Pak në largësi

Fisi MAGAJSI, sot KOBURJA, me sa gjyk’ojmë sot kanë qenë banorë të hershëm të Elbasanit, të vendosur në pjesën veriore të qytetit, pranë Pusit të Plehnit, aty ku Zaranika ndan kodrat me ullinj nga qyteti.

Këtu është edhe sot shtëpia e Ali Magajsit, shtëpi tipike elbasanase; e ngritur dy – tre shkallë nga toka, me hajat të madh nga Jugu, me disa shtylla mbi të cilat mbështetet pjesa e parme e çatisë së madhe. Shtëpia ndodhej brenda një kopshti të madh, jugu i të cilit takonte me sheshin e Pusit të Plehnit. Dera e madhe ishte dhe është në krah të djathtë të rrugës, që shkon drejt ullishtës.

Sot në 2008 në këtë, shtëpi të ndryshuar me kërkesat e kohës, banon familja e Sopot Kobures, djali i Maliqit, çunit të tretë të Ali Magajsit.

Fillimisht, është me vend të qartësojmë mbiemrin “Magajsi” e “Koburja”: cili është i pari, cili ka ardhur si rrjedhojë ofiqi ose toponimi?

Për këtë ka hamendje, informacione gojore, ndodhi, ngjaije, që lidhen me ndryshimin e mbiemrit nga Magajsi në Koburja. E vërteta është se emri Magajsi është toponim, emër vendi mesjetar.

Historiani Shyqyri Demiri në librin e tij: ”Histori e shkurtër e trevës së Elbasanit”  botuar më 2006, në faqen 18, kur flet për qytezat rreth Elbasanit shkruan:

“……….qyteza  Magajacë në Kryezjarrth të Jugut të Elbasanit, që shihet me qytezën e Bixëllesë në Veri të Elbasanit ”. Ndërsa në librin e Abedin Çaushit, “Në gjurmët e traditës elbasanase” përmbledhje studimesh, botuar më 1999, etnologu Abedin Çaushi në faqen 44 të këtij libri, kur flet për themelimin e Elbasanit dhe gërmimet arkeologjike në vitin 1932 shkruan: “……në gërmim e sipër janë gjetur në kodrën e Magajsit, përtej Shkumbinit një gur varri i skalitur latinisht……”.

Kjo kodër ndodhet në Veri të Kryezjarrthit, madje edhe sot ka të moçëm në Kryezjarrth, që ruajnë këtë toponim “Kodra e Magajsit”.

Veç kësaj, në krah të majtë të rrugës automobilistike, Ura e Shkumbinit – Cerrik, pas lagjes së Çamëve, rreth 200 m para kanalit me shtylla betoni, ndodhet dhe sot një burim, në fund të Kodrës së Magajsit, që banorët përreth e quajnë “Çesmja Magajsit”. Këto mjaftojnë dhe nuk ka nevojë për argumenta të tjera për të pasë të qartë se mbiemri “Magajsi” vjen nga qyteza Magajsi, qytezë ilire në Mesjetë.

Nisur nga sa më sipër, magajsit janë banorë shumë të hershëm të këtij qyteti, ndoshta dhe 2000 vjet përpara, d.m.th shumë vjet para se sultan Mehmeti II të ndërtojë Kalanë më 1466 dhe qytetit i dha emrin Elbasan.

Kjo, pra, është origjina e Magajsëve dhe e Ali Magajsit, gjyshit tonë. Pra, mbiemri Koburja si ofiq i Magajsëve të Elbasanit, madje vetëm të Elbasanit, nuk ka asnjë lidhje me ata që kanë mbiemrin Koburja, sidomos, nga Dibra, Peshkopia, Tirana, Shkodra, Vlora, madje edhe Saranda.

Po si ka ndodhur të ndryshojë ky mbiemër nga Magajsi në Koburja?

Në shtëpinë tek “Pusi i Plehnit”, buzë Zaranikës, bashkë me Ali Magajsin, jetonte midis të tjerëve edhe vëllai i Aliut, Hasani. Ky, Hasani, qejfli arme, mbante me vete një armë brezi, revole, që në atë kohë quhej kobure. Një pjesë të kohës e kalonte në shtratin e Zaranikës.

Sa herë që Zaranika tekanjoze vërshonte dhe mbyste lagjen e tyre dhe pjesën veriore të qytetit, Hasani shtinte me kobure e paralajmëronte banorët për fatkeqësinë, që po vinte. Është kjo arsyeja që ai, Hasani, që bënte diçka të veçantë e të dobishme, të thirrej nga bashkëqytetarët: Ai me kobure, Hasani me kobure, Hasan koburja, ke koburja (për familjen). Kjo duhet të ketë ndodhur para vitit 1915, sepse më 1918, kur u bë regjistrimi  i parë i popullsisë nga Komanda e Ushtrisë Austro – Hungareze, mbiemri Magajsi qe dominuar publikisht nga ofiqi Koburja. Dhe kur regjistrimet, aq më tepër ky i pari, bëheshin jo mbi bazë dokumentash, por ashtu siç thirreshin nga bashkëqytetarët, sidomos nga shokët e miqtë në lagje. Ky ndryshim bëhet i besueshëm edhe për faktin se disa prona, edhe sot kur kërkohen, figurojnë me mbiemrin Magajsi, siç duket regjistruar herët, para 1912 – ës.

Po kush ka qenë fisi Magajsi në largësi?

Kush kanë qenë të parët para gjyshit? Nuk ka asnjë informacion deri sot, kjo sepse ne brezi i viteve 2000 nuk kemi treguar interes për të pyetur e marrë informacion nga të parët tanë. Informacioni ndonëse jo i mjaftueshëm, gjithnjë gojor dhe jo i shkruar, arrin deri tek Ali
Magajsi.

Po kush ishte Ali Magajsi?

Ishte një nga pasardhësit e atyre Magajasve, që rreth 2000 vjet përpara me të tjerë ishin qytetarët e parë të Elbasanit të sotëm.

Me sa dimë, Aliu kishte dy vëllezër: Hasanin dhe Myrtën, si dhe një motër, që quhej Leme.

Për Myrtën dimë që ka marrë pjesë në Luftën e Shkodrës dhe, më pas, u largua për në Turqi, ku nuk dihet asgjë për atë. Ndërsa për Hasanin nuk dimë asgjë.

Lemja, e vetmja motër, u martua te fisi Shorja, tek Dyli që e kishin shtëpinë tek Ura e Zaranikës, madje para urës, në krah të djathtë, kur del nga Elbasani. Lemja pati këto femijë: Demirin që ka ushtruar profesionin e qeleshepunuesit; Eminenë dhe Xhijen: Emineja u martua me Met Gurrën dhe lindi këta femijë: Halilin, Ikbalin, Agimin, Vasifin dhe Xhemilin. Meti ishte muzikant, ai bënte pjesë në orkestrën e usta Isuf Myzyrit. Për trashëgimi edhe nipi i Metit, çuni i Xhemilit, ka mbaruar konservatorin në Tiranë dhe është në orkestrën e Teatrit të Operas dhe Baletit, tani në Amerikë. Xhija, mbeti e
pamartuar dhe për atë, derisa sa vdiq, u kujdes i vëllai, Demiri.

Për vetë Alinë nuk kemi informacion, sidomos për aktivitëtin e tij e hollësira të tjera. Mesa kemi dëgjuar, Aliu ka qenë tip autoritar, sidomos me gratë dhe vëllezërit. Thonë se i vëllai i tij Myrta u hang me Alinë dhe për këtë arsye u largua për fare në Turqi.

Aliu është martuar tri herë: martesën e parë e ka bërë me Bushen, të dytën me motrën e Ali Topit ( marangoz e hoxhë) dhe të tretën me motrën e Nekut të Berberit, me të cilën lindi Selmanin.

 

Është marrë me tregti, tregtar i mesëm. Pronat e tij me sa dimë, kanë qenë: shtëpia, ullishtat që edhe sot figurojnë me mbiemrin Magajsi. Në mes të qytetit ka pasë një dyqan të madh, dykatësh, i ndërtuar me tulla qerhaneje. Ai ndodhej në lindje të godinës së Bashkisë sot. Dyqani u prish kur u ndërtua kjo godinë, por që funksiononte si Komiteti i Partisë. Ky dyqan njihej me emrin e djalit të madh të Ali Magajsit: dyqani i Ymer Kobures.

Aliu kishte 4 çuna: Ymeri, i pari çun, pastaj Bimi (Ibrahimi), Maliqi dhe Selmani.

Shpejt familja e Aliut u shpërbë, ndoshta pas vdeksjes së tij: Ymeri e Bimi u larguan fare nga trualli e shtëpia atërore, kurse dy të tjerët Maliqi e Selmani ndenjën aty. Të katër vëllezërit janë marrë vesh mirë me njëri – tjetrin, nuk kanë pasur asnjë konflikt midis tyre.

 

Disa karakteristika të fisit janë:

  • Fizikisht kanë gëzuar shëndet, nuk kanë vuajtur nga asnjë sëmundje kronike.
  • Kanë bërë kujdes të veçantë për të ushqyerit.
  • E duan shumë punën, i vetmi pasion nga vogëlia e deri në moshë të madhe.
  • Nuk janë marrë me politikë.
  • Kanë besuar te Zoti, respektonin normat fetare, por nuk shkonin në xhami ose
    teqe, edhe pse u pëlqente bektashizmi.
  • Nuk kanë pasione të dëmshme siç janë të pirit, bixhozi, llotot, tifozllëku I
    shfrenuar ndaj sportit. Ibrahim (Bimi) Koburja

Djali i dytë i Aliut. Lindi më 1903 dhe vdiq më 1974. Kreu arsimin fillor (5 klasë) me mësues Ibrahim Berraninë. Qysh i ri e ndjeu veten të pavarur, filloi të merrej me tregti si I ati, Aliu. Hapi dyqan në Stravaj të Librazhdit. Vetë e gjeti nusen e tij, Hamidushin (Hamidenë), komshijen nga familja Danksi. Nga viti 1928 e mori me vete në Stravaj dhe më 1930 lindi femija i parë, djalë, që ia vunë emrin Shyqyri.

Shpejt ikën nga Stravaj dhe hap dyqan në Shalës, në një ngrehinë të thjeshtë tek sheshi i Xhamisë. Nuk vonohet dhe ngrenë një ndërtesë dykatëshe në fillim të Shalësit. Ndërtesa ishte me gur e llaç në krah të djathtë të rrugës Cerrik – Belësh. Pas ndërtesës ishte një kopsht i madh, i kthyer në bahçe me shumëllojshmëri pemësh frutore. Kufi natyror në perëndim të kopshtit ishte një përrua, që quhej Kapesh.

Në katin e parë të ndërtesës qe dyqani ku tregtoheshin mallra ushqimore, vajguri me teneqe si dhe mallra manifakture. Kati i dytë me 5 – 6 dritare dhe tri dhoma shërbente për banim. Prapa dyqanit ishte ngritur një ndërtesë njëkatëshe, që i thonin magaza. Këtu strehohej kali si dhe shpendët shtëpiakë, të cilat baba i rriste me kujdes për qejfin e vet.

Në ndihmë të veprimtarisë së vet tregtare e jetësore Bimi (baba) mbante shërbëtorë: i pari ka qenë Ali Çepa nga Katundi Broshkë. Aliu ka qenë trim dhe besnik. U aktivizua në Luftën Na.c. Çl. , madje qe atentator në njësitet guerrile, po nga kjo veprimtari nuk fitoi gjë. Vdiq shpejt pas Lufitës.

I dyti ka qenë Jani Terziu, i cili pas Lufitës banonte në Katundin e Ri, që më parë quhej Mozgë. Bimi krenohej që shërbëtorët i trajtonte shumë mirë. Për Bajram i blinte rroba të reja. Këto i kujtonte edhe Jani, kur vinte në shtëpi në Elbasan, pas vitit 1950. Jeta në familjen e Bimit dhe të Hamidushit në Shalës ishte e larmishme dhe e gëzueshme.

Gëzimin e sillnin çunat dhe goca Zenepi. Ato luanin ku të donin dhe si të donin, nga lodrat me tokla sheqeri e deri te hypja në kalë, nën kujdesin e Janit sidomos. Ato ishin shumë të lirë, sepse nuk kufizoheshin: nga goja e nanës dhe e babës nuk qe dëgjuar një herë fjala “ dreq e shejtan”.

Gëzimin e sillnin ardhësit dhe të fituarit nga Elbasani me sebepe e pa sebepe.
Mbahen mend ardhjet me fjetë të :

Halla e Bimit, Lemja e Shores edhe si ebe kur lindin çunat.

Hallë ffuja e nanës (Hamidushit) e shoqja e Xhemë Misrës.

Met Gu’rra me të shoqen Emine e të birin Halil.

Shpesh vinte me fjetë Xhemë Misra, burri i hallës së nanës. Ky Xhema, në Luftën e Vlorës më 1920, kishte qenë komandant i forcave vullnetare të Elbasanit. Më pas, për pak vite kishte qenë emigrant në Amerikë. Më pas jetoi në Elbasan, ku dhe vdiq.

Të shpeshta ishin ardhjet me fjetë të vëllezërve të Bimit (Selmani, Maliqi dhe Ymeri) me çunat, dhe të vëllezërve të nanës së Xhemës dhe Valës.

  • Gostijat ishin jo të rralla dhe ngjarje e madhe. Shalësi ishte 25 km nga Elbasani. Bimi, miqtë i merrte me kalë (kuaj), ndërsa kur bënte gostija, ata merreshin me makinë angazhe.
  • Gostijat kishin shtrirje të gjerë, nga ato të vëllezërve e deri te kunetërit e kunatat e vëllezërve. Kujtojmë këtu gostinë për Qamil Preçën, kunati I Xhemë Danksit, kur u martua me një nuse nga Korça.

Tregtia në Shalës ishte e suksesshme. Nga vitet 1933 – 34 Bimi bleu një shtëpi të thjeshtë, por me shumë hapësira, në lagjen Pervinaga, ku kishte komshi Shegën e Harrit, Xhafë Hakanin, më sipër Ali e Salë Zymën, ndërsa në krah të djathtë të rrugës fillonte me familjen Pitja, Osman Deliun dhe vazhdonte me Reshit Kusin, Beqir e Sulë Ashikun e ke Xhevrija. Këtu ndërtoi shtëpi me kërkesa mëse bashkëkohore: shtëpia kishte tri dhoma, një qur (gjylsyhane), një hajat 1 madh, sofë që shihte nga perëndimi. Shtëpia ishte e ngritur 5 shkallë mbi tokë, të gjitha me tavan e dysheme dërrase, me dritare të mëdha.
Njëra dhomë kishte derë të veçantë, andaj quhej dhoma e miqve.

Shtëpia e zjarrit, siç quhej dhoma më e madhe, kishte oxhak të madh dhe në faqen përb^tjlë ishte sergjeni sa faqja e murit (tip bufeje) me një strukturë e cilësi që rrallë ta gjeje. Tek rruga e derës ishte çesmja. Në fund të fushës ishte e ndërtuar një magaza e madhe dhe ngjitur me të banja. Një shtëpi për kohën^e veçantë.

Këtu ndejti për pak kohë kryetari i degës ushtarake (rekrutimit) Et’hem Berhami, matjan. Pas Luftës ky punonte në Kuvendin Popullor dhe, kur mori vesh nga Shyqyriu që Bimi ishte në burg, urdhëroi daljen e tij. Kjo ndodhi në vitin 1965.

Nga viti 1940 Bimi familjarisht u vendos në Elbasan. Ai bleu këto prona:

Tek Shefqet Vërlaci bleu fshatin Xibrakë të Belëshit dhe në Mollas fshatin Klos (Kadipashaj). U merrte të dhjetat.

Në Elbasan bleu:

Një dyqan 80 m21 cili ndodhej aty ku sot është lulishtja ndërmjet hotel turizmi “Skampa” dhe Bashkisë, nga Jugu kufizohej me rrugën “Kamo Sejdini”. Bleu një tokë (are 5 dynymë në Dautbeje, sot ndërmjet stacionit të trenit dhe Kombinatit të Drurit. Me luftën nuk u përzie, por u mor me administrimin e pronave, sidomos në Xibrakë e Mollas.

Sekuestrimet komuniste për Bimin filluan herët:

Ende pa mbaruar Lufita, Mehmet Shehu me partizanët e tij sekuestruan rreth 200 kv drithë në Mollas të grumbulluar nga Bimi. Kjo ndodhi në vitin 1943. Pastaj pas Luftës sekuestruan dyqanin dhe arën.

Në shtëpi na futën qeraxhinj: në fillim një llogaritar nga Jugu; emrin e të cilit nuk e mësuam, pastaj familjen e Et’hem Haxhiademit, kur këtë e futën në burg. Strehimi i tyre qe me dëshirën e Bimit. Pastaj një tetar ushtarak dhe në vazhdim një punëtor të Kombinatit të Drurit, shpatarak, që quhej Stefan Dedja dhe e shoqja Vasilika

Pas Luftës Bimi u mor me këto punë:

Tek Mulliri i drithit në Fushë Mbret dhe në Hajdaran, ku ata që bluanin linin
miell dhe drithë sipas sasisë që bluanin.

Në Librazhd blinte rrush dhe bënte pekmez, që e tregtonte në Elbasan.