Sokrat Dodbiba u lind në Elbasan në 17  mars të vitit 1898 në lagjen Kala. Djali i Anastasit, orëndreqës dhe i Poliksenit, motrës së Lef Nosit. Pasi ndoqi mësimet  e para në greqisht dhe më pas shqip në shkollën e lagjes, vazhdoi , bashkë me shumë elbasanas të tjerë shkollën amerikane “Robert Kolezh” në Turqi.

Mbas mbarimit të “Robert Kolezh” (Robert College) , vazhdon studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Politike në universitetin e Vjenës.

Anëtar aktiv i shoqatës “Albania” në Vjenë, kontriboi për nxjerrjen e revistës “Djalëria” të kësaj shoqate. Në vitin 1928 kthehet në Shqipëri me doktoraturë në Ekonomi Politike.

Në vitin 1932 emërohet si drejtor i departamentit të të ardhurave në Ministrinë e Financave. Po këtë vit i besohet drejtimi i gazetës “Ekonomisti Shqiptar”.

Punoi në detyra drejtuese në Ministrinë e Financave deri në vitin 1943.

Po këtë vit ngarkohet me detyrën e Ministrit të Financave. Në këtë detyrë arriti të tërheqë nga Banka e Italisë shumën prej 120 milion franga ari, që u vendos më pas në arkën e Shtetit Shqiptar. Gjatë kohës kur ishte ministër ai solli për herë të parë në Shqipëri makineri për shtypjen e kartmonedhave. Në dhjetor 1944 arrestohet nga komunistët dhe dënohet me 30 vjet burg. Vdes në burgun e Burrelit në 20 Tetor 1956.

Një përmbledhje e pozicioneve të tij në qeveritë shqiptare :

1928-1936 Drejtor në Ministrinë e Financave

1936- Sekretar i Menistrisë së Financave

1937-1943-Komisioner i Bankës së Shtetit

1943-1944- Ministër i Financave

1944 arrestohet dhe dënohet me 30 vjet burgim.

Vdes në burgun e Burrelit në 20 Tetor 1956.

 

Referuar Enciklopedisë së Elbasanit, me autor seksioni Z. Rudolf Deliana, dhe gjithashtu librit “Kryeministrat dhe ministrat reshtetit shqiptar në 100 vjet” me autor historianin Kastriot Dervishi.