“Gjuha asht manifestimi ma i thjeshtë i cilësive etike të nji populli, pse i ka rranjët thellë në shpirtin e tij… Qëllimi em asht me prekur ngadalë harpën popullore shqiptare e me u harrue pak ndër kangë e valle, psherëtima e vaje që çohen prej votrës së kombit shqiptar. Sa herë që shpirti em i sëmunë shef që përbuzet e drejta, çohet peshë prej idhnisë e lyp nji çast me u këndellue në dritën e Apollit. Këndojësit e “Urës…” – edhe këta vuejnë, edhe këta kanë nevojë për lëmoshën e shenjtë, për lulet e zanës shqiptare. Jeta asht tepër e idhët. Shumë herë ne shofim të pafajshmin të shtypet e të rënkojë nën themrën e të fortit e fajtorin të ngrejë krye e të triumfoi me nji krenari të turpshme… Ah me sa psherëtima qenka endur kjo e shkreta jetë ! Po shpresën nuk e bjerrim ne, armët bujare nuk i leshojmë prej dore. Dishej besnikë të parimeve tona, të keqen do ta luftojmë me gjithë fuqinë e shpirtit… Ne kemi shpresa,.. së shpejti do të përshëndesim agimin e ditëve të bardha. E tash eni, këndojës të dashur, eni e ndini notat e buta të lyrës shqiptare… Kush do të mbajë vesh, do të shijojë stinën e luleve të pemëve, do të mbjellë trandafila, duke bredhur nëpër qipshte, do të ndjejë fërshëllima zogjsh te zalli i detit, fyje që bijnë së largu në nji mëngjes të bukur pranvere …… ”
 
Ahmed Dakli (Seksioni letrar i gazetes Ura e Shkumbinit)
 
Ahmet Dakli & gazeta Ura e Shkuminit

Ahmet Dakli & gazeta Ura e Shkuminit