Familja Biçaku nga Qarrishta e Librazhdit është njëra nga familjet e para që strehuan në fshatin e tyre hebrenj të ardhur në Tiranë nga Kosova.

Librazhd 27. 01. 1998 - Aktiviteti i organizuar në shtëpinë e kultuës, ku iu dha dekorata e Mirënjohjes familjes  Biçaku nga shteti izrealit

Librazhd 27. 01. 1998 – Aktiviteti i organizuar në shtëpinë e kultuës, ku iu dha Dekorata e Mirënjohjes familjes Biçaku nga shteti izraelit

Në vitin 1942 Mefail Biçaku, nga fshati Qarrishtë i Librazhdit, u njoh në qytetin e Tiranës me izraelitin Simon Auresti. Familja Auresti dhe miqtë e tij ishin 26 vetë, burra dhe gra. Plaku vendosi t’i merrte në fshatin e largët, ku jetonte fisi Biçaku.

Djaloshi 14 vjeçar Njazi Biçaku, rrinte çdo natë me pushkë në dorë për t’u kujdesur për to, ndërsa Mefail Biçaku, me kalë shkonte drejt Strugës për tu siguruar jetesën miqve të tij. Ndërkohë izraelitët kishin filluar të mësonin fjalët e para shqip. Ata sa herë që vonohej Mefaili thoshin: “ishalla si ndodh gjë” e kur ai vinte, ata bërtisnin: “erdhi bab zoti”.

Mefailit filluan t’i bënin presion në fshat, për t’i larguar izraelitët, sepse prej tyre mund të vinin gjermanët e t’u digjnin fshatin. Por Mefaili nuk u tremb dhe iu tha: “ata do të ikin kur të shkoj unë në botën tjetër”.

Izraelitët jetuan në Qarrishtë dy vjet e gjashtë muaj në stanin e Mefailit.

Po në këtë fshat, për afro 2 vjet, familja e Veli Biçakut mbajti në shtëpinë e saj dy izraelitë, burrë e grua të cilët u larguan së bashku me 26 bashkatdhetarët e tjerë për në Izrael, në vitin 1944.

Ata kishin mësuar të flisnin shqip dhe u thanë që sdo ti harronin kurrë për çdo gjë që kishin bërë për ata.

Mefail Biçaku vdiq dhe kujtesën e tyre e mori me vete, pa mundur të takohej më me ata që i strehoi për më shumë se dy vite në shtëpinë e tij.

Në shenjë respekti e mirënjohjeje në hyrje të Jahtvashem (Muri i kujtesës në Izrael) është biblioteka simbolike me shkrime për holokaustin, nga hebrenjtë, me kujtimet e tyre nga vuajtjet. Në një vend të ekspozuar është libri “Besa”, përmbledhje shkrimesh me të dhëna nga izraelitët për familjet shqiptare që kanë mbajtur hebrenj në shtëpitë e tyre në Shqipëri.

Në vitin 1996, në Izrael, në Jahtvashem,  në shenjë kujtese për vuajtjet e hebrenjve dhe po ashtu si mirënjohje për ata që i kishin strehuar, bëhet një ceremoni përkujtimore.
U dhanë vlerësime për njerëzit që me bujarinë e tyre bënë të mbijetonin shumë izraelitë.

Në këtë ceremoni një dekoratë ishte caktuar edhe për Mefail e Njazi Biçakun. Në emër të tyre u mbollën 26 pemë si simbol i mbijetesës dhe emrat e tyre janë të gdhendur në “Murin e Kujtesës”.

Në vitin 1998 edhe në Librazhdi rikthehen kujtesat, përmes një ceremonie tjetër, izraelitët falenderojnë e përloten për ato vite të largëta në kohë, por të freskëta në kujtesë. Dekorohet Mefail e Njazi Biçaku, djaloshi 14 vjeçar tashmë i plakur.

Ai merr dekoratën, mundohet të flasë, por lotët nuk e lënë të mbarojë fjalën e më pas thotë: “hallall buka, hallall sofra, rroftë populli i Izraelit, përjetë të pa ndarë! “.

Në Elbasan, më datë 17 janar të vitit 2000 grupi nismëtar i përbërë nga: Elida Azbiu, Kujtim Azbiu, Qani Hasa, Aferdita Panxhi, Fatmir Biçaku, Brikena Biçaku dhe Mirandije Burburia formuan Shoqatën e Miqësisë Elbasan – Izrael.

SHBA - 2007, dhënia e  dekoratës për familjen Biçaku

SHBA – 2007, dhënia e dekoratës për familjen Biçaku