Shpetim Haxhihyseni

Shpetim Haxhihyseni

Lindi në 7 janar të vitit 1937 në Elbasan. Kreu shkollën Normale në vitin 1954, më pas ndoqi me korrespondencë degën Bio-Kimi dhe Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër e Universitetin A.Xhuvani në Elbasan .

U emërua mësues në qarkun e Dibrës, në Kalanë e Dodës e Fushë-Alie. Më pas u transferua në Gramsh e pas 10 vitesh shkoi në Seferan të Belsh-it, ku drejtoi komisionin e punës metodike për zonën, në lëndët Biologji -Kimi.

Në vitin 1976 e largojnë nga arsimi duke e detyruar të punojë për 15 vite rresht si punëtor krahu.

Me ardhjen e demokracisë, në vitin 1991-1995, u kthye në vendlindje, ku filloi sërish punën si mësues në shkollën “Haxhire Myzyri” dhe nderohet me titullin “Mësues i Merituar”.

Formimi i tij shkencor e metodik u konsolidua edhe me punimet e botimet e tij. Është autor i punimeve me temë: “Vendbanimi e fortifikimi ilir ne Tërvol”, ka bërë po ashtu jetëshkrime për mësues të tjerë elbasanas,  ka qenë autor i rubrikave: “Thesare të gojës së popullit elbasanas” dhe “Mësues normalistë që na kanë mbetur shenjë e bukur e historisëë”. Ishte po ashtu bashkëpunëtor i jashtëm shkencor i Institutit të  Monumenteve dhe të Gjuhësisë.

Ka botuar librat: “Gur i randë n’vend të vet” (Fjalë të rralla, të urta, njësi frazeologjike, urime, mallkime, nofka, fjalë fyese) dhe “Mësues elbasanas në Gramsh”.

Kopertina e librit "Gur i randë në vend të vet"

Kopertina e librit “Gur i randë në vend të vet”