Në foto: studentët shqiptarë në “Robert College” në vitin 1924. I pari nga e majta: Petro Andoni, i katërti nga e majta: Vasil Andoni.

Kjo foto  është marrë nga “Libri i kujtimeve” i vitit 1924, të kolegjit amerikan “Robert College” në Stamboll. Në këtë kolegj kanë studiuar disa nxënës nga Shqipëria dhe nga Elbasani. Ndër nxënësit nga Elbasani përmendim Vasil Andonin dhe vëllain e tij Petro Andoni. Të dy vëllezërit kanë studiuar për 8 vite rresht në këtë kolegj, Vasil Andoni nga viti 1918 deri në vitin 1926 dhe Petro Andoni nga viti 1920 deri në vitin 1928.

Pamje e “Robert College”