Syrja Dylgjeri ka qenë dëshmori më i ri i qytetit në luftën antifashiste.  Ai rrjedh nga një familje qytetare elbasanase. I ati, Shaqir Dylgjeri vazhdoi shkollën në Turqi për katër vite, duke marrë titullin “Hafys”.

Elbasan-1937. Familja Dylgjeri në oborrin e shtëpisë së tyre

Elbasan-1937. Familja Dylgjeri në oborrin e shtëpisë së tytitullin “Hafys”.

Pasi u kthye nga Turqia punoi në Shkup prej dy vitesh, pastaj erdhi në Elbasan, ku u martua me zonjën Hajrie Dylgjeri. Nga kjo martesë pati 8 fëmije (4 djem e 4vajza).

Nga Myftinia e Elbasanit iu propozua që të shërbente si Imam në Dumre (Xhamia e Belshit) sepse atje do të kishte më shumë të ardhuara nga shërbimet fetare.

Familja e Syrja Dylgjerit në zonën e Dumresë ka qenë bazë e rëndësishme  e luftës antifashiste, që në formimin e çetës partizane e deri në formimin e batalionit të Dumresë, në shtator të vitit  1943. Partizanët janë strehuar dhe ushqyer me ditë të tëra në shtepinë Dylgjeri.

Me vdekjen e babait Shaqirit, i biri Kamberi, atëherë 20vjeç, mori barrën e të gjithë familjes me 15 pjesëtarë. Me shumë sakrifica  e mundim shkolloi të  3 vëllezërit.

Syrjanë e dergoi në shkollën Normale në Elbasan.

Syrjai gjatë vazhdimit të shkollës qëndronte tek motrat e tij, Fife Guranjaku (e shoqa Qamil Guranjakut) dhe Vule Lamçja (e shoqja e Veiz Lamçes).

Fillimisht shërbeu si korrier në qarkorin e partisë komuniste Elbasan dhe në fshatra. Ai shpërndante trakte e komunikata nëpër qytetet e fshatrat rreth Beleshit, bënte lidhje dhe informonte drejtuesit e qarkorit që ishin në atë kohë në Elbasan .

Në datë 2 korrik 1943, kur në Elbasan kishte 5 ditë që ishte shpallur shtet rrethimi, Syrjai kalon 2 herë për të dërguar në Fushë Mbret  materiale të qarkorit të partisë Elbasan.

Në udhëtimin e parë  për në Fushë Mbret  kishte marrë një radio nga e motra Fife Guranjaku dhe ua dërgonte anëtarëve të qarkorit Elbasan, për të dëgjuar lajmet nga shtetet e tjera gjatë Luftës II Botërore,

Në rrugën e dytë  Syrjai merr po nga motra komunikata e trakte, midis të cilave dy pistoleta dhe bomba (futur në një valixhe), por gjatë rrugës, duke ecur  me biçikletë e ndalon një patrullë fashiste italiane prej 3 vetësh, të cilët e pyetën se ku shkonte dhe ç’kishte në valixhe. I thotë se kishte  me vete rroba banjo dhe do të shkonte të lahej në lumin Shkumbin. I kërkojnë çelesin për të hapur valixhen dhe në ate moment Syrjai nxjerr pistoletën dhe vret një kapterr dhe nje ushtar, ndërsa i treti plagoset. Në afërsi të kësaj ngjarje ishte kulla roje e vrojtimit, të cilët hapën zjarr . Pikërisht në momentin kur mori biçikletën pë t’u larguar, ai plagoset në kembë dhe në  pamundësi të vazhdonte rrugën, rastësisht takon një fshatar dhe i kërkon që ta çonte  tek e  motra Vule Lamçja.

Fashistët nëpërmjet gjurmëve të gjakut dhe spiunit  që i shoqëronte i dërgoi në shtëpinë e motrës. Edhe pse ishte në gjendje të rënde shëndetësore, Syrjai i jep të motrës komunikatat, traktet dhe çdo gjë që kishte në valixhe që t’i zhdukte .

Syrjai u vra mizorisht në 2 korrik 1943 nga fashistët italianë, duke u bërë deshmori me moshën më të re në Elbasan.

(Nga: Hyqmet Zane)