Nji argtim tjertër theatruer n’Elbasan.

Po na shikruejnë prej Elbasanit, me 12 gushtit:

Dje Shoqnija theatrore e Elbasanit çfaqi dy komedi origjinale “Dhandër me përdhunë“ e “Bija e banqerit“, të shkrueme prej Z. Kristo Floqit, advokat në Shkodër. Përshtypja, që la në popull ky argtim âsht mjaft e madhe, mbassi amatorët luejtnë si me qenë auktorë komik të vërtetë. Ky argtim do të përsëritet me 17 të këti, ditën e festës së Perëndorit e Mbretit Karl.

Këtu dishiroj të bäj pak fjalë mbi formimin e qëllimin qi ndjekë këjo shoqëni. Më 4 të këti mueji 15 vetë e formuenë këtë shoqëni e i dhanë emnin qi thamë mä nalt. Qëllimi i saj âsht të ndifi në çdo qëllim bamirës edbe të depozitoj të holla’ aq, sa me muejtë me bâ mâ vonë nji ndërtesë për theatër të mirë e t’a pasunoj me petka e me dekoracjone të nevojshme. Si çdo shoqëni, ka edhe këjo nji pari të vogël, të përbame prej nji kryetari, dy antarësh, nji shkruesi e nji kontrollori. Kryetari âsht edhe dirigjent i theatrit. Rregullorja qi ka shoqnija âsht e vogël e me pak nyje, por plot kuptim.

Shpresojmë se këjo shioqëni, e cila mendon të zhvilloj mendjen e popullit, do të madhnohet mjaft me punë qi do të ba3j. I urojmë jetë të gjatë e përparim ! Marrim vesht se mbas këtyne komedive, do të çfaqin dramën „Fe e Kombësi” – të z. Kristo Floqit. Çdo Shqiptar, qi ka shkrue a mumd të shkruej, ose të përkëthej drama e komedi, duhet të j’a çoj kësaj shoqnije për t i çfaqë duke i ndifë me këtë mënyrë qëllimit të saj.