 

Ka një sipërfaqe prej 87.5 ha. dhe thellësi maksimale 20.8m. Rritet zambaku “Lekoi i verdhë dhe i bardhë”.Në këtë liqen është gjetur dhe një tërrakotë ilire , koka e perëndeshës Afërdita.

 

 

23

 

 

Gjoli i Plevicës

 

Ndodhet në lagjen Idriz , mendohet nga banorët se ka këtë emër për shkak të ujit shumë të ftohtë që ka edhe në verë aq sa mund të marrësh dhe plevitën

 

 

 24

 

 

 Gjoli i Shurit

 

Është një liqen I vogël ujëmbledhës I cili në verë ndahet në tre pjesë për shkak të thatësirës dhe emërtohen: Gjoli I Katunit, Rrethi dhe Shuri

 

25

 

 

Gjoli i Golloçenjve

 

 

Gjol I vogël në lagjen Idriz ,mendohet të ketë këtë emër për shkak se ka qenë pronë e fisit të Golloçeve , fis që sot nuk jeton më në Belsh.

    FSHATI   MARINËZ

Ndodhet në jug – lindje të Belshit dhe ka një sipërfaqe prej 530 ha dhe një popullsi prej 1 350 banorësh. Ky fshat e ka marrë emrin nga pylli i dendur me dru  mare  por që përbëhet dhe  nga lisa , frashër, shkoze etj. që sot  sa po vjen e po  përtërihet dita- ditës jo vetëm nga banorët por edhe nga pushteti lokal. Dikur ka qenë pyll belig dushkor, me lisa të lashtë. Ka diku më shumë se 30 vjet që me të njëjtin emër është emërtuar dhe fshati afër tij. Ekziston edhe sot një pyll jo shumë i vogël me pemë dushku dhe dafine, të cilat i japin një bukuri akoma edhe më të madhe zonës përreth.       

Nr                 Toponimi                      Komente mbi emërtimin e tij
 

1

 

Fusha e Hakejve

 

Përmbi këtë fushë shtrihet fisi i Hakejve, një fis më i vjetri në këtë fshat. Në këto fusha rritet bima e grurit dhe e duhanit.

 

2

 

Vidhore

 

 

Kjo tokë ka qenë me drurë e llojit vidh por në vitet 1958 – 1960 u shpyllëzua duke u kthyer në tokë arë.

 

 

3

 

 

Gropa e Allanit

 

 

Në vitin 1967 rinia e këtij viti mori si aksion për ta kthyer këtë gropë me ujë në tokë pjellore. Kështu kjo u bë realitet. Në të filloi të mbillej bima e misrit. Gjithashtu shalqinj dhe bostanë etj. Me prishjen e sistemit të kooperativës kjo gropë u kthye në një liqen ku rriten llojet e peshkut, e ku pronar është B. Allani.

 

4

 

Batallikë

 

 

Kjo sipërfaqe toke lihej pa punuar se nuk jepte asnjë lloj prodhimi ndaj e quanin tokë batallikë.

 

5

 

Gurë të Krypës

 

 

Vend me gurë, gjendet pothuajse në çdo fshat, është vendi ku jepnim kripë bagëtive pas kullotës.

 

6

 

Mullejas

 

 

Tokë e shëndoshë, kishte shumë zogj mullenje dhe gjendet pothuajse në çdo fshat.

 

7

 

Rrypsh

 

Pyll në formë rrypi. Kishin strehim kafshët e egra.

 

8

                                

                       Pjepeza

 

Vend prodhues për bostan.

 

9

 

Aristam

 

Vend moçalor

 

10

 

Gropa e Skileve

 

Vend ku rrinin shumë skile (dhelpra të vogla)

 

 

11

 

 

Fusha e Valles

 

 

Thuhet që këtu banorët e fshatit mblidheshin për të festuar pasi kishin mbledhur të korrat. Kjo festë është festuar në një tjetër mënyrë në kohën e diktaturës, aty bëhej mbledhja e fshatit pasi kishin mbaruar fushatat e të korrave para kooperativës dhe diskutonin rreth prodhimeve që morën , realizimit të planit dhe më pas festonin me këngë e me valle .

 

12

 

Shkepe

 

 

Tokë e fortë e cila shpesh nuk jepte fare prodhim aq sa fshatarët thonin se kjo e ka me të shkepur dhe prandaj ka këtë emërtim.

 

13

 

Llangare

 

 

Përbërja e tokës është e butë dhe shumë prodhuese . Nuk ka ndonjë shpjegim interesant për .

 

14

 

Kamare

 

Vend kodrinor me gurë të mëdhenj të vendosur kamare (mbi njëri-tjetrin)

 

15

 

Dravot

 

Dikur ishte pyll I vogël dhe shfrytëzohej për dru për dimër . Sot ka shumë pak gjurmë të atij pylli sepse është bërë tokë bujqësore.

 

16

 

Fusha e Gorricës

 

 

Fushë e gjërë që shfrytëzohet më tepër për mbjelljen e grurit , dikur ka pasur pemë gorrice , sot nuk gjen shumë të tilla pasi fshatarët I kanë shartuar me pemë dardhe.

 

17

 

Fusha e Kishtës

 

Fushë e gjërë dikur pronë e fisit Kishta

 

18

 

Taracat e Qullsit

 

 

Tokë e bërë me taraca, përbërja e së cilës  është e tillë që sa herë që bie shi ajo bëhet si një qull dhe do kohë të kullohet sidomos në dimër.

 

19

 

Fusha e Paçit

 

 

Fushë e gjerë dikur pronë e fisit Paçit ,sot ky fis nuk ekziston më nuk dihet në janë larguar apo janë shuar.

 

20

 

Civileza

 

 

Tokë kodrinore ku shpesh në raste festash pagane si për Ditë Vere apo për Shën Gjergj mblidheshin të rinjtë dhe festonin në mënyrë të civilizuar.

 

 

21

 

 

Delbizë

 

 

Mendohet se ka këtë emërtim për shkak se shfrytëzohet për kullotjen e bagëtive sidomos të deleve. Shpesh gratë apo plakat në këto kullota merrnin dhe punëdore me vete sidomos punimin e bizës.

 

22

 

Alahine

 

 

Ky vend mbahet si I shenjtë , këtu dikur mnedohet të ketë qenë një teqe dhe njerëzit ndiznin  qirinj për Zotin (shpjegimi I Alah-Allah)

 

23

 

Fusha e Shurit

 

Tokë fushore por e pangopur për ujë aq sa kur vaditet bën shumë zhurmë sikur shushurin

 

24

 

Driza e Keqe

 

 

Tokë e varfër me pemë drize e cila ka si veti që më shumë ta presësh më shumë përtërihet.

 

25

              

               Fusha e Stallës

 

Dikur afër kësaj fushe kanë qenë stallat e kooperativës

 

 26

 

            

 

                  Sopi i Vaskave

 

Sopi është një pjesë toke me kurriz . Dikur aty ka pasur vaska të vogla për kultivimin e peshkut . Tani nuk përdoren më sepse peshqit tashmë fshatarët I ushqejnë nëpër liqene të cilët në një mënyrë apo në tjetrën kanë bërë që ata të jenë edhe më të ndotur.
 

27

 

Qipshet e Sharalliut

 

Qipshe emërtohen tokat e reja të hapura së fundmi . Këtë emërtim e kanë nga fisi I Sharallinjve që I kanë në pronë këto toka.

 

28

 

Qipshet e Hakejve

 

I njëti emërtim  me shpjegimin si më sipër por pronë e fisit të Hakejve

 

29

 

      Gjoli I Marinzës

 

Është një gjol I vogël I cili ka marrë emrin e fshatit

 

30

 

                 Liqeni Civileza

 

Gjendet afër tokës së sipërpërmendur . Çdo gusht këtu fshatarët gjuajnë me

patica peshqit

 

FSHATI   SHTITH

Fshati ndodhet në verilindje të Belshit me një sipërfaqe prej 162 ha. dhe një popullsi prej 421 banorësh.Është një fshat I vogël I krijuar vitet e fundi dhe I ndarë si pjesë territoriale  më vete pasi më parë ka qenë si pjesë e fshatit Gradishtë. Ka këtë emërtim sepse për pozicionin gjeografik që ka (fshat kodrinor)më parë , në kohën e kooperativës nga gjithë zona e Belshit në këtë vend  bëhej  zbori dhe në kodër të gjithë zboristët shtriheshin në tokë dhe mësonin qitjen , pra se si të shtinin me pushkë. Më vonë u nda si fshat më vete duke marrë për bazë të emërtimit funksionin e dikurshëm të tij.Prapashtesa –th mund të jetë zvogëluese për sipërfaqen e vogël të fshatit.

NR                Toponimi                Komente  mbi  emërtimin  e  tij  
 

1

 

Fusha e Stallës

 

Vendi ku kanë qenë dikur stalla të ish. kooperativës

 

2

 

Gropa e Lepurit

 

Një gropë dikur me pyll ku kishte shumë lepuj

 

3

 

Çaire e Derrit

 

Dikur një djerrinë ku kishte shumë derra të egër

 

4

 

Gropas

 

Një ngastër rreth e rrotull kodër në mes një grope

 

5

 

Hamullsina

 

Arë e mbetur hamull  pasi korret gruri (hamull emërtohet toka e cila mbetet djerr pasi I ke marrë prodhimin)

 

6

 

Sopi i Tynelit

 

Kodër ku gjendej dhe një tunel I cili dikur përdorej për të bërë zborin fshatrat përreth

 

7

 

Kodra e Demos

 

Një sipërfaqe e madhe në kodër ,pronë e personit me emrin  Demo

 

9

 

Tek Shtëpia

 

Arë afër shtëpisë së dikujt (e shënuar në këtë formë dhe në kadastër)

 

10

 

Depçije

 

Arë e mbetur hamull për shumë vjet

 
 

11

 

Shtufi

 

Arë ku përbërja e tokës  është shtuf – e mirë, e pasur

   
 

12

 

Pusi Allanve

 

Tokë afër pusit I cili I përkiste fisit të Allanve

   
 

13

 

Faqe e Shkëmbit

 

Një sipërfaqe e pjerrët afër shkëmbit të Turbullit

   
 

14

 

Preçet

 

Arë e një fisi me mbiemër Preçi

   
 

15

 

Micile

 

Arë mbi arën e fisit Cili(mi –shkurtimi I mbi)

   
 16                       Gryka Arë në një luginë në formë gryke    
 17                       Bathore Arë në një territor ku dikur rritesh shumë bathëzat  e egër

 

   
 

18

 

Zhugat

 

Arë në një moçalishte ku rritej vetëm zhuga e egër

   
 

19

 

Rrahu i Brahimit

 

Fjala rrah nënkupton toke e re hapur me kazëm të madhe , kjo pjesë toke gjendet në pronë të Brahimit

   
 

20

 

Drizat

 

Arë në një terren ku ka patur shumë drurë drizë të egër

   
 

21

 

Shkoza e Dylit

 

Arë në terren me shumë shkozë – pronë e Dylit

   
 

22

 

Dushku i Xhafës

 

Arë  ku më parë rritej shumë dushku , sot tokë në shfrytëzim e personit në fjalë.

   
 

23

 

Bertekola

 

Arë afër liqenit me të njëjtin emër.

   
 

24

 

Sopi i Madh

 

Arë në një breg me sipërfaqe të madhe

   
 

25

 

Shtëpia e Tahirit

 

Arë tek shtëpia e personit të përmendur

   
 

26

 

Fusha e Shtekrrës

 

Fusha tek liqeni i Shtekrrës – liqen që shterej çdo vit

   
 

27

 

Rakita

 

Arë tek një gji ngushticë liqeni

 

28

 

Gryka e Turbullit

 

Gryka tek liqeni i Turbullit – liqen i cekët, i turbullt

 

29

 

Kodra e Mustajve

 

Arë në një kodër – pronë e familjes Musta

     
 

30

 

Ara e Kishtës

 

Ara e familjes Kishta

   
 

31

 

Taracat e Shkozës

 

Taracat e arës me prejardhje nga një terren me shkoza

   
 

32

 

Çezma e Vjetër

 

Arë  tek çezma e vjetër e fshatit

 

   
 

33

 

Çezma e Mollajmerëve

 

Arë tek çezma e fisit Mollajmer

 

   
 

34

 

Stalla e Qeve

 

Arë tek stalla e qeve në kohën e kooperativës . Në çdo fshat në kohën e kooperativës kishte nga një stallë me qe dhe me lopë.Qetë përdoreshin për të punuar arat në vend të mjeteve të tjera bujqësore të cilat në atë kohë nuk ekzistonin me shumicë

   
 

35

 

Lisi i Lejlekut

 

Arë afër një lisi ku kishte folenë një çift lejlekësh

   
 

36

 

Duhanorja e Mucos

 

Arë që mbillej shpesh duhan nga personi i përmendur

 

   
 

37

 

Shkoza e Demos

 

Tokë e varfër  ku ka patur vetëm dushk ,sot e shfrytëzueshme sidomos për duhan

   
 

38

 

Gryka e Brahimit

 

Arë në një grykë – ish pronë e personit të përmendur

   
 

39

 

Zhorrani

 

Tokë shumë të varfër, me shumë gurë, e pjerrët

   
 

40

 

Gropa e Ttraut

 

Dikur pyll me lisa të gjatë, të drejtë për trerë

   
 

41

 

Golgjine

 

Terren me vendbanim e varre të vjetër.

   
 

42

 

Hurdha e Shtithit

 

Gropë e vogël ujëmbledhëse e cila shërben për vaditje në verë dhe që çon dhe në tharjen e saj

   

                              

                                         FSHATI  DUSHK

Fshati Dushk ka një sipërfaqe prej 871 ha. dhe rreth 1307 banorë.
Nga vetë emri, kuptohet që fshati ka marrë emrin Dushk për  pemët e mëdha të dushkut që ndodhen me bollëk në këtë fshat, ndonëse kohët e fundit prerja e tyre pa kriter ka bërë që fshati ti humbasë disa nga ato bukuri që kishte më parë.  Fshati ka  reliev  fushor- kodrinor prandaj në fshat ndodhen shumë kodra. Njëra nga ato kodrat e bën shumë të veçantë fshatin Dushk  ajo ka marrë emrin e fshatit dhe për shkak se ndodhet në perëndim të vendit , quhet  Kodra e Dushkut të Kuq dhe kur dielli perëndon kodra duket si e kuqe.

NR               Toponimi               Komente mbi emërtimin e tij
 

 

1

 

 

Rruga e Thellë

 

Vend ku fshatarët ose popullsia e vendit zinte prita për pushtuesit apo edhe nga arsye të tjera. Gjithashtu kjo shërbente edhe si rrugë për të shkuar në Gjyralë. Pritat ziheshin nëpër cepat e rrugës (trape).

 

 

2

 

              Fusha e Mollës

 

Ështe një fushë ku kishte ndërtuar shtëpitë e saj familja Molla  prandaj ka marrë emrin Fusha e Mollës.

 

3

 

Shkëmbi i Bletës

 

Një shkëmb ku rrinin bletë të shumta nën zgavrat e tyre ato bënin  mjaltin.

 

  4

 

               Ara e Brahimit

 

Një arë që I përkiste përsonit të quajtur Brahim, i cili e kishte krijuar këtë arë nga prerja masive që i bëri pyjeve.

 

5

 

Kulumbrija

 

Tokë ku më parë ka pasur pemë të  ndryshme frutore si dhe kulumri (pemë me kokrra të vogla të zeza)

 

6

 

Dushku i Kuq

 

Tokë  kodrinore me pemë dushku  gjethet  e të cilave shkëlqejnë nën rrezet e diellit i cili i kap pothuajse tërë ditën për vetë pozicionin e tillë që ka toka.

 

7

 

Gjenevë

 

Tokë  me pemë dhe driza të ndryshme

 

8

 

Piligrije  

 

Emër toke ku kalonte një përrua

 

 

9

 

 

Shkëmbi i Gastares

 

Shkëmb  I cili  ndryshe quhej dhe  Skëterre ( shkëmb i errët). Gjithashtu është edhe vend për të pire ujë, por që kishte në përbërje të tij myshqe dhe leshterikë.

 

10

 

Lugu Azizit

 

Vend bosh ndërmjet dy kodrave, ka marrë  emrin nga personi që e hapi dhe ndërtoi shtëpinë.

 

11

 

Përroi i Erës

 

Një grykë përroi ku kapte shumë erë

  12              Katërkëndëshi Arë  të cilën  njerëzit e zonës e emërtojnë  katërkëndëshi për shkak të formës së saj
 

13

 

Shkëmbi i Rrahmanit

 Një shkëmb ku brenda tij kishte shpella që shërbenin si vende banimi, ku u krijuan tunele për të luftuar dhe për të shpëtuar kundër armiqve.
 

14

 

Vau i Sharrës

 

Tokë  me ujë ( ndërmjet Shtithit dhe Dushkut).

 

 

15

 

 

Faqja e Madhe

 

Një  arë – tokë e pjerrët ku është privatizuar nga një firmë  turke, ka mbiemrin e Madhe për shkak të sipërfaqes së madhe që kishte.

 

16

 

Frashëri

 

Vend me bimë frashëri

 

17

 

          Gjoli  i Kultodrit

 

Liqen kulti ku dikur një prift me emrin Todri predikonte besimin e tij.

 

 

18

 

 

            Gjoli i Komnecit

 

Liqeni i Komnecit është 20 m i thellë. Sipërfaqja e brendshme e liqenit të Komnecit ndryshon shumë nga liqeni i Rrahmonit. Ai ka një sipërfaqje të drejtë si  të plazhit Për këtë gjol nuk ka ndonjë ide ose gojëdhënë për emërtimin e tij, por edhe këtu ka vepruar ekonomizmi gjuhësor pra ka rënë një fonemë.

 

 

 

 

19

 

 

 

 

 

Liqeni i Rrahmonit

 

Liqeni i Rrahmonit është 40 metra i thellë e më shumë. Sipërfaqja e brendshme e liqenit është si greminë .Nuk përshkruhet në mënyrë të drejtpërdrejtë por të lënë të kuptosh që fjala Rrahmon do të thotë “tepër e vjetër” një shprehje ku përdoret kjo fjalë po përmend, “ ka që në kohën e rrahmonit” që do të thotë është tepër e vjetër.

 

20

 

                  Tek    Teqja

 

Ishte një vend ku njerëzit fusnin lekë për të përfituar mirësi, ishte vend i shenjtë.Tani këtu nuk gjendet më kjo teqe por emërtohet toka përreth saj.

 

 

21

 

 

Gjoli i Bardhë

 

Fundi i tij është i përbërë nga gurë të bardhë dhe reflektimi i rrezeve të diellit e nxjerrin më në pah pastërtinë e tij dhe kështu mendohet dhe thuhet nga shumë banorë të zonës.

 

22

                        

              Gjoli i Milloshit

 

Gjol me nje siperfaqe jo shume të madhe I cili shteron ne dimer.

 

 23

 

               Fusha Nurallinjve

 

 

Kjo fushë i përkiste fisit të Nurallinjve para kolektivizimit me në krye gjyshin e madh.

24             Rrëbinja Nurallinjve Është pjesa karshi fushës me të njëjtin emër edhe kjo për shkak se fisit që ka qenë më afër kësaj pjese.
 

 

25

 

 

Pylli I Qëruar

 

Thuhet  meqënëse si pyll është i pastër, domethënë nuk ka drurë të tjerë ose shkurre përveç drurit të dushkut.

 

 

26

 

 

Boka e Kuqe

 

 

Quhet një pjesë tokash të mbuluara zakonisht nga druri i dushkut, mendohet që emrin e ka marrë nga ngjyra që e përbën tokën e cila është kryesisht e kuqe.

 

 

 27

 

                Sopi gëlqeres

 

Ka dy versione të ndryshme por që kanë një të përbashkët,  emrin e këtij vendi, i pari : Ky vend në përbërje të tij ka gurë gëlqeror ndërsa, i dyti : këtu ka pasur furrë gëlqereje

28

 

Gjoli I Skëterrës  Gjendet rrëzë kodrës me të njëjtën emër . Kanë këtë emërtim sepse është vend ku kap shumë pak dielli

 

  FSHATI  GRADISHTË

Gradishtë e merr emrin nga mali Gradishtë i përbërë nga shkëmb  graniti  të fildishtë të bashkuar me një fjalë granit + fildish= Gradishtë. Fshati ka një sipërfaqe prej 464 ha. dhe rreth 1350 banorë.  Gradishta është vendbanimi më i hershëm i tërë zonës së Dumresë, i cili daton në periudhën e bronzit të hershëm. Dikur ka qenë vend pushimi ku lidhej rruga nga Roma për në Kostandinopojë dhe ku furnizoheshin anijet me lëndë djegëse.Edhe sot në malin e Gradishtës gjen ganxha të mëdha hekuri të cilat vërtetojnë se aty ankoroheshin anijet.

Nr            Toponimi                      Komente mbi emërtimin e tij
 

1

 

Pufa

 

Tokë arë e shkrifët e cila hyn në punë më shpejt se tokat e tjera për mbjelljen e bimëve ndaj e merr emrin pufa.

 

2

 

Kroi Bullit

 

 

Një vend burim i bollshëm uji ku këtu freskoheshin kafshët e buajve. Më vonë ky burim u fundos nga vetë banorët në ujë të pijshëm duke ndërtuar një cezmë. Ndaj ka emrin Kroi i Bullit.

 

3

 

Rrasa

 

 

Sipërfaqe e sheshtë shkëmbore , e pashfrytëzueshme për të mbjellë  për shkak të përbërjes së saj.

 

4

 

Batallikë

 

 

Kjo sipërfaqe toke lihej pa punuar se nuk jepte asnjë lloj prodhimi ndaj e quanin tokë batallikë /batall-bosh

 

 

5

 

 

Qarrishta

 

Një tokë e përbërë me drurë të llojit lis – qarri ka qenë viti 1967 shpyllëzohet duke u kthyer në tokë të re me bukë. Kështu i mbetet emri Qarrishte.

 

6

 

Gjoli i Kamerit

 

Është penguar nga këmbët e është mbytur  personi me emrin Kamer.

 

7

 

Shkëmbi  I  Rrahmanit

 

Është rrëzuar një person me emrin Rrahman.

 

8

 

Gurë të Krypës

 

 

Vend me gurë, gjendet pothuajse në çdo fshat, është vendi ku jepnim kripë bagëtive pas kullotës

 

9

 

Mullejas

 

 

Tokë e shëndoshë, kishte shumë zogj mullenje dhe gjendet pothuajse në çdo fshat.

 

10

 

Rrypsh

 

Pyll në formë rrypi. Kishin strehim kafshët e egra.

 

11

 

Pjepeza

 

Vend prodhues për bostan.

 

12

 

Aristam

 

Vend moçalor

 

 

13

 

Gropa e Skileve

 

Vend ku rrinin shumë skile (dhelpra të vogla)

 

 

14

 

 

Bota

 

Një pjesë e kësaj are dhe dheu i saj ka ngjyrë gri që me banorët vecanërisht gratë këtë dhe e përdornin për të larë flokët e kokës ndaj kjo është bota.

 

 

 

15

 

 

 

Kamare

 

Dikur në këtë arë luheshin lojëra kamaresh me gurë duke vendosur 3 copë nga ana tjetër në një largësi 20 – 25 metra. Dy kundërshtarët adoleshentë me nga tre gjuajtje secili duhet të shënonin me rradhë të tria gurët duke i shëmbur të tria dhe dilte i fituar nga loja.

16  

Gjelahure

Gjolaure

 

 

Pjesë toke dhe liqen .Banorët e emërtojnë Gjelaure por Gjolaure është

toponimi më I saktë për të.Megjithatë për këtë toponim ekzistojnë dy

legjenda pak a shumë të njëjta.

 

17

 

Ligata e Sinës

 

 

Kjo sipërfaqe toke e fshatarit Sina ishte gjithmonë me ujë dhe me barriera ujore  ndaj e emërtonin Ligata e Sinës.

 

18

 

Ulëz

 

Tokë e ulët dhe e rrethuar nga kodra të vogla

 

19

 

Fushaz

 

Fushë e vogël për nga sipërfaqja

 

20

 

Shtufi

 

Tokë e bardhë shpeshherë jo prodhuese shtuf-e padobishme

 

21

 

Rrotullorja

 

Tokë në formë rrethi dhe për të shkuar tek ajo duhet ti biesh rrotull Liqenit të Gjelahurës.

 

22

 

Ujkat

 

 

Dikur tokë pyjore  ku shpesh kishte dhe kafshë të egra sidomos ujq.kjo kafshë e egër jeton edhe sot tek një pjesë e pyjeve të Dumresë sidomos në Qafëshkallë dhe në Shkozë pasi pylli në këto fshatra është edhe më I dendur.

 

23

 

Depçije

 

Tokë fushore , dikur pyll I vogël me pemë të ndryshme disa prej të cilave shfrytëzoheshin për prodhimin e djepeve për të vegjëlit.

 

24

 

Kolonere

 

 

Tokë prodhuese sot , dikur pyll me lisa dhe me pemë të tjera të gjata ku shpesh preheshin për tu bërë kolona për shtëpitë e asaj kohe(trerë të gjatë për çati)

 

25

 

Hasalli

 

 

Tokë fushore e cila dikur shfrytëzohej për hasëll për bagëtinë , ky emërtim ka mbetur edhe sot edhe pse jot ë gjithë banorët e përdorin për hasëll por edhe për bimë të tjera.

 

 

26

 

Ballhysë

 

Pjesë toke e cila ka përballë fshatin Hysë dhe prandaj fshatarët e zonës I kanë vënë edhe këtë emërtim.

 

 

27

 

Bishti i Malit

 

Është një pjesë toke në formë bishti në rrëzë të malit Gradishtë.

 

28

 

Çedra

 

Tokë fushore në formë e një kupoleje që nga larg I ngjan një cadre.

 

29

 

Faqja e Rrahit

 

 

Tokë e re kodrinore e hapur në kohën e kooperativës për të mbjellë bimë të ndryshme prodhuese, dikur ka qenë pyll.

 

30

 

 

Puqell

 

Tokë fushore por jo e përshtatshme për bimë si gruri dhe misri sepse nuk arrinte ta rriste prodhimin ashtu si duhej dhe kur duhej , shpesh fshatarët përdornin shprehjen : Pu-Pu u qell (u vonua)gruri për pjekje( prandaj dhe sot kjo tokë emërtohet Puqell)

 

31

 

Pika e Degës

 

 

Dikur këtu ka qenë pika qendrore e ujit të kanalit për vaditje . Dega ndërtohej në një kuadrat të madh betoni nga ku bëhej më pas shpërndarja e ujit.

 

32

 

Shkoza e Kaurrit

 

Tokë që dikur ka qenë me pemë shkoze të cilat u përkisnin fisit të Kaurrit.

 

 

33

 

 

 

Gropa e Bodurrit

 

Pjesë toke në formën e një grope ,  ka një tynel I cili dikur shfrytëzohej për të bërë zbor. Ka emërtimin Bodurr sepse anash tynelit ka gurë të vendosur si bordurë për tu mbrojtur nga rënia në gropë.

 

 

34

 

 

Gropas

 

Tokë  gurishte në formën e një grope , toka me forma të tilla gjenden pothuajse në çdo fshat dhe kanë po të njëjtin emërtim.

 

35

 

Fusha e Çilit

 

Fushë e cila dikur I përkiste fisit të vjetër të Çilajve.

 

FSHATI TROJAS

Ndodhet në veri-lindje të Belshit me një sipërfaqe prej 478 ha dhe rreth 1 075 banorë. Fshati u nda në fillimet e krijimit të tij në disa troje sipas fiseve  dhe prandaj ka marrë dhe këtë emërtim. Në zhargonin popullor ky fshat quhej edhe “fshati I postiqes” sepse dikur ai ka qenë një lagje e vogël e Belshit dhe në këtë  lagje ishte e para  xhami në vend dhe banorët kur shkonin për tu falur në xhami merrnin me vete postiqet dhe luteshin sipër tyre. (postiqe –lëkura e qengjit thahet në diell dhe e kripos në mënyrë që të mos marrë erë dhe shërben si shtroje pa u prishur kurrë)

Nr     Toponimi                      Komente mbi emërtimin e tij
 

1

 

Sopi i Kaçulit

 

Kodër e vogël në Trojas, dikur ka banuar një familje e papërfillur  nga të tjerët

 

2

 

Rakita

 

Tokë me rrush të egër të cilët kishin këtë emër.

 

 

3

 

 

Gurë të Krypës

 

Vend me gur ku gratë u jepnin krypë disa bagëtive të cilat e kanë të domosdoshëm sidomos në dimër. Ndodhen në çdo fshat.

 

4

 

 

Përroi i Zi

 

 

Vend (pyll) i dendur dimër – verë ku edhe rrezja e diellit nuk depërton . Është një lagje e cila ka disa familje dhe pranë së cilës gjendet edhe liqeni me të njëjtin emër.Tokat në këtë lagje kanë po këtë emërtim dhe janë të shkrifta dhe shumë prodhuese.

 

 

5

 

Pusi i Trojës

 

Vendodhja e fisit të Prenajve, fisit më  të vjetër të fshatit Trojas. Vendi nga i cili ata pinin ujë.

 

6

 

Mollakuqe

 

Rrip toke , vend ku ushqeheshin bagëtitë, dikur ka pasur disa pemë molle të kuqe.

 

7

 

Trakuat

 

 

Liqen i cekët ku njerëz nga fiset e ndryshme shkonin dhe zinin peshk në muajt Korrik – Gusht.

 

8

 

Tokë Beu

 

Tokë që i përkiste personit që e zotëronte, i cili thirrej Beu. Për çdo lëvizje që duhet të bëje, duhet të bisedoje  me të.

 

9

 

Oda Beu

 

Dhomëza të vogla të cilat ai që e zotëronte i përdorte si sallë ngrënie apo gjumi

 

10

 

Tuma

 

Varre të krijura për të vendosur trupin e pajetë të një personi të fisit.

 

11

 

Gjoli i Priftit

 

E zotëronte dikur prifti I fshatit, ai peshkonte shpesh peshk dhe u mbyt

 

 

12

 

                   Hurdha e Priftit

 

U bë po nga ky prift për pata, rosa dhe për të pirë ujë bagëtitë

13              

               Driza e Beut

 

Vend I lartë ku rrinin në darkë bejleret i rrethuar me shumë pemë drize.

 

14

 

Sjanet

 

Tokë kodrinore-fushore( në dy pjesë) të cilat i ndan rruga automoblistike Belësh – Cërrik  : Sjane të poshtme dhe të sipërme. Emri “Sjanet”nuk ka kuptimin e parë këtu sepse këto toka  na i ka dhuruar Zoti.

 

15

 

 

Qerres

 

Kështu i quajnë mbasi në këtë vend punonin disa zanatçinj që bënin qerre për tu ardhur në ndihmë fshatarëve . Po në këtë pjesë toke dikur ka pasur shumë drurë të ndryshëm të cilët përdoreshin si lëndë e parë për qerret.

 

16

 

Kolec

 

E ka marrë këtë emër nga një punëmarrës që quhej Kol Koleci.Ai e shfrytëzonte këtë pjesë toke për të mbjellë bimë të ndryshme fitimprurëse duke punësuar dhe njerëz të tjerë.

 

17

 

Frashër

 

Është emërtuar nga këtu rritej druri i frashërit ku më pas e kanë prerë duke i kthyer në toka buke.

 

18

 

Stani i Zekthit

 

Këtu ishte vende qëndrimi i bagëtive të fshatarëve të këtij fisi ndaj e ka marrë këtë emër.

 

19

 

Grame

 

Tek kjo arë rrritej shumë një bimë e quajtur gram që nuk lejon zhvillimin e bimës tjetër.

 

20

 

Shullani

 

Është një tokë joprodhuese pra e varfër për bimët bujqësore.

 

 

21

 

 

Daute

 

E ka marrë këtë emër nga një grua me emrin Daute  që gdhihesh dhe ngrysej në këtë arë sepse kishte dy fëmijë jetimë për të rritur .

 

22

 

Kullolle

 

Ara e cila nuk kishte shumë nevojë për tu kulluar, kullohej vetvetiu.

 

 

23

 

 

Bustanore

 

Kjo arë ishte prodhuese ndaj prodhimet të perimeve por në vecanti të shalqinit dhe bustanit dhe bostanorët nga e cila e ka marrë këtë emër.

 

24

 

Buroe

 

Një arë që buron herë pas here ndaj quhet buroe.

 

25

 

Trapet

 

Në cdo anë të arës linin rreth e qark një pjesë pa punuar për të kaluar në këmbë , këto rripe toke  quhen trape.

 

26

 

Shqopas

 

Kjo pjesë toke ka qënë me drurë të shqopës nga e cila rrjedh edhe emri shqopë.

 

27

                     

                      Belig

 

Vend me shkurre dhe lisa (Pyll beligu).

 

 

28

 

Çurgu

 

Tokë fushore e lagësht ku uji rrjedh si burim.

 

29

 

Topçije

 

Tokë kodrinore ku dikur kanë qenë vendosur topat luftarakë.

 

30

 

Xhasufe

 

Tokë fushore e cila ka marrë emrin e një gruaje që vdiq duke punuar në këtë arë.

 

31

 

Tek Lomi

 

Dikur ka qenë  lom ku shiheshin dhe hidheshin drithërat pasi korreshin.(lëmë  është shkurtimi I shprehjes : e korrim dhe e lëmë të thahet , e hedhim në veri  për ta pastruar dhe pastaj e fusim nëpër thaës)

 

32

 

Ballpec

 

Tokë shumë e sheshtë. Ka marrë këtë emër sepse është aq e sheshtë si një pec  ku hapen petët e byrekut.

 

 

33

 

 

Përroi i Plakës

 

 

Quhen arat  nëpër të cilat rridhte një përrua I vogël ku fisi i plakallinjve I shfrytëzonte  ose I  kishte në pronësi para se të mblidheshin tokat në kooperativa bujqësore.

 

34

           

            Hurdha e Bardhit

 

 

Tokë ligatinë e cila në dimër krijon shumë hurdha(gropa ) të vogla uji  pronë e personit me emrin Bardh.

 

 

35

 

 

Dushku i Gjorgës

 

 

Tokë fushore . dikur dushknajë , pronë e personit me emrin Gjorg

 

36

 

Gryka e Mesutit

 

Tokë e ngushtë në formë gryke  pronë e personit me emrin Mesut.

 

37

 

Lisat e Brakës

 

 

Tokë fushore , dikur me pemë të mëdha lisi dy prej të cilëve ekzistojnë edhe sot pronë e fisit Brakë.

 

  FSHATI   SHKËNDIJË                                                                                    

Ndodhet në veri – lindje të  Belshit dhe është një fshat i ri i krijuar prej 30 vjetësh. Ka një sipërfaqe prej 619 ha dhe një popullsi rreth 1 298 banorë.   Ka marrë këtë emërtim nga qeveria në atë kohë sepse ishte një shembull i përparuar për fshatrat e tjerë, pra si një shkëndijë që shkëlqente, ishte një shembull përsa I përket ndryshimeve që bënë banorët për ta përshtatur sa më mirë për jetesën e tyre si shtëpitë, rrugët, urat lidhëse me fshatrat e tjera si  edhe në mënyrën e jetesës së banorëve                     .

Nr     Toponimi                      Komente mbi emërtimin e tij
 

1

 

Përroi i Thatë

 

Vend me bimë të pakta.Ka shumë gram dhe është  vend pa ujë.

 

  2

 

                Përroi  I Zi

 

Përrua që nuk e kapte dielli e rrinte në hije . Derdhet në shkëmbinj nga fshati Stanaj

 

3

 

Gropa e Korrës

 

Fushë e vogël 3 – 4 dy. Mban emrin e fisit Korraj (sot fisi Uruçi) .

 

4

 

Gurë të Krypës

 

 

Vend me gurë, gjendet pothuajse në çdo fshat, është vendi ku jepnim kripë bagëtive pas kullotës.

 

5

 

Mullejas

 

 

Tokë e shëndoshë, kishte shumë zogj mullenje dhe gjendet pothuajse në çdo fshat

 

6

 

Varosh i Nanës

 

Tokë për bagëtitë që kullosnin.

 

   7

 

                      Itomth

 

Vend ,liqen i pastër, ujë dhe tokë që bënte bostan – shalqi të ëmbël dhe driza

 

8

 

Akushe

 

Tokë e shëndoshë- prodhuese, flitet se ka emrin e një gruaje e cila e kishte nën zotërim pasi bashkëshorti I kishte vdekur.

 

9

 

Vjollgë

 

Vend që kapte era shumë , tokë kodrinore

 

10

 

Belig

 

Dikur  vend me lisa, e shkurre , sot tokë e shfrytëzueshme për prodhime të ndryshme bujqësore.

 

11

 

Korie

 

Vend me bar për bagëtitë, favorizohen dhe shpendët sepse ka dhe pemë ku ata ngrenë foletë e tyre.

 

 

12

 

 

Gropa e Shirgjit

 

 

 

Në fillim ka qenë stan bagëtish që ishte pronë  e  Refikut . Më pas ky stan shëmbet  dhe aty  krijohet një gropë që buronte ujë. Refiku pajton një njeri nga fshati Shirgjan për ta ndërprerë këtë burim i cili u bë tokë e punueshme. Më pas  fshatari me emrin Refik  e emërtoi  Gropa e Shirgjit për nder të punës së madhe që bërë personi që e mbushi atë me dhe.

 

 

 

13

 

 

Tjegullxhije

 

Aty rreth viteve 1928 është ndërtuar një qerhane ku priteshin tjegulla për nevojat e banorëve të fshatrave e cila mban edhe emrin tjegullxhije.

 

14

 

Pllasi

 

E merr emrin nga vetë kjo pllajë që ndodhet në verilindje të fshatit

 

15

 

Mëhille

 

Është marrë ky emër nga një grua e cila ka vdekur në këtë arë.

Ka shumë toponime që shpjegohen në këtë mënyrë sepse emrat e tyre janë emra grash.

 

16

 

Gëlqerza

 

Sa herë që plugohej kjo tokë kishte pjesë të bardha dheu të tipit gëlqeror ndaj e ka marrë emrin gëlqerza.

 

 

17

 

 

Sopi Çerrit

 

Ky sop (kodër) i mbuluar me shkurre drurësh që strehoheshin shpend zogjsh të vegjël që quhen çerra ndaj i vendoset emri sopi i çerrit.

 

 

18

 

 

Hurdha e Bullit

 

Para viteve 1950 në këtë fshat mbaheshin tufa me buash të cilat kërkonin të rrinin vazhdimisht në ujë ndaj ata detyroheshin të hapnin këtë hurdhë për të freskuar bujatë.

 

19

 

Kallmi

 

Rreth e qark kësaj toke ishte mbjellë kallam për nevojat e tyre ndaj e ka marrë emrin kallmi

 

 

20

 

 

Maskaraqe

 

Këtë arë e përbuznin për lagështirë  dhe barëra të këqija prej të cilëve dhe  nuk prodhonte. Këtë emër e ka më tepër si një nofkë.

 

 

21

 

 

Përroi i Bibës

 

Gjatë punës në këtë përrua u rrëzua një grua dhe kishte thyer njërën këmbë më pas vdiq. Emri i saj ishte Habibe.

 

22

 

 

Krrabat

 

 

Një tokë zig – zage që punohej vetëm me krah për arsye të vështirësive e quanin Krraba.

 

23

 

Gryka e Xhajallinjve

 

 

Nga sipër kësaj gryke banon fisi i xhajallinjve ndaj e quajnë

gryka e xhajallinjve.

 

 

24

 

 

Selas

 

Një grua që quhej Sela ishte duke punuar arën kur e kanë zënë dhimbjet e lindjes dhe ngaqë ka qenë tepër vonë ,ka lindur në këtë arë pa arritur të shkojë të lindë në shtëpi.

 

25

 

Trekthi

 

Tokë fushore , nuk ka ndonjë shpjegim interesant për të

 

26

 

                  Bar i Butë

 

 

Tokë nga e cila mbinte shpesh bar I butë dhe jo I egër I cili shërbente për të kullotur bagëtinë.

 

27

 

Lefet

 

 

Dikur në këtë  pjesë toke mbilleshin lehe për farishtet e duhanit në kohën e kooperativës.Sot ka mbetur po ky emërtim edhe pse nga fshatarët shfrytëzohet për të mbjellë bimë të ndryshme.

 

28

 

Perqukas

 

 

Dikur ka qenë pyll me shumë zogj ndër të cilët dhe qukapikë apo zogj me quka(me pika) Fshatarët thonë se ka qenë një pyll I veçantë dhe me të vërtetë I bukur por që nuk I rezistoi dot dorës së njeriut.

 

29

 

Faqe Lethates

 

 

Tokë kodrinore ,vend I thatë dhe shpesh i parodhueshëm nëse nuk binte dhe shi.

 

30

 

 

Sopi i Tanës

 

 

Tokë kodrinore në formë sopi të ngushtë  , e ka marrë këtë emërtim për shkak të legjendës që ekziston për të.

 

31

 

Sopi i Kules

 

 

Shpjegimi I emërtimit lidhet me legjendën për të .

 

32

 

Asgjinja

 

 

Tokë e keqe, shpesh mbjellja e prodhimit shkon dëm pasi nuk jep as atë që mbjell. Shpjegimi lidhet me shprehjen:As një gjë nuk gjindet në të.

 

33

 

Lakuqi

 

 

Tokë kodrinore me ngjyrë të kuqe ngjyra e së cilës bie në sy kur bie shi I cili duket sikur e lan këtë tokë dhe I nxerr në pah ngjyrën.

 

34

 

Spatoç

 

 

Tokë e fortë si shpatë dhe e ngjeshur si toç(në gjuhën popullore kjo fjalë ka lidhje me diçka të pandashme, të fortë , jo të butë.

 

35

 

Stalla e Viçave

 

 

Dikur në këtë pjesë toke kanë qenë stallat e viçave në kohën e kooperatives. Edhe sot toka ka po këtë emërtim.

 

36

 

Zikrat

 

Tokë e butë me dhe të zi dhe të shkrifët , shumë prodhuese

 

37

 

Kopështi i Rrapit

 

 

Pjesë toke e cila ndodhet në zotërim të personit me emrin rrap por për koiçidencë aty ka edhe pemë rrapesh të vjetër.

 

38

 

Pufat

 

 

Tokë e shëndetshme , shumë prodhuese (si një pufë , e fryrë dhe jo e sheshtë apo shkëmbore.

 

39

 

Çaire e Drizës

 

 

Çaire është një tokë ligatinë  e cila shpesh krijon edhe myshqe, dikur ka pasur pemë drize.

 

40

 

Çaire e Gjatë

 

Tokë me përbërje si më sipër por me formë të gjatë.

 

QYTETI  BELSH

Belshi  është një qytet I vogël , kryeqendra tradicionale e zonës së Dumresë . Ndodhet në Jug – Perëndim  të Elbasanit, 30 km larg tij. Ka një popullsi prej 5700 banorësh si  qendër dhe si bashki rreth 13 700 banorë. Mendohet se e ka marrë emrin nga princi i parë Belsh, rreth 2000 vjet para Krishtit. Nga banorët e zonës ky emër shpjegohet edhe  si Belesh – vend bejlerësh , megjithatë shpjegimi më I bindur është që ky emër ka burim sllav.Belshi u quajt si qendër rreth vitit 1900 sepse më parë si qendër administrative ka qenë Gradishta më pas Çartallosi dhe Kardhiqi(emërtimi I tyre mendohet se ka prejardhje sllave).Fillimisht si urë ndarëse midis Belshit dhe fshatit Trojas ka qenë ura e Belshit e cila sot ndan qendrën në mes. Belshi dikur është banuar nga shumë fise si :Pepa,Cili,Metajt,Hysa etj të cilët më vonë janë shpërndarë duke krijuar fshatra më vete,ose janë larguar nga vendi( si fisi Cili) ndërsa sot është një qendër e madhe banimi e populluar nga fise të ndryshme të ardhur nga fshatra të ndryshëm të zonës si : fisi I Dervishve , fisi I Plakallinjve, Fisi I Metallarëve, fisi I Pepallarëve , fisi I Piranjakëve, fisi I Tafanëve , fisi I Uruçëve , fisi I Hysallarëve etj. Sot po vihet re një lëvizje e madhe e banorëve drejt qendrës më të madhe të banimit, drejt Belshit si një qendër me perspektivë në të ardhmen.

 

Nr                Toponimi                      Komente mbi emërtimin e tij
 

1

 

Kamare

Pjesë toke e mbuluar pothuajse nga ferra e shkurrishte të shumta dhe me gurë të vendosur njëri mbi tjetrin.
  2                  Liqeni i Belshit

 

Liqen ligatinë me sipërfaqe të madhe por me probleme bakteriale. Është liqeni I cili ia shton edhe më shumë bukurinë kësaj qyteze .
 3 Toka  te Gjoli i Gjatë

 

 Tokë e  ngushtë, 1 km nga qendra e Belshit  rrotull liqenit me të njëjtin emër,  tokë  prodhuese për  rrush dhe ullinj.
 

4

 

Gjoli i Gjatë

 Liqeni i gjatë dhe i ngushtë, ndodhet në  hyrje të Belshit.E kap si territor edhe Gradishta edhe Belshi
 

5

 

Gjoli i Vogël

 Ndodhet afër Gjolit të Gjatë , në hyrje të Belshit , është më shumë si një fushëgropë e cila shfrytëzohet nga fshatarët për vaditje në verë ndërsa në dimër mbarështohet peshku
 

              6

 

      Gjineshtra

 

Pjesë toke kodrinore , e pashfrytëzueshme e cila ndodhet mbi çezmën e Belshit. Për vetë pozicionin që ka , është e pashfrytëzueshme nga banorët. Është si kufi ndarës midis lagjes së qendrës dhe asaj të Gradishtës.
 

          7

 

Mullinjëza

Është një gjol I vogël I cili ndan qendrën me fshatin Trojas. Ka këtë emërtim sepse dikur aty ka qenë një mulli I cili bluante me ujin që merrte në liqenin e madh të Belshit.Uji qarkullonte drej fshati Grykësh dhe derdhej në Shkumbin.
Tani është më shumë një fushëgropë e cila grumbullon ujë në dimër dhe në verë thahet sepse shfrytëzohet nga fshatarët për të vaditur.
8         Guri i bardhë Vend ku dikur  kishte shumë gurë të bardhë , sot janë ndërtuar lagje të  Belshit.

 

 Legjenda mbi toponimet

LISAT  BINJAKË

Legjenda thotë se në këtë tokë janë vrarë me njëri tjetrin dy vëllezër binjakë për një vajzë. Në vendet ku ata vdiqën mbinë dy lisa për të cilët flitet se janë shekullorë dhe që paraqesin vitet e shkuara por edhe shtatin dhe bukurinë e djemve të rinj të cilët u vranë këtu.

 

SUKULLBORA

Gojëdhënat e brezave tregojnë se para shumë viteve burrat e fisit kanë qenë duke korrur grurë  në fund të majit kur në këtë kodër ka rënë borë me suklla të mëdha. Burrat marrin veglat e punës dhe kthehen në shtëpi ku plaku I pret me të bërtitur sepse u kthyen herët nga arat dhe kur ata I tregojnë se ç’kishte ngjarë ai nuk e beson dhe shkon dhe vetë atje. Nga lodhja e gjatë e rrugës , nga mosha dhe nga dëmi që kishte bërë dëbora e rënë në këtë muaj  bukës  së gojës, plaku vdiq në mes të arës me dëborë.

GROPA   E  TURBULLIT
Ka një legjendë që ka të bëjë me këtë gropë, e cila më shumë shërbente edhe si burim. Legjenda tregon se ishte një mal ku qëndronte shtriga. Në fillim qe e vogël dhe era e mori dhe e hodhi te një shpellë e malit ku buronte ujë.  Shtriga jetonte vetëm me ujin e burimit që rridhte nga shpella. Dalëngadalë shtriga filloi të rritej e të fryhej dhe u zmadhua aq shumë, sa s’lëviste dot më nga shpella e vogël. Aq shumë iu zmadhua trupi sa një ditë i plasi barku dhe iu copëtua i gjithë trupi. Mishi i të ngordhurës filloi të kalbej dhe uji u bë i turbullt e që s’mund të pihej më. Nga ky shkak nga shpella del ujë i turbullt dhe uji s’pihet kurrë më.

LIQENI I MERHOJES
Gojëdhëna – Thuhet se dikur në mes kishte një çezëm dhe aty pranë saj ishte një lëndinë e bukur. Një nuse e re piu ujë dhe largohet pa e mbyllur çezmën.Uji rrodhi tërë natën sa mbushi fushëgropën.Nusen e thërrisnin Meri – Merhoja

BERTEKOLA
Për këtë liqen të vogël ekziston një legjendë e cila flet për dy vëllezër Berti dhe Kola të cilët një ditë të nxehte vere futen për tu larë në liqen dhe mbyten të dy në shpëtim të njëri –tjetrit.

GJOLI I MILLOSHIT
Historia e këtij gjoli ndodhet e rrënjosur si legjendë në mendjen e banorëve të zonës. Ky gjol lidhet me historinë fatëzezë të nuses dhe dhëndrit. Thuhet se në këtë vend ka pasur një burim anës së cilit kalon një rrugë tepër e përdorshme për kohën në të cilën flasim. Dhëndri pasi kishte shkuar dhe kishte marrë nusen bashkë me krushqit me kuaj pasi kthehet për të shkuar në shtëpi kishin bërë një pushim të vogël tek burimi, në nisje e sipër, kjo tokë fundoset ( vedhiset) dhe kështu mbyten të gjithë. Thuhet se emri i dhëndrit ishte Millosh dhe kështu mbeti dhe quhet sot e kësaj dite me emrin Millosh.

GJELAHURE
Flitet për  një vajze me emrin Gjela e cila kulloste gjelat e detit së bashku  me vëllain e saj .Në këtë vend bëjnë dashuri vëlla e motër.  Njëherësh fundoset  një pjesë e kësaj toke duke u kthyer në një gropë të madhe me ujë. Aty humbin motër e vëlla. Një gojëdhënë e dytë po për këtë vend flet se:  Një vajzë  me emrin Gjela ishte duke prashitur misër me babain e saj I cili I hidhet sipër vajzës së tij për ta dhunuar dhe po në këtë moment fundoset dheu së bashku me vajzën e të atin.

                                                                         

SOPI I TANËS

Tokë kodrinore në formë sopi të ngushtë . Thuhet  se në këtë pjesë toke  një grua me emrin Tana ndërtoi

me  duart e saj një shtëpi me purteka dhe me baltë për fëmijët e saj jetimë pasi bashkëshorti I kishte vdekur

nga një sëmundje por fatkeqësisht nuk arriti ta gëzonte atë pasi vdiq nga lodhja e madhe . Ky emërtim ka

mbetur edhe sot e kësaj dite.

 

                                                                                  SOPI I KULES

Flitet nga banorët se Kulja ka qenë një njeri I mjerë , pa familje dhe endej vetëm në këtë sop të cilin e kishte

si   strehën e tij .atë e gjetën të vdekur një natë të ftohtë dimri dhe fshatarët I bënë  një varr po në këtë sop.

 

Mblodhi: B. Dylgjeri, Elbasan, shkurt 2017.