AFËRDITA
1909

Shoqëria “AFËRDITA”, atdhetare dhe patriotike.

Është shoqëria e parë që u themelua në Elbasan që në vitin 1909 me nxitjen e drejtëpërdrejtë të Lef Nossit. Në pikën e parë të rregullores së kësaj shoqërie thuhet:  “Po ngrihet sot në këtë qytet nji shoqni me emnin “Afërdita”. Kjo shoqni ka për qëllim të-përhapunit e Dashunisë, Vllazënisë e Njisisë ndërmjet vendsvet t’qytetit e të fshatnavet rreth, qi të marrin rrugën e qytetnimit”.

Rregullorja e mësipërme ka gjithsej 21 pika. Kryesia e kësaj shoqërie përbëhej nga një pleqësi prej 10 personash, kryetari, nënkryetari, arkëtari, shkruesi dhe 6 këshillues.

Elbasan 2 Mȃi 1909

                   Aferdita1 Aferdita2

Mblodhi: B. Dylgjeri, Elbasan, Nëntor 2015