Ryzhdi Biza lindi në 11 prill, të vitit 1936 në qytetin e Elbasanit.

Në foto: Ryzhdi Biza, kujtim nga momenti kur është diplomuar për Inxhinieri

Në foto: Ryzhdi Biza, kujtim nga momenti kur është diplomuar për Inxhinieri

Shkollën e mesme e kreu në Politeknikumin e Tiranës, në degën elektrike, rreth  viteve 1949 -1953.

Kryen praktikën në Fabrikën e duhanit, në Durrës si elektriçist.

Më pas, me hapjen e Universitetit shterëror të Tiranës, vazhdon studimet e larta në degën elektrike.

Ka dhënë kontribut në ndërtimin e fabrikave të çimentos, në Fushë Krujë dhe në Elbasan.

Gjatë viteve 1968 mori pjesë aktive në elektrifikimin e zonave të thella të Elbasanit.

Rreth viteve ’70 specializohet në Kinë dhe kthehet në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, në furrnaltë.

Gjatë punës së tij, i rritur profesionalisht, ka punuar me grupe specialistësh të huaj, si: rus, kinezë, gjermanë, filandezë etj.

E mbyll karrierën në vitet e fundit si drejtor pranë kombinatit metalurgjik, vepër ku ai dhe edhe kontributin më të madh, që nga ndërtimi i saj deri në ç’bërjen e tij.

Gjatë gjithë jetës së tij profesionale ka dhënë një  kontribut të madh në shumë vepra të industrisë së rëndë, si inxhinier e më pas si kryeinxhinier. I thërritur nga të gjithë punonjësit, inxhinierët, drejtorët, në shenjë respekti si “Daja”, ai do të mbahet mend gjithmonë, si njeriu dhe drejtuesi më popullor i Kombinatit Metalurgjik Elbasan. Prej punës së tij të lavdërueshme dhe profesionalizmit të lartë ai është cilësuar si “konsumolasi pa parti”.

Ndahet nga jeta në 7 korrik të vitit 2015.

 

Në foto, nga e majta në të djathtë: Ryzhdi Biza, kinezi…, Hasan Duka, Jorgo Liço.