Sadik Dinçi, doktori i qetësisë shëndetësore të njerëzve, Elbasan, Arkivi Digjital Elbasan

Sadik Dinçi, doktori i qetësisë shëndetësore të njerëzve

Opinioni qytetar elbasanas e ka të fiksuar në kujtesë doktor Sadik Dinçi jo vetëm si doktori neuropsikiatrik, por më shumë se kaq si njeri në kuptimin e plotë të fjalës. Jeta e tij dhe shkollimi e bënë doktorin një personalitet mjekësie që sado vite të kalojnë, do të meritojë nderimin qytetar.
Ai lindi në Elbasan në një familje qytetare në vitin 1933 dhe
1978-1988 per arsye shendetsore vetëkërkon largimin si drejtor i spitalit psikiatrik dhe punon si mjek neuropsikiatër në një nga repartet e spitalit .
Shkollimi i tij nisi fill në përfundim të Luftës II Botërore me shkollën Unike në Elbasan që e mbaroi në vitin 1948 dhe mandej kreu edhe Politeknikumin mjekësor në Trianë. Më 1951 do të niste rruga e një eksperience pune në spitalin e civil të Elbasanit dhe më pas edhe në Maliq të Korçës. Kjo ishte baza nga më pas u ngrit shkollimi i plotë i tij me studimet në Universitetin e Trianës në degën Mjekësi që e përfundoi në vitin 1958.

1957, Sadik Dinçi (ne mes), student

1957, Sadik Dinçi (ne mes), student

Arritja më e lartë e tij kanë qenë dy vitet e specializimit të tij për neuropsikiatrinë pranë fakultetit të mjekësisë në Tiranë.
Puna në spitalin civil të Elbasanit, por më shumë se kaq, kursi 6 mujor me specialistët kinezë për Akupunktura metodë kineze mjekimi, e bëri doktorin e ri Sadik Dinçi një mjek me perspektivë që do të linte gjurmë të mira në shërbim të njerëzve. Edhe një specializim në Rumani i dha dorë në “armatosjen” e tij me eksperienca të përparuara, ashtu si edhe kurs kualifikimi për neurologjinë nga unioni mjekësor ballkanik.
Që nga viti 1963 e deri në vitin 1978 doktori me eksperiencë Sadik Dinçi ka qenë drejtor i spitalit neuropsikiatrik i Elbasanit, ndërkohë që një vit ka qenë drejtor në spitalin e Vlorës me urdhër ministri.

1960, Doktor Sadik Dinçi para spitalit civil

1960, Doktor Sadik Dinçi para spitalit civil

Në studimet e tij, doktorit i jepte dorë edhe njohja dhe përdorimi i gjuhëve rusisht, frëngjisht dhe italisht. E rëndësishme ka qenë edhe pjesëmarrja e tij edhe si bashkautor në mjaft studime të kryera me profesorët Bajram Preza dhe Xhavit Gjata të katedrës universitare.
Janë të shumta eksperiencat e Doktor Sadik Dinçit si një personalitet i neuropsikiatrikësqë nga viti 1977 e deri në vitin 1987 me tematika specifike të neuropsikiatrikës si një shërbim që i bënte jo vetëm vetes për ngritjen e tij profesionale, por si një shërbim që ai e transmetonte tek të sëmurët e veçantë që ka pasur spitali neuropsikiatrik i Elbasanit.

Eksperienca
1977 – Tema: Sindroma radikulare lumbo-sakrale.
1978 – Studim kliniko statistikor mbi sindromën hipertensive endominale.
1978 – Semundjet hipertonike si shkak i lindjes se insulteve vaskulare cerebrale.
1979 – Studim kau zuistik i një intoksikacioni me aspirinë në spitalin Elbasan.
1979 – Temë : Kriza e panikut në neurozat dhe ankthet
1979-1980 – Profilaksia me të sëmurët me insulte cerebrale.
1979 – Seksioni katër shkencor i spitalit neuropsikiatrik me temë : Të dhëna paraprake mbi ecurinë klinikale të 52 rasteve të aksidenteve vaskulare ,cerebrale nga HTA të trajtuara në repartin e neurollogjisë për periudhën janar-tetor 1979.
1982 – Studim kliniko statistilor i 47 rasteve me polineurite në spitalin psikiatrik Elbasan.
1982-1883 – Studimi klinik i ndërlikimeve neurollogjike të HTA (hipertensioni arterial) në spitalin neuropsikiatrik Elbasan për periudhën 1981-1983.
1983 – Disa të dhëna paraprake mbi studimin klinik 20 vjeçar të fillimit të skisofrenisë.
1983 – Referat me rastin e 20 vjetorit të themelimt të spitalit neuropsikiatrik
1983 – Ndërlikimet e HTA në tru (hiprtensioni arterial) në rrethin e Elbasanit për periudhën 20 veçare 1963-1983. Studim
1984- 1985 – Studim Syndroma Bobrinski-Fraelish(Adipoza Genitale)1983 Studim mbi psikozën manikaleunipolarete rasteve të shtruara në Elbasan për periudhën 20 vjeçare 1963_1983
1986 – Për personelin e mesem mjekësor: Kujdesi personelit të mesem mjksor me të sëmurët me aksidente vaskulare cerebrale.
1987.- Studimi klinik më koreaminor shtruar në neurollogji për 5 vitet e fundi.

Përkthime të botuara
01. Ataket ishemike cerebrale tranzitore. Klinika dhe mjekimi. nga italishtjaG. Lucante, L Buano, A.Ferrara
IL Policliniko 1978
02. Parkinsinizmi nga anglishtja Roger Duvaisin M.D profesor of. Neurologi
Maurit sinai schol of. medicine The city University of,Neëjork 1982
03. Heroinomania dhe situata psikiatrike e urgjencës të saj nga frengjishtja Revue du practicien 1987 nr 37
04. Origjina e psikoanalizës nga Zigmund Frojd përkthim nga frëngjishtja i librit “Pesë mësime mbi psikoanalizën”.
05. Demencat : Sindromar demeniciale tek të moshuarit. Revue du practicien.1986 nr 37
06. Epilepsia mioklinike familjare progesive. përkthim nga frëngjishtja Harrison vellimi2 1985 prill
07. Neurofiziollogjia e gjumit të fëmijëve dhe klinika çrregullimit të gjumit të tyre.Revue de practicien tetor 1985.
08. Hematotollogjia(semundjet e gjakut). Përkthim i plotë i Harrisonnit vëllimi 2
Shënim – Ekzistojnë shume materiale të pa botuara që i kanë shërbyer punës së tij.
Ka kryer cikel bisedash në televizionin shqiptar në vite 1979 – 1980, për : 01. Belbezimin / 02. Reumatizmi ne tru / 03. Urinim naten / 04. Deformimi i te shkruarit.
Aspekte të terapisë së mjekimit të sëmues psiqike nëpermjet punës.
Ishte inisiator dhe realizues i reparteve ergoteraputike në spitalin psikiatrik :
01. Reparti xunkthit dhe fshesave
02. Reparti robaqepsisë
03. Reparti qendistarisë
04. Reparti opingave
05. Mbjellja e parcelave si ekonomi ndihmesë për spitalin.

 

Përgatiti : Hyqmet ZANE